GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Lali Eri u jep 75 MLN lekë pa garë dy aktorëve për Led Wall, shkallë druri dhe fuçi

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Lali Eri u jep 75 MLN lekë pa garë dy aktorëve për Led Wall, shkallë druri dhe fuçi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pa mbaruar festat e fundvitit në Tiranë, Erion Veliaj i është futur përgatitjeve për eventet e radhës. Blerja e skenave për këto festa është një industri fitimprurëse për disa kompani që kanë “lulëzuar” me ardhjen e Erion Veliajt alias Lali Eri në krye të bashkisë.

Këtë herë, Lali Eri ka hapur tenderin me objekt “Blerje shërbim artikuj të ndryshme për evente”, për të cilin ka vendosur të shpenzojë 75 milionë lekë. Sipas të dhënave në dokumentet standarde të tenderit, do të blihen pajisje për ngritjen e një skene koncerti, kryesish shkallë, skela, Led Wall, ndriçues.

Dhe ajo që na bën më shumë përshtypje është se do të blihen edhe 24 fuçi 1000 litërshe. Nëse do të përshkruhej se për çfarë feste apo aktiviteti do të blihen këto materiale, do të jepnim një shpjegim për fuçitë, por tani për tani nuk ka detaje.

Duke para afatin e kontratës që është përcaktuar 2 muaj, mund të hamendësojmë se kjo skenë ngrihet për festën e Ditës së Verës (14 mars). Por, duket që një pjesë e mirë e materialeve që janë në listë, janë përfshirë kot, sa për t’i rritur xhiron kompanisë fituese.

Mund të jetë edhe Festa e Shën Valentinit, apo ndonjë ditë ndërkombëtare që nuk na vjen ndërmend, gjithsesi këto evente nuk ka bindin se duhen harxhuar kaq lekë për fuçi, trarë e skela.

Dhe përveç kësaj, Lali Eri e ka dhuruar kontratën me fondin 75 milionë lekë, sepse tenderin e ka dhënë pa garë fare. Në fazën e parë kanë paraqitur ofertë 4 kompani, 3 prej të cilave janë eliminuar për mungesë dokumentesh që mund të zgjidheshin gjatë procesit. Kështu, në fund mbeti vetëm zarfi me ofertës e firmës  “SCREEN AD”, e cila propozonte 74 milionë lekë (pa TVSH).

Megjithëse me ofertën më të shtrenjtë, firma në fjalë nënshkroi kontratën sepse Lali Eri eliminoi konkurrencën.

Tenderi i mësipërm është vlerësuar me “Flamur të kuq” nga Open Data Albania, shenjë që tregon riskun e lartë të korrupsionit.

Sakaq vlen të përmendim se “SCREEN AD” ka si pronarë dy aktorë të njohur shqiptar Edmond Topi,  që tashmë është  drejtor festivalit ndërkombëtar të filmit “Dea open air” dhe vazhdon të merret me bashkimin e talenteve të aktrimit.

Bashkëpronar me të është Eptan Lohja, ku më së shumti njihet nga roli i tij në filmin “Në shtëpinë tonë”. Edhe Eptani, si shumë nga kolegët e tij, nuk e vazhdoi rrugën e artit, por mori një tjetër drejtim në jetë. Studimet e larta i kreu për Inxhinieri dhe punon prej 16 vitesh si Drejtor Marketingu në një televizion, gjithashtu merret edhe me biznese të tjera private.

Ndërsa kjo kompani ka si firmë mëmë ‘ASK 4 entertainment’, me administratore Arnita Beqiraj, ish-Miss Shqipëria 2010, por që tani merret me biznese reklamash dhe evenimentesh.

E dimë tashmë që bashkëpunimi me artistë të dashur për publikun, është një strategji publiciteti që përdor Lali Eri për të kuruar imazhin e tij të implikuar nga korrupsioni.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimAktorEdmond TopiEptan Lohjaerion v eliajopen data albaniatender

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
Inteligjenca artificiale, ja kush do të humbasin më shumë vende pune

Inteligjenca artificiale, ja kush do të humbasin më shumë vende pune

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ema Andrea kujton aktoren Rezana: Nuk e di pse Zoti i merr kaq shpejt disa njerëz
Aktualitet

Ema Andrea kujton aktoren Rezana: Nuk e di pse Zoti i merr kaq shpejt disa njerëz

13:05 - 23/08/26

‘Ka qenë gjithmonë një figurë e njohur në Tiranë, si vajza me dritë që ti e kishe si shembull’. Kështu...

Lexo më shumë
CIA hedh poshtë luftën e Trump: Irani mund t’i rezistojë bllokadës së Hormuzit për muaj të tërë

Irani kërcënon me bllokimin e Hormuzit, mesazhi i prerë: Nuk do të kalojë asnjë pikë nafte!

12:44 - 23/08/26
Thatësira dhe luftërat godasin ushqimet! Gruri, frutat dhe perimet pritet të shtrenjtohen

Thatësira dhe luftërat godasin ushqimet! Gruri, frutat dhe perimet pritet të shtrenjtohen

12:20 - 23/08/26
PD: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë

Zhupa: Në janar iu caktuan masa sigurie, sot shef i Qarkullimit në Sarandë! Këtu shpërblehen problematikët

11:59 - 23/08/26
Të dyshuar për 6 raste vjedhjeje në 24 orët e fundit, prangosen 2 persona në Tiranë

Të dyshuar për 6 raste vjedhjeje në 24 orët e fundit, prangosen 2 persona në Tiranë

11:40 - 23/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com