Partizani dhe Egnatia janë ndarë në barazim 1-1 ditën e sotme në “Arenën e Demave”.
Të parët që kaluan në avantazh ishin rrogozhinasit me një super gol. Spahiu lëshoi një goditje potente nga distanca dhe mposhti Qirkon në minutën e 59’.
Pas shumë përpjekjesh për të të barazuar, Partizani ia del në fundin e lojës.
Në minutën e 90’, ishte Skuka i cili shpëton Partizanin nga humbja.
Me këtë rezultat, Egnatia ndodhet në vendin e parë me 47 pikë, ndërsa Partizani në vendin e dytë me 37 pikë.
Discussion about this post