GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Rama e Dumani do ndajnë fatin bashkarisht

18:51 - 31/01/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Rama e Dumani do ndajnë fatin bashkarisht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Edi Rama është një kufomë e pakallur politike, të ngrihemi dhe ta arrestojmë, ta çojmë te McGonigali”, u shpreh ish-Kryeministri Sali Berisha në fjalimin drejtuar mbështetësve të tij nga ballkoni i apartamentit ku ndodhet në arrest shtëpie.

Berisha tha se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen sa është në kohë. “Nuk të shpëton dot Altin Dumani, përkundrazi do të ndani fatin bashkarisht”, tha Berisha.

Ai akuzoi Kryeministrin se përdori Sorosin, McGonigalin dhe Damanin për të goditur liderin e opozitës shqiptare.

“Edi Rama është sot një kufomë e pakallur. T’i vërsulemi, ta arrestojmë, ta nisim drejt McGonigalit. Të dashur miq, po përpëlitet se si e si ku mund të fusë kokën.

Prej disa ditësh ka bllokuar serverat, kompjuterat, të cilat ia kërkon Interpoli, në të cilën gjendet të gjithë dokumentet e krimit të tij ndërkombëtar.
Për të maskuar veprimin e tij, ka urdhëruar ministritë, asnjë dokument Skapit të partisë.

Por ja ku po ta them Edi Rama se i ke kohërat e numëruara. Jep dorëheqjen se kudo që të shkosh, fatin e baballarëve të tu do kesh.
Nuk të shpëton dot Altin Dumani, përkundrazi do ndani fatin bashkërisht.

Të njëjtin fat me asnjë makinacion, me asnjë pretekst nuk të mbron më. Shqiptarët, çdo minutë e kanë për turp të kenë një kryeministër si ti”, tha Berisha.

Në vijim, kreu demokratëve u shpreh se viti 2024 nisi në Shqipëri njëlloj si në Ugandën e Musevenit, Bjellorusinë e Lukashenkos, Teheranin e Ajatollahëve.

“Kreu i organizatës kriminale të qeverisë shqiptare vendosi në arrest liderin e opozitës, duke i dhënë kështu opozitës shqiptare, pluralizmit politik, goditjen më të rëndë.

Duke spostuar Shqipërinë nga hapësirat euro-atlantike në hapësirat despotike diktatoriale. Kjo ishte sigurisht një goditje shokuese për të gjithë demokratët dhe opozitarët shqiptarë.

Edi Rama, i tmerruar nga beteja në parlament, i tmerruar nga fuqizimi i opozitës, denoncimi i përditshëm i aferave të tij kriminale, vjedhjes së shekullit, Dubai City-t të Durrësit, PPP-ve të tij. I tmerruar nga denoncimet e vjedhjeve familjare, me familjen e tij të ngushtë.

I tmerruar nga qëndrimi juaj, zgjodhi të vendosë në arrest shtëpie Sali Berishën.

Duke besuar se në këtë mënyrë ai do heshtë zërin e tij.

Miqtë e mi, vendosja në regjim arresti të një njeriu, për të cilin nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, asnjë dokument, asnjë firmë që të faktojë se ka shkelje më minimale të ligjit, asnjë dëshmi që të faktojë se ka bërë presionin më të vogël, dëshmon karakterin fund e krye politik, dëshmon një akt frikacak të Edi Ramës.

Edi Rama e kuptoi se me Sali Berishën, pas grabitjes së zgjedhjeve të 14 majit, ai nuk do mund të zhvillonte zgjedhje të tjera në Shqipëri.

Edi Rama e kuptoi se njeriu, ndaj të cilit ai me lobim korruptiv me Xhorxh Sorosin, me McGonigalin, mendoi se i dha goditjen nukleare, por së bashku me ju, u ngritur si Feniksi nga hiri, e kuptoi se nuk ka të ardhme, se nuk ka më fitore, se do japë llogari për të gjithë krimet e tij.

Edi Rama, që përdori armën e tmerrshme të korrupsionit për të goditur antikorrupsionin, doli lakuriq para vetes, para botës, së bashku me mafien ndërkombëtare, se ata ishin korrupsioni dhe se ata kishin tmerr nga denoncimet e Sali Berishës të korrupsionit të tyre.

Kjo është e vërteta, ndaj dhe përdori mercenarë, përdori grupin e tij të organizuar kriminal me në krye Damanin në Skapin e partisë për një vendim antikushtetues, antidemokratik kundër pluralizmit, për të cilin do të japin llogari gjithë jetën”, tha Berisha.

Etiketa: berishaDumaniKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25
Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali, 34-vjeçari përfundon në spital
Aktualitet

U fut për të grabitur në një shtëpi në Itali, shqiptari dhunohet rëndë nga banorët

18:26 - 06/12/25
“Non-grata” për Rakipin/ Paloka: Këto janë kot nëse Rama vazhdon të jetë i lirë
Aktualitet

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pas një jave priten ndryshime

18:16 - 06/12/25
Para
Opozita drejt vendimeve ekstreme: Edhe grevë urie si Pjetër Arbnori

E njeh Berishën si Kryetar të PD? Ja ç'thotë Gazment Bardhi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25

Një aksident i rëndë rrugor është këtë mbrëmje në aksin rrugor Qaf Murriz-Shakalla e Tujanit në vendin e quajtur Zall-Bastar....

Lexo më shumë
Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali, 34-vjeçari përfundon në spital

U fut për të grabitur në një shtëpi në Itali, shqiptari dhunohet rëndë nga banorët

18:26 - 06/12/25
“Non-grata” për Rakipin/ Paloka: Këto janë kot nëse Rama vazhdon të jetë i lirë

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pas një jave priten ndryshime

18:16 - 06/12/25
Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

17:45 - 06/12/25
Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com