GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Suli përjashton 13 firma nga tenderi që t’i japë 370 MLN lekë të arrestuarit nga SPAK

15:13 - 08/02/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Taksat e qytetarëve të Kamzës shkojnë për të gostitur miqtë e kryetarit Rakip Suli dhe çfarë mbetet nga korrupsioni bëhet beton

Taksat e qytetarëve të Kamzës shkojnë për të gostitur miqtë e kryetarit Rakip Suli dhe çfarë mbetet nga korrupsioni bëhet beton

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Taksat e qytetarëve të Kamzës shkojnë për të gostitur miqtë e kryetarit Rakip Suli dhe çfarë mbetet nga korrupsioni bëhet beton. Sapo regjistrohet një tender në sistemin e APP nga Bashkia Kamëz, menjëherë dihet që bëhet fjalë për shtrim rrugësh.

Duket sikur Paskuqani, Kamza dhe Babrruja janë shtruar cep më cep me këto tendera. Por, faktet e çdo jave kanë treguar se arnimi i rrugicave në lagjet periferike janë thjesht mbulesa e abuzimeve përmes prokurimeve.

Këtë herë, Suli njofton se po mbush gropat me beton në 4 rrugë ekzistuese, ku në total janë 1.26 km gjatësi. Ditën e sotme Bashkia Kamëz ka publikuar në sistemin e APP tenderin me objekt “Ndërtim Rrugët “Haki Stërmilli+Ujëmisht+Akademia+Dine Doda” dhe fond limit prej 370 milionë lekësh (Pa TVSH).

 

Duke qenë se Suli po hedh fond të madh, menjëherë 14 kompani kanë nxituar që të përfitojnë nga kjo mundësi. Mirëpo kryebashkiaku ndjek linjën me fitues të paracaktuar me kohë, para se të hapet gara zyrtarisht.

Këtë e tregon fakti që menjëherë në fazën e parë komisioni ka skualifikuar 13 kompani, duke lënë të vlefshëm vetëm zarfin e dorëzuar nga kompania “LIS KONSTRUKSION” ose ish – “EURO-ALB”.

Kështu, firma në pronësi të Dorina Muratit përfitoi kontratën pa patur përballë konkurrentë dhe në mënyrë të padrejtë, sepse tenderi duhej anuluar. Open Data i ka vendosur “Flamurin e Kuq” këtij prokurimi për të sinjalizuar riskun e korrupsionit. Mbase ngjyra e kuqe mund të tërheq edhe SPAK të hetojë më thellë mbi tenderat e rrugëve që po zhvillon Bashkia Kamëz.

Ky tender është edhe sfidë që kryebashkiaku po i bën SPAK-ut, duke i dhënë fondin një personi të arrestuar për korrupsion. Siç e shohim në dokumente, kompania fituese në 2016 ka ndryshuar pronar, sepse themeluesi dhe pronari i vërtetë i saj është Bujar Murati, i cili ja kaloi kuotat familjares së tij Dorina Murati. Ndërsa, në mars të vitit 2023 është bërë edhe ndryshimi i emrit të kompaninë nga Euro-Alb në LIS KONSTRUKSION.

Këto lëvizje janë bërë për të mbuluar abuzimet që Murati ka bërë përmes kësaj firme që ka dosje në SPAK.

Kush është  Bujar Murati?

Biznesmeni Bujar Murati u arrestua në korrik të  2021 me urdhër të SPAK për afera me tendera me kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe dhe grupin e tij. Ky është një emër i njohur për drejtësinë dhe në fushën e prokurimeve në shkelje të ligjit. Në vitin 2009, Murati mbante postin e drejtorit të përgjithshëm të prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme kur u arrestua për tenderin e uniformave të policisë, i paracaktuar për kompaninë “Gjergjefi”, me pronar Jani Gjergjefi.

Në dhjetor 2009, gjatë operacionit ‘Prokurimi i fundit”, u arrestuan edhe pronari i kompanisë fituese Jani Gjergjefi, specialisti Redi Popescu, shef i prokurimeve në Gardën e Republikës Tahir Imami si dhe biznesmenët Artan Berberi dhe Agur Sadiku. Sipas prokurorisë dhe policisë, tre biznesmenët do t’u jepnin një pjesë të fitimit tre funksionarëve publikë, në këmbim të shpalljes fitues të tenderit.

Bujar Murati, jo vetëm i shpëtoi dënimit, por në janar të vitit 2014 depozitoi një padi civile në Gjykatën e Tiranës, duke kërkuar dëmshpërblim për ditët e burgut

. Murati ka themeluar kompaninë e ndërtimit “Euro Alb” në vitin 1999. Në vitin 2006, Murati ia dhuroi aksionet në masën 100 % bashkëshortes së tij, Doriana Murati. Pas shkarkimit si drejtor prokurimesh, arrestimit dhe më pas shpëtimit nga dënimi, Bujar Murati, në dhjetor të vitit 2013, i rimerr sërish aksionet, tashmë përmes dhurimit nga bashkëshortja e tij. Është pikërisht kompania “Euro Alb”, e cila ishe paracaktuar fituese tenderit abuziv me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës në Bitaj të Lushnjës. Sipas dosjes, kompania e Muratit e kishte fituar tenderin me dokumente të falsifikuara, me ofertë gati sa fondi limit, përmes përjashtimit arbitrar të kompanive të tjera, duke ndarë më pas një pjesë të parave të tenderit sipas rolit në këtë aferë.

Megjithatë, tenderi korruptiv për kanalin e ujitjes në Lushnje, mund të jetë maja e ajsbergut. Gjatë katër viteve të fundit, kompania e Bujar Muratit, herë e vetme dhe herë duke u bashkuar me kompani të tjera, është shpallur fituese e të paktën 66 tenderave në total, me vlerë miliona euro. Nga 66 tendera, kompania e Bujar Muratit, 18 tendera i ka marrë me procedura tejet të dyshimta. 18 tenderat karakterizohen nga mungesa e plotë e garës dhe skualifkimi në bllok të të gjithë konkurrentëve të tjerë.

Në nëntor të vitit të kaluar, kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, u thirr dy herë nga SPAK.

Prokuroria po kryen hetimet ndaj Sulit dhe zyrtarëve të tjerë për disa vepra penale, siç janë “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Në kuadër të kësaj çështje, pasi SPAK ka sekuestruar të gjitha procedurat e ndjekura nga zyrtarët ka thirrur edhe Sulin të japë shpjegime.

Prokuroria ka tashmë të plotësuara hetimet për dy çështje: dëmshpërblimet për banesat e dëmtuara nga tërmeti dhe i dyti është për tenderat e pastrimit të qytetit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimarrestbujar muratiRakip SuliSpaktender

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Vendi ku punëtorët mund të injorojnë thirrjet e shefave

Vendi ku punëtorët mund të injorojnë thirrjet e shefave

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit....

Lexo më shumë
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com