GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Asambleja e PS, Rama godet Erion Veliajn: “Je bërë si OJF”

15:29 - 11/02/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj ‘lëpin’ Ramën: Kryeministri më i mirë i shekullit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lajmet e para që rrjedhin nga Asambleja me dyer të mbyllura e PS, flasin për kritika të forta të kryeministrit ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Shkak për goditjen e Erion Veliaj është bërë analiza e punës në qarkun e Tiranës i cili kryesohet nga Veliaj.

Në këtë kuadër, ministrja e shëndetësisë, Albana Koçiu, e ngarkuar me mbikqyrjen e Rogozhinës dhe Kavajës ka bërë një raport kritik për mbarëvajtjen e punëse dhe mosfunksionimin e organizatës në këto qytete.

Viktima e parë duket se ka qenë deputeti i zonës, Etien Xhafaj, i cili njihet si një nga mbështetësit e fortë të Veliajt. Një burim i Lapsi.al brenda mbledhjes, ka treguar se menjherë pas vërejtjeve të ministres së shëndetësisë, e cila dyshohet se nuk ka folur me kokën e saj, e ka rimarë fjalën kryeministri që ka goditur Etien Xhafajn. Sikur të mos mjaftonte kjo, Rama i është drejtuar Veliajt me fjalët: “Ç’janë këto mbledhje kot që bën, je bërë si OJF” duke iu referuar organizimit të keq të punës.

Ashtu sikurse dihet Kavaja dhe Rogozhina janë dy nga zonat që PS doli me keq në zgjedhjete fundit lokale. Por kjo batutë ndaj lali Erit, vjen në momentin e tin më të keq në karierën e tij politike, kur delfinit të Ramës ia kanë bërë benë shumë nga figurat e larta të PS, përfshirë edhe zv/kryeministren Balluku. Të bindur se pushteti i tij i pamatë financiar dhe politik mund të tronditet nga hetimi i abuzimeve skandaloze të inceneratorit të Tiranës që e nxjerrin Veliajn gjithnjë e më shumë përgjegjës për paratë e avulluara, një pjesë e mirë e elefantëve socialistë kanë vënë bast për perëndimin e yllit të kryebashkiakut dhe shenjë negative e Ramës kundër tij interpretohet si një shenjë se Rama po e shet atë për llogari të SPAK-ut, ashtu sikurse bëri me Ahmetajn, Bllakon apo Kokën.

Një burim i dytë brenda mbledhjes i kontaktuar nga Lapsi.al, i relativizoi pak këto fakte. Me një SMS nga brenda mbledhjes ai konsideroi debatet si ‘burokraci të rëndomta partie” pa ndonjë simbolikë në zhvendosjen e ekuilibrave politikë.

Pra është ende shpejt që të arrihet në konkluzione për një ndryshim kursi brenda binomit Rama Veliaj, aq më tepër që dihet se shpesh kryeministri argëtohet duke e zhvlerësuar kryebashkiakun në publik, duke i thënë të lyejë shkallët apo të kapi lopën e fshatarit, por më pas nuk e zhvesh atë nga pushteti i madh që i ka dhuruar. /Lapsi.al/

Etiketa: Kryesore1RamaVeliaj

Lajme të lidhura

Plasin ujërat në Luz të Fushë-Krujës, amortizohet rruga kryesore, rrezik për shoferët (Video)
Aktualitet

Plasin ujërat në Luz të Fushë-Krujës, amortizohet rruga kryesore, rrezik për shoferët (Video)

11:56 - 21/01/26
“Presidenti Trump ka rikthyer sovranitetin amerikan”, Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Marco Rubios
Aktualitet

“Presidenti Trump ka rikthyer sovranitetin amerikan”, Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Marco Rubios

11:39 - 21/01/26
Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri në Vlorë, pronari nën hetim për pastrim parash
Aktualitet

Të ardhura nga krimi, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuritë e të dënuarit për trafik droge (Emri)

11:31 - 21/01/26
Para
Rama flet përpara Asamblesë: Nuk ka ndëshkime, por ripozicionime

Asambleja, Rama kritika Xhaçkës dhe degës së PS Kavajë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plasin ujërat në Luz të Fushë-Krujës, amortizohet rruga kryesore, rrezik për shoferët (Video)
Aktualitet

Plasin ujërat në Luz të Fushë-Krujës, amortizohet rruga kryesore, rrezik për shoferët (Video)

11:56 - 21/01/26

Ish-kandidati për deputet i Partisë Dermokratike, Aulon Kalaja, ka denoncuar këtë të mërkurë gjendjen skandaloze të rrugës kryesore, në Luz...

Lexo më shumë
“Presidenti Trump ka rikthyer sovranitetin amerikan”, Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Marco Rubios

“Presidenti Trump ka rikthyer sovranitetin amerikan”, Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Marco Rubios

11:39 - 21/01/26
Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri në Vlorë, pronari nën hetim për pastrim parash

Të ardhura nga krimi, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuritë e të dënuarit për trafik droge (Emri)

11:31 - 21/01/26
Nuk arriti të zgjidhej deputete, Blerina Gjylameti mesazh pas humbjes: Falenderoj Edi Ramën

Ish-deputetja socialiste, Blerina Gjylameti emërohet drejtoreshë e AKU-së

11:22 - 21/01/26
Dhëndrri dhe vajza e presidentit Trump mbërrijnë në Vlorë, takim për “Sazanin” te Uji i Ftohtë

Dhëndrri dhe vajza e presidentit Trump mbërrijnë në Vlorë, takim për “Sazanin” te Uji i Ftohtë

11:06 - 21/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com