GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Alma Kaçi i dërgoi foto shantazhuese vajzës të drejtuesit të lartë të policisë”

23:12 - 08/02/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Videoskandali me Gjicin, Alma Kaçi thyen heshtjen: Misioni im ishte… INTERVISTA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha, ka zbuluar një tjetër rast ku përfshihet Alma Kaçi, personi që u shfaq në video skandalin e Safet Gjicin.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se Kaçi u dënua edhe për shkak se i dërgoi foto shantazhuese vajzës adoleshente të një drejtuesi të lartë të policisë në Durrës, ku ky i fundit shfaqej i zhveshur.

Hoxha tha se Alma Kaçi u dënua me gjobë në këtë rast, por shtoi se Kaçi ka qenë e përfshirë në disa raste të ngjashme shantazhi.

“Ka edhe një vendim tjetër, e ka dhënë gjykatësja Migena Lasta dhe ka qenë e pandehur zonja në fjalë, por aty e akuzuar me akuzën e shantazhit të të miturve.

Ndërkohë ishte nën hetim për këtë cështje tjetrë.

Kjo që bëri Alma Kaçi atje, i kushtoi taksapaguesit një palë zgjedhje të tjera.

Por ne paguam kosto për këtë gjë.

Në këtë rast, e pandehura u akuzua sepse i ka çuar një video dhe disa mesazhe, vajzës adoleshente të një zyrtari të lartë të policisë në Durërs.

Ia ka cuar dhe I ka thënë që babai jot është i dashuri im.

Vajza adoleshente i ka thënë, babai im ka nënën time, dhe kjo i ka cuar një video dhe foto ku paraqitet i zhveshur nudo dhe ka të shkruar në trup emrin e Almës.

Alma i thotë vajzës, nëse babai jot do kishte nënën tënde, do të mbante emrin e saj dhe jo timin.

Alma Kaci është gjetur fajtore dhe është dënuar, për shkak edhe të kushteve dhe problemeve, u dënua me një shumë prej 2 milionë lekëve të vjetra.

Më përpara është përdorur edhe për shantazhe. Ka patur zyrtarë edhe më të rëndësishëm. Njëri në Durrës ka qenë përfaqësues i lartë politik vajti deri drejt vetëvrasjes.

Pra për të parandaluar rastet e shantazheve që u bëhet zyrtarëve.

Ka patur edhe një rast tjetër, që ka marrë banesa nga fondi i rindërtimit. Ajo çështje nuk u publikua asnjëherë.

Ky vendim që sapo përmenda, në fakt të bën të dyshosh, që të dyja vendimet e marra bashkë duhet të kishin një përfundim tjetër.

SPAK heton për korrupsion dhe jo për këtë akuzë ushtrim prosti*ucioni. Do të shohim vijimin e kësaj cështje”, tha Hoxha.

Lidhur me dënimet e Safet Gjicit dhe Alma Kaçit, Hoxha deklaroi se iu duk si një dënim “as mish as peshk”.

“Në këto momente kur ka gjëra më të mëdha, këto gjërat e vogla rrëshkasin. Kjo histori nisi me akuzën e korrupsionit dhe gjykata speciale, mu duk vendim as mish as peshk, sepse nëse binte akuza për korrupsion më mirë nxirre të pafajshëm. Në marrëdhënien e tyre njëri akuzohet për shpërdorim detyre dhe tjetri për pros*itucion. Në këtë rast Safeti nuk ka dhënë para. Safeti tha që para aktit, vajza i ka dhënë lëndë narkotike. Gjithë ajo ngjarje, përfundoi në këtë. Vendimi është tre vjet, por me gjykim të shkurtuar do të bëjë dy vite burg.

Për Akma Kaçin u la një vit burg. Prokuroria do ta apelojë vendimin, por edhe avokatët e dy të dënuarve. Palët kanë dalë të pakënaqur. Edhe gjatë seancës së djeshme, u këmbëngul që persona të tretë e kanë inciuar këtë.

U përmend Abedin Oruçi, kam nxjerrë një rast para dy vitesh, që kishte rrahur Safet Gjicin. Abedini ka qenë kryetar komune, është personazh i rëndësishëm atje. Në Kukës ka qenë mbëashtetës i opozitës. Safeti ka qenë mbështetës i së djathtës, por pastaj e çoi Rama prefekt. Abedin Oruçi ka patur mbështetje lokale aty, ka qenë faktor lokal. Nuk kishte rëndësi kush e thërriste, por ai kishte votat e veta të palëvizshme. Përplasja e tij me Safet Gjicin, që u çua si dorë e fortë e Ramës atje. Ishin dy faktorë lokalë që u përplasën.

Sot jemi para faktit që as u hetuaçcfarë ndodhi, as pse e bëri, asgjë. Jemi para faktit që këta u dënuan, qentë e Kukësit shpëtuan”, tha Hoxha.

Etiketa: Alma KaçidrejtuesiPolicia

Lajme të lidhura

Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025
Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Para
Si do të nisë java? Mësoni parashikimin e motit

Parashikimi i motit, 9 Shkurt 2024

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka rrëfyer se është takuar me kryedemokratin Sali Berisha, pas kafes që...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25
Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com