GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ngjela: Nëse prokurorët e SPAK abuzojnë mund të përballen me akuzë ndërkombëtare

21:51 - 03/02/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
“Do të kemi çudira”/ Nuk ndalet avokat Ngjela, bën parashikimin e bujshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Spartak Ngjela në një shkrim të tij flet për luftën ndaj korrupsionit, ndërsa shprehet i bindur se të korruptuarit do të përballen me drejtësinë, pasi janë skanuar dhe skeduar nga ekspertiza amerikane.

“Po SPAK, a e di që pastrimi i Shqipërisë nga korrupsioni primitiv dhe banditesk i të korruptuarëve të lartë të shtetit shqiptar është një kërkesë me domosdoshmëri historike? E di SPAK se krimi i korrupsionit masiv në Shqipëri ka dëbuar dhe po dëbën Shqiptarët nga Shqipëria? A e din SPAK që kjo reformë antikorrupsion që ka filluar me reformën në drejtësi është marrë përsipër nga politika e lartë në Uashington?

SPAK duhet të veprojë me energji. Të gjithë prokurorët e këtij instituti duhet ta kuptojnë që abuzimi i tyre mund të hapë një akuzë ndërkombëtare për ta, sepse ata që po ndërhyjnë, më të shumtit e tyre, të hedhur në aksion për të shkatërruar reformën antikorrupsion në Shqipëri, janë nga Beogradi dhe Moska.
Por asgjë nuk do të bëjnë dot; sepse politika amerikane dhe ekspertiza e saj juridike i ka marrë të gjitha masat dhe i ka që të gjitha provat.

Dhe koha tani ka ardhur. Dhe ajo po kërkon me ngut nga SPAK që të identifikohen botërisht emrat e të korruptuarëve të lartë që kanë hyrë ose do të hyjnë në një procedim penal për korrupsion”, shkruan Ngjela.

Shkrimi nga Spartak Ngjela

Sot në Shqipëri, të akuzuarit e politikës së lartë të dy krahëve, kot lodhen dhe llomotitin fjali bosh e jashtë kuptimit juridik, ata janë të kapur që të gjithë dhe do të shkojnë drejt proceseve penale në SPAK.

I.
Kjo është një kohë historike për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Akuzat për korrupsion kundrejt liderëve hajdutë që kanë dëmtuar edhe Shqipërinë, edhe shqiptarët, është në formim e sipër, dhe nuk ka kthim mbrapa. Hetimi është bërë nga ekspertiza amerikane, kurse pastrimi i politikës shqiptare nga të degraduatirit e korruptuar është domosdoshmëri edhe shqiptare, por edhe ndërkombëtare.

Të gjithë kanë qenë prej disa vitesh nën një survejim profesional shumë të sofistikuar, dhe provat janë gati. Edhe paratë u janë interceptuar nëpër vendet ku i kanë, por kanë filluar të tregojnë edhe të penduarit.

Politika ruse dhe ajo serbe ka bërë çmos që t’i ndihmojë vjedhësit e shqiptarëve dhe shitësit e interesit kombëtar, por tani ata e kuptuan që mbrojtja e tyre ishte një lodhje e kotë dhe një shpenzim i madh i shkuar dëm.

Por si do të ecë kjo çështje?

II.
Këta milionerë krimesh kot vërtiten si në skenën e një teatri primitiv. Koha politike këtë ecuri ka pasur në çdo vend i cili është ndeshur me krimin e abuzimit shtetëror.

Po SPAK, a e di që pastrimi i Shqipërisë nga korrupsioni primitiv dhe banditesk i të korruptuarëve të lartë të shtetit shqiptar është një kërkesë me domosdoshmëri historike? E di SPAK se krimi i korrupsionit masiv në Shqipëri ka dëbuar dhe po dëbën Shqiptarët nga Shqipëria? A e din SPAK që kjo reformë antikorrupsion që ka filluar me reformën në drejtësi është marrë përsipër nga politika e lartë në Uashington?

Për të gjitha këto shqiptarët po presin nga SPAK që, në funksion të luftës antikorrupsion, nuk duhet të bëjë asnjë lëshim. Koha nuk do të falë askënd nëse nuk punon me ndershmëri për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët nga një krim i shëmtuar që ka ushqyer antishqiptarizmin në Shqipëri.

Gjithkush duhet ta dijë se kjo reformë që ka nisur nuk do të kursejë asnjë të korruptuar që ka qenë ose është në pushtet dhe ka vjedhur shqiptarët duke abuzuar me pushtetin politik.

Sot të gjithë të korruptuarit janë të skeduar. Por koha nuk pret, dhe reforma antikorrupsion duhet të vijojë me shpejtësi.

Kudo duhet mobilizim antikorrupsion, sepse kjo sot është një detyrë historike për çështjen kombëtare.

Askush nuk do të shpëtojë, prandaj të korruptuarit le të shkojnë për ndihmë jo në Moskë, por edhe në planetin Mars, janë që të gjithë të likuiduar.
Po pushteti gjyqësor, a do t’i rezistojë blerjeve me oferta gjigante të të korruptuarëve të lartë të shtetit shqiptar?

III.
E pra, kryesorja është të pyesim: çfarë do të bëjë SPAK?

SPAK duhet të veprojë me energji. Të gjithë prokurorët e këtij instituti duhet ta kuptojnë që abuzimi i tyre mund të hapë një akuzë ndërkombëtare për ta, sepse ata që po ndërhyjnë, më të shumtit e tyre, të hedhur në aksion për të shkatërruar reformën antikorrupsion në Shqipëri, janë nga Beogradi dhe Moska.
Por asgjë nuk do të bëjnë dot; sepse politika amerikane dhe ekspertiza e saj juridike i ka marrë të gjitha masat dhe i ka që të gjitha provat.

Dhe koha tani ka ardhur. Dhe ajo po kërkon me ngut nga SPAK që të identifikohen botërisht emrat e të korruptuarëve të lartë që kanë hyrë ose do të hyjnë në një procedim penal për korrupsion.

Të gjithë sot duhet ta dinë që, të tërë ata të cilët me aftësi profesionale dhe ndershmëri profesionale do ta përfundojnë me sukses reformën antikorrupsion në Shqipëri, do të kenë vendin e tyre në historinë demokratike të Shqipërisë dhe sigurisht që do të krijojnë figurën e tyre historike, por që do të jenë edhe të shpërblyer me bujari nga shteti shqiptar e nga donacionet që ka dhënë e do të japë politika amerikane dhe ajo e Bashkimit Evropian, për eliminimin e korrupsionit makabër në Republikën e Shqipërisë.

Prisni dhe shikoni…

Etiketa: korrupsioniNgjelaSpak

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
“Rri te e lezetshmja…”, Erjola “ra pre” e lojës Romeo-Lisi/ Debatet

“Rri te e lezetshmja...”, Erjola “ra pre” e lojës Romeo-Lisi/ Debatet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com