Drejtori i Ujësjellësit të Durrësit, Spartak Kovaçi, i mbështetur nga dy gra të fuqishme, ministrja Belinda Balluku dhe kryebashkiakja Emirjana Sako, ka krijuar pashallëkun ku i i harxhon paratë me miqtë e vet. Gjithmonë bënë tenderë dhe shpenzime për “përmirësime” të kësaj shoqërie, por gjendja aktuale në Durrës për ujin e pijshëm mbetet njëjtë si më parë.
Pavarësisht se shpalli falimentin para disa muajsh, shoqëria që ka pronare kryesore Bashkinë e Durrësit, vazhdon rutinën duke prishur paratë e arkës me tendera abuzivë. Të tillë janë dy prokurime që janë bërë së fundmi. Pagesa e internetit dhe të mirëmbajtja e rrjetit të faturimit për Ujësjellësin në Durrës, duhet të ishin më të lira, por Administratori Kovaçi e vë fondin limit sa më të lartë që të jetë e mundur.
Të dy tenderat kanë përfunduar në KPP, për një sërë shkeljesh që mbartin.
Njëri prej tyre ka si objekt “Shërbim internet për nevoja te SHRUKD”, me fond limit 30 milionë lekë. Afati për dorëzimin e ofertave duket fiktiv, sepse pritet vetëm ditën e nesërme për t’i pranuar propozimet. Ndërkohë, denoncimi i kompanisë ‘NISATEL’, me administratore Joana Bajrami ngre pretendimin se kriteret e vendosura diskriminojnë dhe pengojnë konkurrentët që duan të marrin pjesë në këtë garë.
Konkretisht, ankimuesi denoncon kriterin ku thuhet se: “Operatori ekonomik të paraqes Licencë të lëshuar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare për transmetim të dhënash si dhe lejen e përdorimit të frekuencës ta licencuar nga AKEP që do të përdoret sipas specifikimeve teknike”.
Për këtë pikë denoncuesi sqaron se lidhja e internetit do të bëhet me fibra, çka nuk ka nevojë për përdorim të frekuencave, duke theksuar se përdorimi me frekuenca bëhet për disa raste të veçanta si ushtria, mbrojtja kombëtare. Kështu ankimuesi thekson se UK Durrës bie në kundërshtim të kërkesës me kriteret e vendosura.
Ndërsa me tutje shprehet se UK e ka shtuar këtë kriter me qëllim që të favorizojë vetëm një kompani, që mund ta kenë paracaktuar si fituese.
“Kriteri i vendosur nga AK për lejen e përdorimi të frekuencës të licencuar nga AKEP është kriter jashtë objektit të tenderit, dhe nuk ka lidhje me specifikimet teknike të kërkuar nga AK. Për këtë arsye kjo kërkues e shtuar bie poshtë pasi ka dalë nga objekti i prokurimit të tenderit, është kriter i vendosur qëllimisht nga SHKRUD-ja për të skualifikuar operator ekonomik të interesuar për të marr pjesë në tender për arsye që i di vet institucioni”, thuhet në ankesë.
Pra, Kovaçi e ka paracaktuar fituesin e tenderin. Të paktën denoncuesi i ka sjellë provat e qarta se tenderi është manipuluar,
Firma kroate denoncon tenderim 140 milionë lekë
Në të njëjtën ditë është dorëzuar një denoncim nga firma kroate ‘PRIMUS ALBANIA’, me administrator Hrvoje Cabrajic, për një tjetër tender të zhvilluar nga Kovaçi. Bëhet fjalë për tenderin me objekt ‘Shërbimet e përmirësimit dhe mirëmbajtjes së software-ve’, për të cilin janë parashikuar të shpenzohen rreth 145 milionë lekë (Pa TVSH).
Ankimuesi shprehet se, paradoksalisht Shoqëria e Ujësjellësit kërkon që të plotësohen kriteret në bazë të Termave të Referencës të paraqitura në kapitull. Por konstatohet se AK nuk i ka paraqitur Termat e Referencës, duke ngritur në këtë rast pretendimin se UK ka bërë një lapsus në hartimin e kritereve sepse mund ta ketë marrë ata copy-paste.
Kroati kërkon të bëjë biznes të pastër në Shqipëri, por Kovaçi as nuk i shesh dokumentet e tenderit, ai thjesht firmos për atë kompani që ka vendosur më parë t’i japë fondin.
Prandaj kompania ankuese i kërkon AK që ta heq këtë kriter ose të rregullojnë lapsusin e bërë, sepse kështu po paralizojnë konkurrentët që duan të marrin pjesë në këtë garë.
Gjithashtu, ankimuesi specifikon se duhet hequr kriteri për ‘6 (gjashtë) punonjës të diplomuar në fushën e IT’, duke shpjeguar se bie në kundërshtim me vendimin e KPP dhe gjithashtu duket qartë që është kriter i përshtatshëm vetëm për një kompani të parapëlqyer nga Kovaçi.
Kështu, bëhet denoncimi i dytë që na tregon se Kovaçi nuk e ka mendjen tek letrat që firmos, por tek kompania ku do të çojë paratë e fondit të prokuruar.
Si u pasurua Spartak Kovaçi?
Babai i Spartak Kovaçit, Petrit Kovaçi, me kompaninë e ndërtimit ‘Adriatik‘ me nipt J61807505I, ka marrë mbi 20 milionë euro tendera nga Bashkia e Durrësit, me në krye Emiriana Sakon.
Tenderat i ka marrë me pazar në tavolinë, me ofertë fituese sa fondi limit dhe duke mashtruar me volumin e punimeve.
Në total, pra edhe nga bashki dhe institucione të tjera, Petrit Kovaçi ka marrë mbi 35 milionë euro tendera.
Ndërkaq, ortakët e Petrit Kovaçit, kanë marrë mbi 15 milionë euro tendera drejtpërdrejtë nga Spartak Kovaçi, që është i biri i Petrit Kovaçit.
Ortakët në tendera të Petrit Kovaçit që kanë marrë tendera miliona euro nga i biri Spartak Kovaçi janë:
-Artan Sako, vëllai i ish-komandantit të Gardës, Gramos Sako, administrator dhe bashkëpronar i kompaninë së ndërtimit “2 T” shpk, përfituese e mbi 100 milionë euro tendera të dyshimtë dhe me flamur të kuq korrupsioni.
-Alfred Ibrahimi, Ramadan Ibrahimi, Jorgjie Ibrahimi dhe Eduart Ibrahimi, bashkëpronarë të kompanisë “Ed Konstruksion”, përfituese e mbi 100 milionë euro tendera gjatë viteve të fundit.
Në fund të vitit të kaluar, pati informacione të pakonfirmuara zyrtarisht se hetuesit e BKH kishin sekuestruar kompiuterin e zyrës së drejtorit të Ujësjellësit.
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Discussion about this post