GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zyrtarët e korruptuar, Basha propozon amendamentin për strategjinë e sigurisë

16:37 - 07/02/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Rama e Berisha, kukuvajka”, Basha: 50 mln euro për ndihmë ushtarake për Kosovën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti Lulzim Basha, i cili ka marrë drejtimin e PD-së së vulës, ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, amendamentin për disa ndryshime në Projektligjin “Për miratimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë”.

Basha propozoi dhe përfshirjen e mbështetjes nga Republika e Shqipërisë për Republikën e Kosovës në formën e ndihmës financiare për nevoja të mbrojtjes dhe sigurisë në vlerën prej së paku 5 miliardë lekë në vit, duke filluar nga viti 2024.

Propozimi i dytë lidhet me trajtimin e rrezikut që vjen nga korrupsioni në nivele të larta. Për këtë Basha propozon përfshirjen në strategjinë e sigurisë kombëtare të fuqizimit të bazës ligjore dhe instrumenteve të kontrollit të integritetit të figurës së politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të shtetit.

“Sulmi terrorist i 24 shtatorit 2023 në Kosovë nuk ishte një incident i izoluar. Përpjekja për të inskenuar tensione permanente në disa vende të rajonit dhe në veçanti infiltrimi i strukturave të armatosura paraushtarake në Kosovë për të orkestruar marrjen me dhunë të një pjese të territorit të një shteti të pavarur, tregojnë qartë për një strategji destabilizimi dhe zhytjen e Ballkanit Perëndimor në kaos dhe minimin e krahut juglindor të NATO-s”, shprehet Basha në draft amendamentin e tij të depozituar tashmë në Kuvend.

Sipas Bashës, “mbrojtja dhe siguria e integritetit territorial, kapaciteteve të sigurisë dhe funksionimit të institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës, janë prioritete të sigurisë kombëtare të Republikës së Shqipërisë, që burojnë jo vetëm nga detyrimi kushtetues, por gjithashtu dhe në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare për të siguruar, paqe, stabilitet dhe rritje të bashkëpunimit në rajonin tonë drejt së ardhmes dhe vlerave euro-atlantike. Në vijim të frymës së parimeve të parashtruara më lartë, Republika e Shqipërisë duhet të japë një kontribut real aktiv ndaj Republikës së Kosovës në formën e ndihmës financiare për nevoja të mbrojtjes dhe sigurisë në vlerën prej së paku 5 miliardë lekë në vit duke filluar nga viti 2024.

Ky kontribut aktiv financiar i Republikës së Shqipërisë për Republikën e Kosovës duhet të ofrohet me qëllimin rritjen e kapaciteteve të saj të sigurisë për të penguar me çdo kusht aktorë të tretë që synojnë të shfrytëzojnë çështjet ndëretnike për të influencuar zhvillimet e brendshme politike, dhe amplifikuar problematikat ekzistuese me qëllim destabilizimin e rajonit dhe përkeqësimin e parametrave të sigurisë”.

Propozimi i dytë lidhet me trajtimin e rrezikut që vjen nga korrupsioni në nivele të larta. “Korrupsioni përbën një kërcënim të qartë dhe të pranishëm ndaj sigurisë kombëtare dhe kërkon një përgjigje në përputhje me frymën dhe vendimet e aleatëve tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është prioritet në “Strategjinë e Sigurisë Kombëtare”. Integriteti i zyrtarëve të lartë publikë është parakusht për një qeverisje demokratike dhe për funksionimin e shtetit të së drejtës. Fakte dhe të dhëna të bëra publike gjatë viteve të fundit provojnë se korrupsioni në nivele të larta, dhe bashkëpunimi mes zyrtarëve të lartë publikë dhe krimit të organizuar është në nivele shqetësuese duke rrezikuar funksionimin normal të shtetit dhe cenuar sigurinë kombëtare.

Pavarësisht zhvillimeve të fundit në fushën e drejtësisë penale korrupsioni mbetet i theksuar dhe ka një ndjesi të publike të pandëshkueshmërisë ndaj politikanëve dhe zyrtarëve publikë. Fuqizimi i bazës ligjore dhe instrumentave të kontrollit të integritetit të figurës në politikë dhe qeverisje ndihmojnë luftën kundër korrupsionit duke i shërbyer drejtpërsëdrejti forcimit të sigurisë kombëtare”, shprehet Basha në argumentet me të cilat ka shoqëruar amendamentin e tij.

Tashmë ky amendament është dorëzuar në Kuvend dhe pritet të kalojë për miratim së bashku me Strategjinë e Siguria Kombëtare.

Etiketa: BASHAdokumentstrategjia

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Mes Escobar dhe Kim, Tabaku zbardh detaje nga biseda në DASH

Mes Escobar dhe Kim, Tabaku zbardh detaje nga biseda në DASH

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com