Në emisionin “Shije Shtëpie”, në Tv Klan, ka qenë e ftuar si çdo të hënë astrologia e njohur, Chrysanthi Kalogeri, e cila ka bërë parashikim e shenjave për këtë javë.
Dashi
Që prej kësaj jave dhe gjatë një muaji, fokusoheni në rrjetin tuaj social, në marrëdhëniet tuaja shoqërore. Punoni për të realizuar qëllimet e synimet tuaja dhe këto duhet të jenë në funksion të sferës tuaj financiare. Madje, vendimet që do të merrni, sidomos me këtë hënën e re në shenjën e Ujorit, do të kenë një ndikim direkt në sferën tuaj financiare. Këto zhvillime do të përcaktojnë periudhën në vijim, prandaj synimet dhe qëllimet tuaja duhet t’i shërbejnë sferës financiare dhe jo sfera financiare t’i shërbejë qëllimeve e synimeve tuaja. Njëkohësisht, dy ditët e para të javës favorizojnë bisedat, takimet tuaja me njerëz të rëndësishëm në rrjetin tuaj social dhe ndërkohë, nga data 6 deri në datën 9, do të keni suksese në realizime nga puna. Do të shijoni frytet e punës tuaj dhe mund të bëni bashkëpunime të tilla, të cilat do të përmirësojnë jetën tuaj financiare.
Demi
Jeni një nga më të ndikuarit e kësaj hëne të re në shenjën e Ujorit dhe zhvillimet bëhen në fushën e karrierës, në sferën tuaj profesionale, por edhe në jetën tuaj sociale. Me këtë hënën e re me datën 10, në qoftë se keni vendosur të bëni disa ndryshime dhe këto ndryshime janë të planifikuara nga ana juaj, jemi okej, mund të vazhdoni t’i bëni. Nëse këto ndryshime vijnë si pasojë e ndryshimeve që do të bëjnë të tjerët për ju, atëherë duhet t’i pranoni dhe të bazoni jetën tuaj në të dhënat e reja që do krijoni. Sot dhe nesër përfitoni nga bisedat dhe bashkëpunimet në punën tuaj për çështjet financiare, ndërkohë nga data 6 deri në datën 9 përfitoni nga lajmet që mund të keni nga larg, që do të funksionojnë për zgjidhjen e problemeve tuaja.
Binjakët
Një periudhë shumë e mirë për ju! Një periudhë e mirë për planet e tua lidhur me të ardhmen. Hapen horizonte të reja para jush. Keni mundësi sot, nesër, por dhe gjatë periudhës që vijon, të keni mendime të qarta, mendime të kthjellëta, mjaft të mos i ekzagjeroni në kokën tuaj; mos iu jepni përmasa më të mëdha se sa duhet, qoftë në anën negative, qoftë edhe në anën pozitive. Me hënën e re në Ujor, mund të bëni ndryshime në planet tuaja për të ardhmen. Këto plane mund të jenë afatgjatë ose afatshkurtër, mjaft të vërtetoni që këto ndryshime do t’ju çojnë atje ku ju dëshironi. Përfitoni nga data 6 deri në datën 9 një mbështetje për një ndihmë financiare, për të realizuar një projektin tuaj.
Gaforrja
Është momenti të fokusoheni tek sfera financiare dhe pikërisht tek sfera që ka të bëjë me shtetin, me tatimet, me bankat, me bashkëshortin, bashkëshortin, pra më të përkushtuar në këtë drejtim. Sot dhe nesër madje mund të kërkoni ndihmë dhe mund të merrni mendime për zgjidhjen e një problemi. Ndërkohë që me hënën e re në Ujor duhet të jeni shumë të kujdesshëm në lëvizjet financiare që do bëni. Nga data 6 deri në datën 9, do të favorizoheni në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja, të cilat kanë të bëjnë me realizimin e një qëllimi, e një synimi dhe me zgjidhjen e një problemi familjar. Njëkohësisht kujdesuni dhe për anën psikologjike, mos i lini vend fobisë, frikës, por i lini vend një analize më të thellë të gjërave, e cila do t’ju ndihmojë të gjeni forcën brenda jush.
Luani
Këtë javë dhe gjatë periudhës që do të vazhdojë, do të jeni të fokusuar në marrëdhëniet, në bashkëpunimet tuaja, të cilat mund të sjellin edhe ndryshime në karrierë. Në qoftë se këto ndryshime vijnë nga faktorë të jashtëm, atëherë përpiquni t’iu përshtateni kushteve, përndryshe, kujdes, mbroni marrëdhëniet personale për të cilat jeni të interesuar dhe mos veproni të nxituar. Sot dhe nesër, shumë ditë të përshtatshme për biseda, për marrëveshjet të cilat do të kenë si qëllim realizimin e qëllimeve tuaja, kryesisht me sferën financiare. Nga data 6 deri në datën 9 favorizohet puna juaj, favorizohet jeta juaj e përditshme, një organizim më i mirë i saj. Mund të keni një ngritje në detyrë, mund të shijoni frytet e punës tuaj, por njëkohësisht të keni takime me persona të rëndësishëm, të cilët do të ndikojnë pozitivisht në jetën tuaj personale dhe profesionale.
Virgjëresha
Është momenti të fokusoheni tek përditshmëria juaj, të fokusoheni tek puna juaj, por edhe tek shëndeti juaj. Sot dhe nesër mund të bëni një organizim shumë të mirë të punës, duke u thelluar dhe duke bërë ndryshime më në thelb. Njëkohësisht, nëse ju preokupon një çështje shëndetësore, mund të bëni një “Check-Up”, se gjërat do të duken më qartë, më pastër dhe menjëherë do të dilni në konkluzion. Nga data 6 deri në datën 9, do të jenë ditë ideale për jetën tuaj personale, për një lidhje dashurie, për jetën tuaj sentimentale. Paralelisht, do të favorizoheni edhe në planet që keni për jashtë shtetit, që keni për studime, por dhe në planet lidhur me karrierën tuaj.
