GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gjermania në krizë, një stuhi ekonomiko-politike po shpërthen

në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjermania në krizë, një stuhi ekonomiko-politike po shpërthen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ekonomia gjermane është në gjendje krize. Qeveria synon të përmirësojë kushtet e biznesit për kompanitë, por nuk po gjen dot një ujdi. Çfarë thonë ekspertët?

Edhe pse koalicioni i tre partive në pushtet në Gjermaninuk është sigurisht një shembull ideal i unitetit, lideri liberal dhe ministri i Financave Christian Lindner si dhe ministri i Ekonomisë, ekologjisti Robert Habeckkanë të paktën një qëllim të përbashkët. Ata mendojnë se duhet të lehtësohen nga taksat e shumta sipërmarrësit në Gjermani, me qëllim  që të forcohet ekonomia. Qeveria po debaton për mënyrën e duhur për të arritur këtë qëllim.

Habeck foli në favor të një fondi të posaçëm investimi që do të ofronte lehtësim tatimor. Ministri i Financave Lindner nuk është pro, duke argumentuar se kjo do të nënkuptonte rritje të borxhit. Lindner propozoi heqjen e taksës së solidaritetit për kompanitë – kjo taksë paguhet në perëndim të vendit për zhvillimin e pjesës lindore, të ish-RDGJ. Kryetarja e të Gjelbërve, Ricarda Lang, e kritikoi këtë propozim të Lindnerit, duke pretenduar se nuk kishte dëgjuar se si do të kompensoheshin fondet që do të mungonin më pas.

Dy filozofi të ndryshme

Stefan Kooths nga Instituti për Ekonominë Botërore (IfW) nga Kieli beson se këto janë dy filozofi krejtësisht të ndryshme. Sipas tij, Habeck nuk kujdeset për uljen e taksave për kompanitë në total, “por për të lidhur menjëherë menaxhimin e ekonomisë me të”. Ai duhet të formulojë saktësisht, se cilat investime specifike i nënshtrohen lehtësimit tatimor”.

Dhe sipas propozimit të Lindner, thotë Kooths, nuk ka synim për të menaxhuar flukset ekonomike, por një ulje të përgjithshme të shpenzimeve për kompanitë. Kreu i Institutit për Kërkime Ekonomike (ifo) nga Mynihu, Clemens Fuest, thotë se qeverisë gjermane i mungon një strategji ekonomiko-politike. “Ka një divergjencë të madhe mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Financave dhe rrjedhimisht shumë pasiguri”, thotë Feust.

Ekonomistët janë të ndarë kur bëhet fjalë për borxhet e reja. Karsten Basensky, kryeekonomist i Bankës ING beson se forcimi i ekonomisë nuk është i mundur pa huamarrje: “Kur kemi shpenzime qeveritare që arrijnë në pothuajse pesëdhjetë për qind të prodhimit të brendshëm bruto, atëherë teorikisht kam të drejtë të them, se mund të kap diçka aty-këtu.” Por realiteti politik është ndryshe, ndaj është më e thjeshtë të merren kredi të reja.

Stefan Kooths nuk mendon kështu. Ai kundërshton lehtësimin për ekonominë me kredi dhe paralajmëron se tashmë ka një konflikt për shpërndarjen e parave: “Po hyjmë në një fazë ndryshimesh demografike, të cilat fatkeqësisht sjellin me vete intensifikimin e konflikteve për shpërndarjen në Gjermani”. Kooths shton se kreditë nënkuptojnë vetëm shtyrjen e konfliktit për të ardhmen.

Çfarë mendon kancelari?

Kancelari gjerman Olaf Scholz ndërhyri në debatin mes Lindner dhe Habeck. Ai vuri në dukje se duhet përpilohet një “Akt i Mundësive të Rritjes Ekonomike”, i cili ofron stimuj tatimor për investimet dhe teknologjitë që ndihmojnë në mbrojtjen e klimës.

“Shpresoj që edhe me pëlqimin e landeve të vijë diçka nga ky projekt shumë konkret dhe praktik, i cili duhet të lehtësojë aktivitetin investues të kompanive”, tha Scholz. Aktualisht ligji ka ngecur në Komisionin e Ndërmjetësimit mes dy dhomave parlamentare. Landet e kritikojnë ligjin, sepse besojnë se ai do t’ua ngarkonte atyre shumicën e kostove. Kjo është arsyeja pse është e paqartë se kur do të miratohet ligji. Komisioni i Ndërmjetësimit do të mblidhet sërish më 21 shkurt.

Habeck ka frikë se landet mund të zvogëlojnë lehtësimin e planifikuar të ekonomisë me tetë miliardë euro: “Në fund vlera do të jetë tre miliardë, kështu që paketa po bëhet më e vogël, pothuajse homeopatike,” paralajmëroi ministri i Ekonomisë Habeck, në një paraqitje në televizionin e parë gjerman, ARD.

Gjermania po dobësohet në përmasat ndërkombëtare

Një stuhi ekonomiko-politike po shpërthen në Berlin, e cila është shkaktuar nga mosveprimi në vende të tjera. Në janar, sipas sondazheve, disponimi i biznesmenëve u përkeqësua sërish. Gjithnjë e më shumë kompani raportojnë se mungojnë porositë si në industri ashtu edhe në aktivitetet e shërbimit. Pasojat janë të parashikueshme.

Gjermania do të vazhdojë të mbetet prapa konkurrencës ndërkombëtare. Ekonomistët parashikojnë rritje më të lartë në Spanjë, Itali apo Francë sesa në Gjermani. Duket se diferenca në krahasim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jetë veçanërisht e madhe, sepse ekonomia atje është rritur së fundmi me tre përqind.

Taksat e ulëta nuk janë shkopi magjik

Ekonomistët janë unanim në vlerësimin e tyre se vetëm shpenzimet e ulëta tatimore nuk mjaftojnë për të ndihmuar në rimëkëmbjen e ekonomisë. Kooths vëren se atraktiviteti ekonomik i një vendi varet nga një sërë faktorësh. Por ai paralajmëron se Gjermanisë dalëngadalë po i mbarojnë argumentet për të bindur botën se ajo është ende një vend i mirë për biznesmenët./DW

Etiketa: Gjermanikrize

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
U dërgua me urgjencë në spital, humb jetën turisti austriak në Korçë

Grabitje me dhunë në një banesë, i moshuari në gjendje të rëndë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim
Aktualitet

Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

12:00 - 11/11/26

Dy persona të shpallur në kërkim janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në...

Lexo më shumë
PD kundër projekt-kalendarit/ Bardhi: Të mos përfshihet Reforma Territoriale, të vijojë konsultimi publik

Bardhi: Nuk kemi bojkotuar Reformën Zgjedhore, PS po zvarrit procesin dhe po shmang rekomandimet

11:55 - 11/11/26
Balla: Veliaj duhet të përballet vetë me drejtësinë, mos të përfshijë Partinë Socialiste

Balla paralajmëron miratimin e njëanshëm të reformës zgjedhore: Opozita të reflektojë ose…

11:46 - 11/11/26
Balla: Veliaj duhet të përballet vetë me drejtësinë, mos të përfshijë Partinë Socialiste

Balla: Veliaj duhet të përballet vetë me drejtësinë, mos të përfshijë Partinë Socialiste

11:26 - 11/11/26
Taksistët në protestë, kërkojnë taksa më të ulëta dhe kufizimin e numrit të licencave

Taksistët në protestë, kërkojnë taksa më të ulëta dhe kufizimin e numrit të licencave

11:15 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com