Georgina Rodrigez ka festuar 30-vjetorin. Një moment historik i rëndësishëm dhe për këtë arsye Kristiano Ronaldo vendosi t’i bëjë partneres së tij një dhuratë të çmuar dhe ekskluzive.
“Faleminderit dashuria ime”, ka shkruar influencuesja në rrjetet sociale duke treguar dhuratën e futbollistit.
Është një Casio G-Shock në ar të bardhë me diamante dhe rrip rozë. Një edicion i kufizuar i krijuar nga marka luksoze amerikane Jaob & Co.
Modeli gjithashtu përmban një G në sfond.
Është e pamundur të dihet vlera e saktë e orës sepse Kristiano Ronaldos i pëlqen gjithmonë të bëjë disa ndryshime në bizhuteritë që blen për t’i personalizuar ato sipas dëshirës së tij.
Megjithatë, çmimi bazë i një G-Shock është rreth 100 mijë euro.
Discussion about this post