GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Fasoneritë në krizë nga rënia e Euros, shkurtojnë 3 mijë vende pune

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Fasoneritë në krizë nga rënia e Euros, shkurtojnë 3 mijë vende pune
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në sektorin fason vijon kriza e shkurtimeve të punonjësve.

Nga fabrikat e këpucëve dhe veshjeve fason  në qytetet, si: Shkodër, Vau i Dejës, Has, Laç, Fushkrujë, Krujë, Elbasan, Gramsh dhe Bilisht nga fillimi i muajit janar dhe deri më sot janë janë shkurtuar 3,000 vende pune sipas Kryetarit të Shoqatës së Pro-Eksport Albania, Edvin Prençe.

“Situata është kritike, për mos të thënë apokaliptike nga mbyllje të përditshme të bizneseve dhe shkurtime të vendeve të punës. Kemi raport lufte ekonomike me rreth 500 vende pune në jave në të gjithë Shqipërinë (nga data 4 Janar 2024 deri më sot rreth 3,000 vende pune të shkurtuara)”, pohon ai.

Sipas tij shkak i shkurtimeve të vendeve të punës është rënia e kursit të këmbimit dhe si pasojë humbja e konkurrueshmërisë, mungesa e theksuar për likuiditet të bizneseve për të rinovuar impiantet prodhuese dhe blerjen e lëndëve të para dhe diversifikimin e klientelës aktuale Europiane.

Prençe shton se zonat më të prekura janë ato rurale, në të cilat impakti social është më i lartë.

“Shkurtimet e vendeve të punës kanë nisur në fabrikat e prodhimit të këpucëve, veshjeve intimo dhe më pas kriza ka vijuar në të gjitha fabrikat e veshjeve fason”.

Në harkun e një viti monedha europiane është zhvlerësuar 9%. Nënçmimi i euros ka ndikuar te aktiviteti i eksportuesve fason të cilët punojnë me norma të ulëta fitimi dhe gjenden në pamundëis financiare për të investuar drejt përmirësimit teknologjik të fabrikave. Prej drejtuesve të fabrikave shpesh herë është ngritur shqetësimi se në mungesë të krahut të punës duhet të investojnë në inovacion, në mënyrë që ulin varësinë nga burimet njerëzore dhe të mund të realizojnë produkte që shiten shtrenjtë në tregjet huaja.

Për këto shqetësime përfaqësuesit e sektorit fason kanë vijuar dialogun me përfaqësues të institucioneve drejtuese për zgjidhjen e situatës si dhe parandalimin e situatave të ngjashme në të ardhmen, me zbatimin e paketës Manifakturë të propozuar nga PEA e cila do të mundësonte orientimin dhe kalimin e sektorit në prodhues konkret Made in Albania, pra drejt ciklit të mbyllur.

Duke ju referuar takimit të zhvilluar në mesin e muajit janar me kryeministrin Edi Rama mes tyre është dakortësuar për të filluar ndërhyrjet me disa masa që do të mundësonin zgjidhjen e problematikës së sektorit, si:

Nxitja e transformimit për proceset e prodhimit duke u mbështetur blerjen e makinerive të industrisë 4.0 si dhe te gjithë investimeve nëpërmjet rritjes se indeksit te amortizimit nga 20% ne 40%. Në këtë mënyrë lehtësojmë barrën tatimore dhe kompanitë do te kenë më shumë likuiditet në një kohë më të shkurtër për ta riinvestuar.

Krijimi i një fondi kreditimi të ngjashme me Garancinë Sovrane 1 si dhe mekanizmi lehtësues (overdraft) për disponimin e shpejtë të likuiditetit, sipas kontratave me porositësit.

Rimbursimi i TVSH-s, përmes një kanali të dedikuar për kompanitë e kësaj industrie në një kohë më të shkurtër se 10 ditë. Në këtë mënyrë u mundësohet kompanive likuiditet imediat pa shumë burokraci.

Përmirësimi i klimës së biznesit.

Aplikimi i ligjit për të ndaluar shitjen e markave të falsifikuara.

Marrëveshje e tregtisë së lirë mes Shqipërisë dhe vendeve prodhuese të lëndëve të para siç janë Pakistan, Bangladesh e India etj (të cilët aktualisht kanë korsi preferenciale me vendet Europiane për taksat doganore) dhe prodhimet tona u nënshtrohen taksave doganore.

Eksportet e tekstile dhe këpucë ranë me 15% në dhjetor

Industria e tekstileve e këpucëve, që punon me material porositësi (fason) dhe është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në vend (kryesisht shtresave me të ardhura të ulëta), kaloi një situatë të vështirë në 2023, e ndikuar nga rritja e kostove (kryesisht të punës) dhe sidomos rënies së euros.

Në 2023-n, ky sektor realizoi shitje prej 126 miliardë lekësh, me rënie prej 6.6% me bazë vjetore. Tendenca rënëse vijoi dhe në dhjetor, me -15.4%.

Sektori ka humbur konkurrueshmërinë, si rrjedhojë e rritjes së kostove dhe rënies së euros. Shoqata e Eksportuesve njofton përditë mbylljen e kompanive dhe shkurtimin e punonjësve, teksa shumë partnerë po i zhvendosin porositë në vende me kosto më të lira prodhimi, si Tunizi, Marok e Egjipt.

Eksportuesit janë ankuar vazhdimisht te Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave për pasojat që po jep në aktivitetin e tyre zhvlerësimi i fortë i euros, që aktualisht këmbehet me rreth 104-105 lekë, nga 118 lekë që ishte mesatarja e 2022.

Tekstilet dhe këpucët janë grupi më i madh eksportues në vend, me rreth 29% të totalit./Monitor

Etiketa: fasonerikrize

Lajme të lidhura

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill
Aktualitet

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

09:53 - 01/06/26
E gjithë Shqipëria nën pushtetin e ujit, Rama tallet: Nuk e kuptoj pse më fajësojnë mua!
Aktualitet

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:34 - 01/06/26
Euro e dollari e mbyllin majin më të dobëta se kurrë! Rekord i ri edhe për rezervat valutore
Breaking Views

Euro e dollari e mbyllin majin më të dobëta se kurrë! Rekord i ri edhe për rezervat valutore

16:39 - 31/05/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 6 Shkurt 2024

Discussion about this post

TË FUNDIT

Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit
Botë

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze

15:29 - 01/06/26

Presidenti francez, Emmanuel Macron theksoi nevojën për një armëpushim të fuqishëm në Liban dhe mbështetje kolektive për autoritetet libaneze në...

Lexo më shumë
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

14:46 - 01/06/26
Edi Martini iu kërkon falje tifozëve, bëri gjestin antisportiv pas ndeshjes me Dinamon

Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin

14:20 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetCasibom Güncelbets10 girişJojobet