GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Olaf Scholz vizitë në Washington, ja për çfarë u diskutua

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Olaf Scholz vizitë në Washington, ja për çfarë u diskutua
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E shkurtër ishtevizita e Olaf Scholzit në Uashington: Por kancelari gjerman donte të bënte të qartë edhe një herë te partnerët amerikanë, se sa e rëndësishme është që SHBA-të të vijonë ndihmën ushtarake për Ukrainën. „Nuk kemi pse ta fshehim: pa ndihmën nga SHBA, Ukraina nuk do të jetë në gjendje të vetëmbrohet”, tha Scholz, para takimit me presidentin amerikan Joe Biden.

Por për momentin ndihma amerikane për Ukrainën ka ngecur në kongres. Biden është i indinjuar: “Zvarritja e ndihmës për Ukrainën në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ngjason me një pakujdesi penale”, tha presidenti amerikan gjatë takimit me kancelarin gjerman.

Takime me kongresmenë

Scholz ishte takuar më parë edhe me përfaqësues të Kongresit amerikan për të bindur sidomos republikanët që të mos e pengojnë ndihmën për Ukrainën. Biden e falenderoi kancelarin gjerman për rolin udhëheqës të Gjermanisë. Senati më parë e kishte pranuar për konsultim projektligjin që parashikon ndihmat ushtarake për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin në masën prej 95,34 miliardë dollarë. Por miratimi i Dhomës së Përfaqësuesve si dhomë e dytë e Kongresit Amerikan është shumë i pasigurt.​​ ​​

Tani e ka radhën Evropa

Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare janë mbështetësit më të mëdhenj financiarë të Ukrainës me afro 91 milliardë dollarë. Vetëm Gjermania ka ndarë për Ukrainën që nga fillimi i Luftës, në shkurt 2022, ndihma ushtarake  prej afro 30,3 miliardë dollarësh. Nëse Biden nuk do të arrijë t’i bindë ligjvënësit amerikanë të miratojnë ndihmat për Ukrainën, atëherë barra financiare bie mbi BE-në. Olaf Scholz-it do t’i duhet të punojë për ta shtyrë Evropën, të bëjë më shumë për Ukrainën. “Kjo është detyra e shtëpisë që mori me vete Scholz-i nga Uashingtoni”, thotë Michaela Kuefner, korrespondente e Deutsche Welle-s në Berlin dhe parashikon: “Bashkimi Evropian zakonisht hyn shpejt në një krizë që cënon interesat e anëtarëve të tij. Ky moment tani duket se po afrohet.”. DW

Etiketa: Olaf Scholzwashington

Lajme të lidhura

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë
Aktualitet

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

15:10 - 03/10/26
Trump ironizon sërish Melonin: Mu lut të bënim foto bashkë, pranova se më erdhi keq
Botë

Trump ndryshon qëndrim ndaj Melonit: Marrëdhënia jonë është shumë e mirë, gjithmonë më ka pëlqyer

09:48 - 03/10/26
Rusia paralajmëron NATO-n: Do përdorim edhe armët bërthamore nëse izolohet Kaliningradi
Botë

Rusia paralajmëron NATO-n: Do përdorim edhe armët bërthamore nëse izolohet Kaliningradi

08:55 - 03/10/26
Para
Dhunoi bashkëshorten që kishte urdhër mbrojtje, ja si e pëson 59-vjeçari në Elbasan

Sekuestrohet pasuria me vlerë 450 mijë euro në Elbasan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhja e Presidentit/ Kreu i PDK pas takimit me Albin Kurtin: Të gatshëm ta votojmë
Breaking Views

Zgjedhja e Presidentit/ Kreu i PDK pas takimit me Albin Kurtin: Të gatshëm ta votojmë

23:28 - 03/10/26

Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme të bisedojë me Vetëvendosjen për zgjidhjen e ngërçit për çështjen e presidentit të...

Lexo më shumë
Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

22:04 - 03/10/26
Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

21:49 - 03/10/26
Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

21:15 - 03/10/26
Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

20:43 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com