GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

GJKKO shpall vendimin për Gjicin dhe Alma Kaçin, ja sa dënohen

19:53 - 07/02/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Instalohet në gotë kafeje, kjo është kamera 400 dollarë që ‘mori në qafë’ Gjicin (FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme shpalli vendimin sot ndaj ish-Kryebashkiakut të Kukvsit, safet Gjici dhe Alma Kaçit, lidhur me video-skandalin në zyrën e Kryetarit të Bashkisë.

Kështu GJKKO dënoi me 3 vite burgim ish-kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici për akuzën e korrupsionit, ndërsa nga gjykimi i shkurtuar dënimi ulet me 2 vite.

Gjykata ka ndryshuar akuzën ndaj Gjicit nga korrupsion në shpërdorim detyre. Ndërkohë, për Alma Kaçin, gjykata ka dhënë dënimin me 1 vit burg, duke e shpallur fajtore atë për prostitucion.

Sipas SPAK, Safet Gjici ka përfituar favore seksuale nga Kaci, duke i premtuar kësaj të fundit një projekt për qentë. Ndërsa Kaçi ja ka ofruar favoret, përderisa kryen marrëdhënie seksuale orale në zyrën e punës së kryebashkiakut.

Në seancën e sotme, ku Gjici dhe avokatët e tij paraqitën mbrojtjen, deklaruan se video ishte realizuar me porosi të Abedin Oruçit, për të cilin ish-Kryebashkiaku tha se ka pasur përplasje që prej 2019-ës.

Gjici mësohet të ketë thënë në GJKKO se përplasja me Oruçin kishte të bënte me bllokimin që ish-Kryebashkiaku i kishte bërë disa pronave të bashkisë që ishin zaptuar nga Uruçi.

“Unë kam shkelur vetëm etikën. Nuk kam shkelur asnjë nen asnjë ligj. Kërkoj të shpallem i pafajshëm. Videon e ka paguar kundërshtari im politik Urcuci. Edhe sot them si ka mundësi që rashë pre i atij provokimi. U kërkoj falje familjarëve”, mësohet të ketë deklaruar Gjici. Sipas tij, ndaj Oruçit ka 5 akuza nga Prokuroria e Kukësit.

Gjici, ish-kryebashkiak i Kukësit, u mor i pandehur dhe po gjykohet në GJKKO pas publikimit të video-skandalit ku ai shfaqej në zyrën e tij bashkë me Alma K. duke kryer marrëdhënie, ndërsa më parë vajza ishte interesuar për një tender lidhur me trajtimin e qenve të rrugës.

Abedin Oruçi ka mbajtur pozicionet e ish-Prefektit dhe ish-Kreut të Këshillit të Qarkut të Kukësit.

Pjese nga deshmia

“Kam disa gjëra shtesë për të thënë përpos atyre që tha avokati. Përplasja ime me Abedin Orucin ka nisur që në vitin 2019 kur unë në cilësinë e kryetarit të bashkisë i hoqa atij rrethimin me kangjella hekur të sheshit para bashkisë sepse nuk ishte pronë e tij. Këtë gjë e provova në bazë të dokumetave në kadastër që ajo tokë nuk ishte e Abedin Orucit.

Behët fjalë për 9.3 dylym toke. Po ashtu unë nuk kam lejuar që Abedin Oruci të ndërtojë një objekt pa leje në afersi të liqenit të Kukësit. Po ashtu me Orucin kam pasur edhe përplasje fizike ditën që ka qenë në Kukës ambasadorja holandeze. Kam bërë kallëzim për Orucin, 5 akuza ka pasur në ngarkim të tij në prokurorin e Kukësit por kanë arritur që t’i pushojnë.

Konflikti mes nesh ka qenë i hapur dhe ai e pagoi Alma Kacin në shenjë hakmarrje pse unë nuk e lashë të zaptonte pronat e bashkisë dhe të ndërtonte në mënyrë të paligjshme. Ai ka qenë 1 vit e ca në kërkim për çështjen e ndërtimeve pa leje. Abedin Oruci më ka sulmuar për shkak të detyrës, që nga 2019 pasi une s’kam pas asgjë personale kam bere vetem detyren.

Kush me ka dhënë substance narkotike Alma Kaci me bashkëpunëtorin e saj pse këtë fakt nuk e heton prokuroria.

Pse Alma pasi bëri videon ja dha Abedin Orucit, pse nuk eshte hetuar ky fakt, ndërkohë qe unë hetohem prej 6 muajsh a thua se kam krijuar organizate terroriste.

Ku është premtimi qe i kam bere une Alma Kacit per projektin se nga telefoni im nuk doli asgjë ndërkohë që ajo kishte komunikuar me Orucin. Unë i thashë shko tek zëvendësi Almës por ajo as aty nuk e dorëzoi.

Në buxhetin e 2023 ne nuk kishim të parashikur një gjë të tillë fond për qent. Ata me sulmuan pse nuk i lejova të ndërtojnë pa leje dhe të përvetësojnë tokën.

Unë kam marre dënimin më të madh. Dënimi është moral, u kërkoj falje familjareve të mi dhe qytetarëve të Kukesit. Oruci donte që të ikja unë dhe të vinte në zbatim projektët e tij, shkoni në Kukës dhe shikoni si i kanë zaptuar pronat e bashkisë.

Abedin Oruci ndër vite ka pas 25 çështje penale. Unë kërkoj pafajësi, sepse nuk kam shkel asnjë ligj”.

Etiketa: gjiciGJKKOkaciKryesore1

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Nga dasma te planet për tu bërë nënë, Dafina Zeqiri flet pa doreza

Nga dasma te planet për tu bërë nënë, Dafina Zeqiri flet pa doreza

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com