Teksa Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike e shkarkoi si kryetar, Edi Paloka, ka ironizuar deputetin e Partisë Socialiste, Taulant Ballën, i cili akuzon qeverinë Berisha si fajtore të mbytjeve në jug të vendit.
Në një postim në Facebook, Paloka shkruan se tashmë pas 9 vitesh për rilindasit prapë fajin e ka Berisha.
Ai shkruan me ironi se edhe në një rezolutë të miratuar nga Basha pritet të dalë përfundimi se fajin e ka prapë Berisha.
“Pas 9 vitesh në qeveri akoma “fajin e ka Berisha”. Tani pritet dhe një rezolute nga zyrat dhe karriget në selinë e PD-së që të konfirmojnë të njëjtën akuzë: “Po fajin e ka Berisha” – shkruan Paloka në Facebook.
Discussion about this post