GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Protesta tjetër më 20 shkurt/ Bardhi i bashkohet protestuesve te “Rruga e Shpresës”

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Protesta tjetër më 20 shkurt/ Bardhi i bashkohet protestuesve te “Rruga e Shpresës”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha, mkreu i demokratëve, i cili ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023 me vendim të GJKKO-së, njoftoi se protesta e ardhshme e opozitës do të mbahet më 20 shkurt, ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.

“Me 20 shkurt, Shqipëria në Tiranë në ditën anti-tirani, në ditën anti-Edvin”, u shpreh Berisha në fjalimin drejtuar mbështetësve të tij, ndërsa për herë të parë protestuesve iu bashkua edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Berisha tha se kjo është betejë e triumfit, betejë e triumfit të luftëtarëve të lirisë, betejë e atyre që e duan Shqipërinë në Europë, betejë e triumfit të ëndrrave të të rinjve shqiptarë.

“Me 20 shkurt, Shqipëria në Tiranë në ditën anti-tirani, në ditën anti-Edvin, në ditën kundër krimit, kundër dhunimit të votës, për dinjitetin e Shqipërisë, për dinjitetin e shqiptarëve.

20 shkurti është dita e triumfit tonë, është dita e dridhjes në themele të pushtetit të krimit, të pushtetit të drogës, të monizmit të Edi Ramës.
Demokrate e demokratë, simbolet e krimit, simbolet e monizmit, simbolet e poshtërimit të shqiptarëve janë parlamentit Rama-Linda, kryeministria e Edvin Kristaq Xhelatit, SKAP-i i Altin Dumanit, Surreli i Edvin Kristaq Xhelatit.

Nuk ka forcë në botë që do mbrojë këto simbole të krimit, të poshtërimit të shqiptarëve para jush, njerëzve idealistë, njerëzve atdhetarë, njerëzve demokratë.

Para luanit të zgjuar të shqiptarëve, ndaj dhe beteja e luanit do të jetë shembja e këtyre ngrehinave të krimit”, tha Berisha.

Në vijim, ish-Kryeministri u shpreh se protestat nisën me disa dhjetëra vetë, por ja që sot janë dhjetëra mijëra dhe së shpejti do jemi qindra mijëra.

“Tirana, Shqipëria do jetë e juaja!

Në këmbë demokrate e demokratë, opozitare e opozitarë për dinjitetin tonë, për të ardhmen tonë, për Shqipërinë, për lirinë tonë, për Shqipërinë në Europë.

Rrofshi ju, rroftë opozita e bashkuar!

Nderim deputetëve qëndrestarë, nderim protestuesve qëndrestarë.

Fitore, fitore, fitore!

Edhe njëherë, urime për fitoren e shkëlqyer.

Luani u zgjua, mjerë hienat çfarë do të shohin nga luani.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!”, tha Berisha

Etiketa: BardhiberishaKryesore1protesta

Lajme të lidhura

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, gjykata e Elbasanit lë në burg producentin Petri Bozo
Aktualitet

Përplasi për vdekje fëmijën 7-vjeçar, lihet në burg regjisori Petri Bozo

14:22 - 16/07/26
Parandalohet tragjedia në Shkodër! I plagosën vëllanë me thikë, 41-vjeçari tenton të hakmerret ndaj autorit
Aktualitet

Parandalohet tragjedia në Shkodër! I plagosën vëllanë me thikë, 41-vjeçari tenton të hakmerret ndaj autorit

13:49 - 16/07/26
Berisha: Rama hesht ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit, nuk guxojnë ta shpallin non-grata
Aktualitet

Berisha: Rama hesht ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit, nuk guxojnë ta shpallin non-grata

13:32 - 16/07/26
Para
Bardhi: PD e bashkuam, ja ç’duhet të bëjmë tani…

Bardhi: PD e bashkuam, ja ç'duhet të bëjmë tani...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pickford harroi shishen e ujit në fushë, lojtarët e Argjentinës qeshin me shënimet për penalltitë
Sport

Pickford harroi shishen e ujit në fushë, lojtarët e Argjentinës qeshin me shënimet për penalltitë

15:30 - 16/07/26

Një situatë gazmore ndodhi pas përfundimit të gjysmëfinales së Botërorit 2026 mes Anglisë dhe Argjentinës, pasi shënimet e Jordan Pickford...

Lexo më shumë
Iu faturua eliminimi nga Botërori, Federata angleze merr vendimin për trajnerin Thomas Tuchel

Iu faturua eliminimi nga Botërori, Federata angleze merr vendimin për trajnerin Thomas Tuchel

15:06 - 16/07/26
Abuzuan me fondet e BE-së! Prokurori Evropian ngre padi kundër 22 personave, përfshirë dhe 4 eurodeputetë grekë

Abuzuan me fondet e BE-së! Prokurori Evropian ngre padi kundër 22 personave, përfshirë dhe 4 eurodeputetë grekë

14:48 - 16/07/26
Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, gjykata e Elbasanit lë në burg producentin Petri Bozo

Përplasi për vdekje fëmijën 7-vjeçar, lihet në burg regjisori Petri Bozo

14:22 - 16/07/26
Parandalohet tragjedia në Shkodër! I plagosën vëllanë me thikë, 41-vjeçari tenton të hakmerret ndaj autorit

Parandalohet tragjedia në Shkodër! I plagosën vëllanë me thikë, 41-vjeçari tenton të hakmerret ndaj autorit

13:49 - 16/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com