GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjyqtarja nën akuzë për kallëzim të rremë, Hoxha: Ka marrë edhe telefonata kërcënuese

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjyqtarja nën akuzë për kallëzim të rremë, Hoxha: Ka marrë edhe telefonata kërcënuese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha ka ngritur dyshime lidhur me hetimin e kryer nga Prokuroria e Tiranës, që akuzon gjyqtaren Arnisa Këlliçi për kallëzim të rremë, pasi denoncoi se kishte marrë kërcënime.

Sipas Hoxhës, hetimi nuk duhej të bëhej nga Prokuroria e Tiranës, pasi kjo e fundit bie në konflikt interesi me çështjen. I ftuar në “Top Talk”, Hoxha tregoi se që në fillim, Këlliçi ishte shprehur se hetimi po bëhej në mënyrë tendencioze.

“Është një çështje që të bën të ndihesh keq. Pati një kallëzim në fillim nga kancelari i gjykatës dhe më pas nga gjyqtarja. U morën masa, gjyqtarja dhe familja u vunë në mbrojtje. Gjyqtarja kërkoi që hetimi të mos bëhej nga Prokuroria e Tiranës. Sot shkoi në Durrës.

Gjyqtarja pretendonte se hetimi që në fillim ishte tendencioz, që nga mënyra si u mor në pyetje. Hetimin s’mund ta bëjë Tirana sepse ka konflikt interesi”, tha Hoxha në Top Talk.

Sipas gazetarit, gjyqtarja ka marrë edhe telefonata kërcënuese, të cilat janë regjistruar.

“Kallëzimi nuk është bërë vetëm për letrën, është bërë për shkak të kallëzimet të bëra me telefon. Dhe telefonatat janë të regjistruara. Në fillim, u tha që nuk dihet si ka hyrë letra brenda. Ndërkohë, sot Prokuroria thotë se e ka shkruar gjyqtarja, si e hetuan. Si e zbuluan. Çfarë u bë me telefonatat. Prandaj me hetimin duhet të merrej një organ jashtë kryeqytetit”.

Ndërkohë, pak minuta më parë, Këshilli i Lartë Gjyqësor pezulloi nga detyra gjyqtaren Arinsa Këlliçi, e cila nga denoncuese, u kthye në subjekt hetimi që i kushtoi vendin e punës.

Më 20 janar emri i gjyqtares së gjykatës së Tiranës, Arnisa Këlliçi iu shtua listës së njerëzve të drejtësisë që merren në mbrojtje pas kërcënimeve, por hetimet e prokurorisë së Tiranës zbuluan se gjyqtarja në fjalë e ka sajuar të gjithë ngjarjen.

Etiketa: gjyqtareHoxhaKellici

Lajme të lidhura

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial
Aktualitet

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë
Aktualitet

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

19:33 - 02/10/26
Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë
Aktualitet

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26
Para
“Rama e Berisha, kukuvajka”, Basha: 50 mln euro për ndihmë ushtarake për Kosovën

Zyrtarët e korruptuar, Basha propozon amendamentin për strategjinë e sigurisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com