Peshorja
Keni një periudhë të mirë dhe erotike, për ju që jeni në kërkim të dashurisë ose për ju që doni të keni zhvillime në jetën tuaj emocionale. Për ju që keni punën tuaj, për ju që keni një biznes, mund të punoni dhe të bëni një organizim të mirë të saj, por të jeni shumë të kujdesshëm në investimet dhe lëvizjet financiare që do të bëni, sidomos ato që përmbajnë risk. Paralelisht, do t’ju preokupojnë gjëra që kanë të bëjnë me fëmijët dhe këto ndoshta kërkojnë një investim, një mbështetje ekonomike, për t’i zgjidhur këto probleme. Veproni me kujdes dhe veproni me maturi! Gjithsesi, jeni të favorizuar nga hëna e re në Ujor, por nga data 6 e deri në datën 9, keni shanse shumë të mira të zgjidhni një problem familjar ose të zgjidhni një problemin tuaj, prej të cilit do të ndiheni të çliruar.
Akrepi
Jeni një nga më të ndikuarit të kësaj hëne të re në Ujor, në datën 10, por edhe më të ndikuarit e periudhës. Më të ndikuar jeni ju të lindurit në ditët e para të shenjës, ku sot mund të bëni biseda me njerëzit e familjes, mund të merrni vendime për shtëpinë tuaj, për familje tuaj. Disa gjëra në kokë, ose do t’i zmadhoni ose do të mendoni më thellë, me qëllim që të merrni vendime të rëndësishme. Të dytët më të ndikuarit, jeni ju të lindurit në fund të 10-ditëshit të dytë, ku gjendeni përpara ndryshimeve të rëndësishme. Këto ndryshime do të vijnë në fushën e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve, të cilat do sjellin ndryshime në familje ose shtëpinë tuaj. Disa prej jush mund të kenë ndarje, e si pasojë mund të zhvendoseni në një shtëpi tjetër. Që nga data 6 deri në datën 9 përfitoni nga takimet, nga kontaktet që ju do të keni, pasi ato ditë mund të krijoni një marrëdhënie të re, një lidhje të re dashurie, e cila do të ndryshojë jetën tuaj për mirë.
Shigjetari
Një periudhë e rëndësishme për kontaktet tuaja, për takime, për lëvizje që ju mund të bëni. Këto lëvizje, që mund të jenë udhëtime të gjata ose të shkurtra, kanë si qëllim organizimin e punës, organizimin e përditshmërisë tuaj. Në të gjithë veprimtarinë tuaj do të keni dhe gjëra që do t’ju nxjerrin jashtë zonës së komfortit. Përfitoni në sferën ekonomike nga data 6 deri me datë 9, kryesisht nga puna juaj.
Bricjapi
Është momenti të fokusoheni në sferën tuaj financiare, pasi kjo periudhë kërkon të jeni vigjilent, sa më organizues dhe të jeni të kujdesshëm veçanërisht në iniciativat që do të merrni në sferën financiare, kryesisht me hënën e re në Ujor, në datën 10. Me shpenzimet që do të bëni për një investim, në shpenzimet që do të bëni për një projektin tuaj, në shpenzimet që do të bëni në lidhje me fëmijët dhe një gabim ose një hapje jashtë fuqive tuaja financiare, mund t’ju nxjerrë jashtë lojës e të keni pasoja ose probleme në të ardhmen. Nga data 6 deri në datën 9, është një periudhë shumë e mirë, ku fati është me ju.
Ujori
Jeni në fazë ndryshimesh, kryesisht më të ndikuar jeni ju të lindurit në ditët e para të shenjës. Tani mund t’i mendoni gjërat më thellë dhe të keni intuitën se në çfarë drejtimi shkojnë ato ndryshimet për të cilat ne kemi folur dhe vjet në mars. Pjesa tjetër e cila ndikohet më tepër, janë të lindurit në fund të 10-ditëshit të dytë dhe në fillim të 10-ditëshit të tretë, ku do të keni ndryshime në shtëpi, ndryshime në familje, ndryshime në marrëdhëniet e bashkëpunimet tuja dhe ndryshimet që kanë të bëjnë me pronën. Për të realizuar sa më mirë këto ndryshime, përfitoni veçanërisht nga data 6 deri me datë 9, ku do të keni zgjidhje të problemeve familjare, të problemeve që kanë të bëjnë me pronën tuaj. Për sa ka të bëjë me hënën e re, kujdes në vendimet që do të merrni.
Peshqit
Është një periudhë ku duhet të veproni më të tërhequr, por jo të rrini në një situatë tërësisht relaksuese. Madje, do të thosha të punoni dhe të rishikoni planet tuaja, t’i organizoni dhe t’i shikoni më mirë, pasi që sot që flasim, pas 14-15 ditëve, Dielli kalon në shenjën tuaj dhe fillon për ju një cikël i ri 1-vjeçar. Evitoni prapaskenat, thashethemet, fokusohuni në planet tuaja. Gjeni kohën të çlodheni dhe të relaksoheni, por punoni e të mbani atë barrën e përgjegjësisë. Që nga data 6 deri në datën 9 përfitoni nga rrjeti juaj social, nga miqtë tuaj, të dilni, të bëni sa më shumë takime, pasi andej favorizoheni si për jetën tuaj personale, por edhe në lidhje me realizimin e planeve në përgjithësi. /tvklan.al
Discussion about this post