GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ngjitja dhe rënia e ish-drejtorit të Mirel Mërtirit nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara

18:32 - 12/02/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ngjitja dhe rënia e ish-drejtorit të Mirel Mërtirit nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Brendshme komandoi në krye të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara një ish-drejtues të kompanisë së inceneratorit të Tiranës, “Integrated Energy”, por kandidatura u tërhoq brenda një ore pas denoncimit të konfliktit të interesit.

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, AAPSK – e cila administron pronat e sekuestruara të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri ndërroi dy drejtues brenda një ore të hënën.

Ministria e Brendshme komandoi fillimisht Ferdinand Tarazhin në detyrën e kryeadministratorit të AAPSK, por komandimi i tij u tërhoq mbrapsht pasi deputeti i opozitës, Belind Këlliçi denoncoi marrëdhënien e tij të punës me kompaninë “Integrated Energy” që menaxhonte landfillin e Sharrës.

“Në qershor të vitit 2023, ky personazh punësohet si Drejtor i Shërbimeve Operacionale në landfillin e Sharrës nga Integrated Energy BV SPV, si njeriu i besuar”, deklaroi Këlliçi për mediat, duke e akuzuar Tarazhin për lidhje me Mirel Mërtirin dhe gjendjen e tij në kushtet e konfliktit të interesit.

Kompania koncesionare “Integrated Energy” BV SPV e mandatuar nga qeveria shqiptare për ndërtimin e një inceneratori në Tiranë u sekuestrua në fund të korrikut 2023 dhe administrohet prej asaj kohe nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, SPAK, pronarët faktikë të “Integrated Energy” janë dy biznesmenët në arrati, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, të cilët akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash edhe me dy kompanitë e tjera të inceneratorëve në Elbasan dhe në Fier.

I pyetur nga BIRN për komandimin në krye të Agjencisë të Tarazhit, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, la të kuptohej se urdhri i komandimit të tij kishte qenë në fuqi më pak se një orë dhe ishte ndryshuar për shkak të konfliktit të interesit në dukje.

Balla shtoi se kishte komanduar më pas në krye të Agjencisë Idriz Haxhiajn, i cili mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Politikave dhe Strategjive të Rendit dhe Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme.

Balla megjithatë këmbënguli se ai kishte firmosur vetëm komandimin e Haxhiajt.

“Vetëm këtë urdhër kam bërë unë”, tha ministri, ndërsa shtoi se pozicioni do i nënshtrohej një konkurrimi të hapur dhe drejtori i ri i përhershëm do të dilte nga ky konkurrim i hapur.

Tarazhi – gjithashtu një nëpunës karrierë në Ministri të Brendshme, pranoi për BIRN se kishte punuar vetëm një muaj për kompaninë “Integrated Energy” BV SPV para se ajo të vendosej në sekuestro nga SPAK.

Tarazhi mohoi që ai ishte të ishte punësuar nga Mërtiri.

“Nuk më ka emëruar Mërtiri, nuk e njoh Mërtirin. Më ka emëruar administratori holandez,” tha Tarazhi përmes një bisede telefonike.

Landfilli i Sharrës është pjesë e kontratës koncesionare mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë Integrated Energy B.V SPV dhe vendi ku depozitohen mbetjet urbane të zonës më të populluar të Shqipërisë – përfshirë bashkinë e Tiranës dhe atë të Durrësit.

Që prej nënshkrimit të kontratës me qeverinë, kompania “Integrated Energy” ka arkëtuar rreth 100 milionë euro nga depozitimi i mbetjeve urbane dhe i dherave, por inceneratori nuk u ndërtua asnjëherë./Reporter.al/

Etiketa: agjensia e pronaveballaKryesore1

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
I diagnostikuar me kancer, Sekretari amerikan i Mbrojtjes anulon udhëtimin në…

I diagnostikuar me kancer, Sekretari amerikan i Mbrojtjes anulon udhëtimin në...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com