Selia bluka ka denoncuar ditën e sotme, kryetarin e Bashkisë së Kuçovës, Adriatik Zotkaj, për të cilin ka kërkuar shkarkimin nga ky post për shkak të fshehjes së pasurive dhe perfitimin e tenderave ne menyre te paligjshme.
Zëdhënësja e Antikorrupsionit, Genta Vangjeli ka deklaruar se Bashkia e Dimalit i ka dhënë tender një kompanie e cila ka si kontraktor djalin e Adritaik Zotkajt, ndërkohe që ky i fundit është zoterues i 35% te aksioneve.
Sipas Vangjelit një kryetar bashkie e ka të ndaluar të jetë aksioner në kompani, aq më shumë kur këto të fundit fitojnë të ardhura nga buxheti i i shtetit.
Deklarata
Adriatik Zotaj, i kthyer në vete-zot-vete-shkop i Skraparit, është ilustrimi i pushtetarit lokal socialist të rilindur në qeverinë e Edi Ramës.
Ai është anëtar i Kryesisë dhe Asamblesë së përgjithshme të Partisë socialiste, njëherësh kryetari i bashkisë Poliçan për 4 mandate nga 2004 e këtej.
Shkelje, aktet korruptive, abuzimet e tij me pushtetin, më shumë se të një qeveritari modern i ngjajnë një pashai osman.
Në 2015 ILDKPKI e kallëzoi penalisht Adriatik Zotkaj për:
-fshehje të pasurive në total mbi 6000 m2 truall,
-Fshehje të automjeteve përfshirë dhe skavator me vlerë 50 mijë euro
– Mungesë burimesh të ligjshme financiare për shlyerjen e menjëhershme të kredive mbi 100 mijë euro
– fshehje të ardhurash të përfituara nga lidhja e kontratës me një kompani të telefonisë, për dhënie me qira të një sip. prej 1100 m2.
– Fshehje llogarie në një bankë të nivelit të dytë.
– Deklarim të rremë lidhur me largimin si administrator i shoqërisë ABG shpk, gjë që nuk e ka bërë.
– Mosdeklarim të shitjes së 65 % të aksioneve të shoqërisë ABG, në vitet 2008-2009.
– Fshehje, deklarim i rremë dhe mungesë burimesh të ligjshme financiare për shumën 1.000.000 euro.
Përveç këtyre, me veprimet e kryera, duke shfrytëzuar pozitën si Kryetar Bashkie ka përfituar, të ardhura dhe favore të ndryshme, drejtpërdrejtë apo tërthorazi, personale apo në favor të shoqërisë ABG, ku është aksioner.
Garancitë si person publik për kreditë e marra pranë bankave lokale, ushtrimi i aktivitetit në territorin që mbulon Bashkia që ai drejton, janë elementë përfitimi të padrejtë dhe elementë të shpërdorimit të detyrës.
Në 2017 Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar ndërprerjen e mandatit si kryetar Bashkie për Adriatik Zotkajn për mosdeklarim të një dënimi të dhënë të formës së prerë në vitin 1985, por KQZ e refuzoi.
Ariatik Zotkaj, aq herë sa është mandatuar si kryebashkiak, pra 4 herë, rezulton i dënuar nga gjykatat me vendime të formës së prerë, 2 herë për krime dhe 2 herë për kundravajtje penale.
Ariatik Zotkaj është dënuar për fyerje dhe goditje për shkak të detyrës; shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor dhe kundërshtimin e forcave të rendit dhe, sipas vendimit të formës së prerë të gjykatës, më 21 maj 2002, për kryerje të veprimeve arbitrare ndaj shtetasve dhe përdorim të një diplome të falsifikuar. Me këtë diplomë ai ka filluar Fakultetin në vitin 1992, ndërkohë që 3 vite më vonë, në 1995, rezulton të ketë përfunduar shkollën e mesme.
Si në një roman satirik, Zotkaj bën Universitetin dhe më pas të mesmen.
Si njeri me shkollë të falsifikuar ai i urren njerëzit e arsimit dhe kjo urrejtje e shtyu të dhunonte në mes të Poliçanit mësuesin shembullor F. H. dhe të birin.
Për të gjitha “dekorata” në padituri dhe korrupsion Adriatik Zotkaj është shpallur “Qytetar Nderi”.
Pasi ILDKPKI evidentoi shkeljet në deklarime Zotkaj deklaron si pasuri: pronar me 35% të aksioneve në shoqërinë tregtare Albania Beverages Group shpk në kundërshtim me ligjin për konfliktin e interesit, neni 29
Fëmijët rezultojnë pronarë në 3 shoqëri tregtarë dhe më njërën prej të cilave implementon kontrata publike.
Konkretisht në datën më 22 Janar 2024 në buletinin e APP nr.3 është publikuar “Njoftimi i lidhjes së kontratës me objekt: Rikonstruksion i Rrugës Drenovicë, e lidhur midis AK Bashkia Dimal dhe kontraktorit bashkim i operatorëve ekonomike me nënkontraktor kompaninë në pronësi edhe të djalit të kryetarit Zotkaj G & M CONSTRUCTION 07 sh.p.k .
3) Bashkëpronësi me të shoqen i një toke me sipërfaqe. 1100 m2
4) Kredi bankare në tri banka të nivelit të dytë në vlerat 75 mijë euro, 30 mijë euro dhe 1 000 000 euro, kjo e fundit marrë në emër të shoqërisë ku është aksioner të cilën e ka shlyer në vlerën 500 mijë euro.
Siç shihet, 4 mandate si kryetar bashkie dhe mbështetja nga Rama, i mjaftojnë Adriatik Zotkajt për tu bërë zot në Skrapar dhe për tu pasuruar, pa u shqetësuar, në shkelje të ligjit.
Discussion about this post