GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Duka në meshën e shenjtë para nisjes së Europianit të Futsallës për priftërinj

10:43 - 06/02/24
në Sport
Kohë leximi: 5 min
A A
Duka në meshën e shenjtë para nisjes së Europianit të Futsallës për priftërinj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ishte i ftuar në meshën e shenjtë të zhvilluar në Katedralen Shën Shtjefnit të Shkodrës.

Kjo meshë e udhëhequr nga Shkëlqesia e tij Imzot Angelo Massafra, arqipeshkëv metropolit dhe President i Konferencës Ipeshkvnore u mbajt në prag të nisjes së Kampionatit të 16-të Evropian të Futsallës mes priftërinjve, që do të zhvillohet në Shkodër më datat 5-9 shkurt 2024.

Ndërkaq, në këtë turne marrin pjesë ekipet përfaqësuese të 17 vendeve nga e gjithë bota me mbi 224 pjesëmarrës.

Në fjalën e tij përshëndetëse Presidenti Duka vlerësoi faktin që ky aktivitet ndërkombëtar zhvillohet pikërisht në Shkodër, aty ku edhe futbolli shqiptar ka fillesat e veta më shumë se një shekull më parë.

“Së pari jam i lumtur, si gjithmonë kur vij në Shkodër, e aq më tepër që ndodhem në mes jush. Dhe jo pa shkak. Jo vetëm unë, por i gjithë komuniteti i futbollit shqiptar, i është mirënjohës religjionit tuaj.

Sepse pikërisht këtu në Shkodër, u ndez shkëndija e parë e vullkanit – futboll. Kjo ndodhi gati 120 vjet më parë, në fillimet e shekullit të kaluar, kur një prift i ardhur nga Malta, mbërriti në kolegjin saverian dhe solli një top të vërtetë futbolli, bashkë me rregulloren e lojës. Që atëherë, futbolli u përhap si epidemi, jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë Shqipërinë”, – tha Presidenti i FSHF-së, duke theksuar edhe hapat e mëdha që ka bërë futbolli shqiptar ndër vite, që vazhdon të jetë një pjesë e shumë e rëndësishme e vlerave kombëtare.

“Sot pas dhjetëra dekadash ne jemi krenarë për ecurinë e futbollit shqiptar dhe për arritjet e tij. Ai vazhdon të mbetet një pjesë shumë e rëndësishme e kulturës dhe vlerave kombëtare. Sukseset e fundit të ekipit kombëtar dhe kualifikimi i dytë në finalet e një Kampionati Europian “Gjermani 2024”, tregojnë për vlerat në rritje dhe për punën e palodhur që është bërë në Shqipëri për arritjen e suksesit.

Në qershor në Gjermani, ne do të shkojmë për të treguar vlerat tona më të mira dhe për të përfaqësuar denjësisht gjithë kombin. Atëherë, jo vetëm Ju dhe e gjithë Shqipëria, por të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen do të luten për djemtë tanë kuqezi”, – vijoi ai.

Duke u ndalur te kampionati ndërkombëtar i priftërinjve që zhvillohet në Shkodër, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar u shpreh se ky turne sportiv është një mundësi e mirë për të shkëmbyer eksperiencat dhe për të ndarë traditat dhe vlerat më të mira të çdo vendi.

“Ju nesër do të nisni një aktivitet të ri futbollistik. Kjo lidhje me futbollin, nuk është një gjë e re për ju, teksa kampionatin e parë e keni zhvilluar në vitin 2006. Personalisht u gëzova shumë kur mësova, se këtë vit Kampionati i XVI Europian i Futsal mes priftërinjve do të zhvillohej në Shkodër.

Në emrin dhe të gjithë komunitetit të futbollit dua t’ju uroj mirëseardhjen në Shqipëri të 17 skuadrave pjesëmarrëse, të 224 pjesëmarrësve nga vende si Kroacia, Italia, Çekia, Bjellorusia, Mali i Zi, Sllovakia, Rumania, Hungaria, Serbia, Kazakistani, Portugalia, Austria, Sllovenia, Kosova, Polonia dhe Bosnja.

Ky nuk është thjesht dhe vetëm një turne sportiv, nuk është thjeshtë një garë, por njëkohësisht edhe një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer eksperiencat dhe për të ndarë me njëri-tjetrin përvojat kulturore, fetare, traditat dhe vlerat më të mira që çdo vend përfaqëson. Ju garantoj se, ashtu si edhe deri më tani, do të keni mbështetjen e institucionit të futbollit shqiptar në çdo hapin tuajin”, – shtoi Presidenti Duka, teksa nënvizoi fuqinë që futbolli ka për përçuar mesazhe pozitive dhe solidariteti.

“Futbolli, duke qenë sporti më popullor në botë, ka një forcë të jashtëzakonshme dhe ndikim të drejtpërdrejtë dhe të fuqishëm te njerëzit. Kjo e bën atë një mundësi të shkëlqyer për të përçuar mesazhe pozitive tek njerëzimi. Dua të citoj fjalët shumë të rëndësishme që Papa Gjon Pali ka thënë në vitin 2000 në meshën e organizuar në stadiumin “Olimpik” të Romës, përpara ndeshjes historike: Italia kundër seleksionit të Botës e quajtur “Partita del Cuore”:

“Kjo ‘ndeshje e zemrës’ ju inkurajon miq të kombeve dhe të kulturave të ndryshme, të njiheni më mirë dhe të përparoni në rrugën e respektit dhe vlerësimit të ndërsjelltë. Në këtë garë miqësore, mbi të gjitha le të fitojë solidariteti dhe paqja. Le të përhapet mesazhi juaj i shpresës nga ky stadium: Futbolli mund të kontribuojë në ndërtimin e paqes”.

Ju uroj suksese në aktivitetin tuaj! Dhe ju inkurajoj, që të vazhdoni të qëndroni gjithmonë pranë futbollit. Papa Françesku e ka deklaruar se është një admirues i madh i kësaj loje magjike. Por unë besoj se edhe i Madhi Zot atje lart, e ka bekuar këtë lojë të mrekullueshme, që lumturon njerëzimin. Ndaj i ka dhënë kaq shumë popullaritet dhe forcë”, – tha ndër të tjera Presidenti i FSHF-së, Armand Duka në fjalën e tij gjatë meshës.

Etiketa: dukamesheprifterinj

Lajme të lidhura

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!
Sport

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
Para
“E morët në qafë Berishën!”, Salianji i kthehet idesë për grevë urie

"E morët në qafë Berishën!", Salianji i kthehet idesë për grevë urie

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com