GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Alliasi” vë në pranga 5 persona, 2 prej tyre të dënuar për vrasje në Zvicër dhe në Itali

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Alliasi” vë në pranga 5 persona, 2 prej tyre të dënuar për vrasje në Zvicër dhe në Itali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona për vjedhje, kallëzim të rremë e moskallëzim krimi, dy prej të cilëve rezultojnë me precedentë të mëparshëm kriminale.

Sipas njoftimit, arrestimi i këtyre personave u bë pasi u kapën në flagrancë duke tentuar të vidhnin në banesën e një shtetasi në rrugën “Selaudin Bekteshi”. Gjithashtu dyshohet se kanë vjedhur edhe banesën e një shtetaseje në Lanabregas.

Këta persona studionin vendet dhe banesat që vidhnin dhe vepronin në orët e vona të natës, duke ndërprerë ndriçimin elektrik të rrugës dhe të kamerave në hyrje të banesave.

Po në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi i V. K., 33 vjeç, banues në rrugën “Bajram Curri”, i dënuar më parë. 33-vjeçari ishte në ndjekje nga shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pasi kishte vjedhur një automjet “BMW”, në pronësi të një shtetasi me banim në rrugën “Myslym Keta”.

Gjithashtu, po në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Kallëzimi i rremë” dhe “Moskallëzim krimi” i A. K., 47 vjeç, banues në Tiranë dhe F. L., 48 vjeç, banues në Tiranë, të dy të dënuar më parë për vrasje dhe vjedhje.

A. K. kishte bërë kallëzim të rremë në Komisariatin e Policisë Nr. 4, se i kishin vjedhur automjetin, i cili u gjet i braktisur në anë të rrugës në Peqin të Elbasanit. Ky person në vitin 1997, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka vrarë me armë zjarri, një person, në zonën e Laçit dhe për këtë ka kryer 18 vite burgim. F. L. ka kryer 16 vite burgim në Itali, për vrasje.

Këta persona, pasi kanë vuajtur dënimin me dy vite burg në Zvicër, për vjedhje, nga viti 2018 deri në vitin 2020, janë dëbuar nga Zvicra dhe janë kthyer në Shqipëri.

Nga hetimet rezulton se këta dy shtetas, së bashku me një shtetas tjetër që aktualisht ndodhet në Angli, ushtronin veprimtarinë kriminale në fushën e vjedhjes në Itali e Zvicër, në formën e një grupi kriminal.

Etiketa: arrestimePranga

Lajme të lidhura

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)
Aktualitet

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët
Aktualitet

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

17:16 - 21/10/26
E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë
Aktualitet

E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

16:53 - 21/10/26
Para
Tifozët sulmojnë autobusin e skuadrës së shqiptarëve, dhunohen trajneri dhe 2 lojtarë

Tifozët sulmojnë autobusin e skuadrës së shqiptarëve, dhunohen trajneri dhe 2 lojtarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)
Aktualitet

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26

Ftesa e kryeministrit Edi Rama për dialog me protestuesit ka "ndezur" rrjetet sociale me meme dhe ironi. Ditën e djeshme,...

Lexo më shumë
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

17:16 - 21/10/26
E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

16:53 - 21/10/26
“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet”/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Revolta e qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!

“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet”/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Revolta e qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!

16:29 - 21/10/26
Artur Meçollari ironizon Ramën: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë! O zotëri, Ekzekutivi nuk kufizon dot liritë dhe të drejtat e qytetarëve!

Artur Meçollari ironizon Ramën: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë! O zotëri, Ekzekutivi nuk kufizon dot liritë dhe të drejtat e qytetarëve!

16:09 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com