GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Alma Kaçi: Në zyrën e Gjicit shkova si gazetare, ja detajet që nuk thuhen…

21:17 - 09/02/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Me vrap brenda! Alma e Safetit nxehet me gazetarin: Avash ëëë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Alma Kaçi thotë se vendimi i dhënë për çështjen e saj dhe të Safet Gjiçit, tregoi se drejtësia është politike.

“Pa dyshim asnjërën nga këto të dyja. Përderisa u ndërrua akuza, dihet që po përdoret për politikë. As që bëhet fjalë. Si dhe për të lehtësuar zotërinë në fjalë, sepse ai sipas meje duhej të kishte dy akuza, edhe shpërdorim detyre, edhe korrupsion pasiv. Megjithatë, ia hoqën këtë të korrupsionit pasiv dhe ia lanë shpërdorim detyre si e si për ta lehtësuar.

Dalë në konkluzion që mendova se kishte drejtësi, do jenë blerë gjykatat. As që bëhet fjalë sipas mentimit tim. Për mua kjo vepër penale është e patolerueshme. Për të vetmen arsye se e kam theksuar edhe herë tëë tjera, kam punuar në një media investigative që është Fiks Fare. Nuk e di pse më lanë në baltë, por dua të them se këtu nuk ka drejtësi. Po e përdorin për politikë”, tha ajo në një intervistë për Syri Tv.

Kaçi tha se regjistrimet i ka bërë për llogari të emisionit ‘Fiks Fare’.

“Në zyrën e Safet Gjicit përfundova nga emisioni Fiks Fare. Çdo gjë ishte e planifikuar prej tyre. Ka qenë para votimesh, ka qenë një valë e nxehtë, ne morëm disa kryetarë bashkie për blerje votash etj. Ndërkohë te ky pamë gjënë interesante që ky përdorte zyrën e tij për epshet e tij shtazarake.

E diskutuam, e analizuam me të stafit, që është kryeredaktorja dhe gazetarja që unë bëjë temat, Antela Nika.

Dua të përmend se në disa punë që kemi zhvilluar së bashku, më kanë dhënë tema dhe së fundmi kemi bërë një blerje diplome false në Peqin, që është transmetuar, dhe emrin e personit Bedri Dervishi që ishte sekseri, ajo e ka hequr.

Pse nuk merret SPAK më këtë? Antela Nika e ka hequr emrin e këtij personi.

Prokuroria e Posaçme i ka të gjitha provat se më ka sekuestruar të gjithë telefonat. Normalisht më kapi papritur dhe nuk më lajmëruan. Për shembull siç bëri me Safetin që kishte ndërruar telefonin dhe nuk i gjetën asnjë gjë normalisht. Ose i gjetën dhe është lojë fjalësh.

Pikë së pari kanë gjetur të gjithë mesazhet me Antela Nikën, me Denisa Haxhiajn, me Filip Çakullin, me të gjithë.

Me ta komunikoja punët e përditshme që kryenim. Rasti i Safet Gjicit ka qenë një pjesë që po iki në Kukës, diçka e tillë sepse e kishim diskutuar në tavolinë në lokal,’ tha Kaçi.

Alma Kaçi thotë në intervistën e saj se videoja e saj me Safet Gjicin u bë virale pasi e çoi në redaksinë e ‘Fiks Fare’.

“Sot kam çuar kartën e memories në redaksinë e ‘Fiks Fare’, të nesërmen videoja u bë virale. Nuk u transmetua, por e bënë virale. Përdorën këtë gjë, e bënë virale”, tha ajo.

Alma Kaçi akuzon se ka bërë investigime për blerje votash, por ato nuk janë transmetuar nga ‘Fiks Fare’.

“Ishte vala e nxehtë kur ishin votimet dhe për kryebashkiakët e tjerë bëhej fjalë për blerje votash. Bëhet fjalë për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Bashkia e Roskovecit, Bashkia e Fierit, ku ndër të tjera kërkonin se çfarë personash ke në fis, të m’i sjellësh me emra dhe mbiemra dhe u premtonin punë.

Të gjitha këto raste janë bërë kundrejt marrjes së votës dhe kundrejt emisionit ‘Fiks Fare’ dhe që nuk janë transmetuar.

Për shembull në Bashkinë e Kavajës, ish-kryebashkiaku përmes vëllait të vet, ndante ushqime te komuniteti rom, jepte tollona, edhe lekë ndoshta, por që nuk asistova dot për lekë.

Edhe për kryebashkiakët e Fierit dhe Roskovecit është e njëjta skemë”, tha Kaçi.

Etiketa: akuzatAlma Kaçigjici

Lajme të lidhura

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Para
Rama darkë me Alex Soros

Rama darkë me Alex Soros

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka regjistruar sot kërkesën e Prokurorisë për caktimin e...

Lexo më shumë
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com