Kjo e hënë ka nisur shumë bukur, pasi është rikthyer astrologia më e njohur në Shqipëri, Meri Shehu, për të na dhënë horoskopin e javës.
Në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ajo u shpreh se kjo do të jetë një javë shumë e rëndësishme, por edhe shumë e vështirë për shenjat e zodiakut.
“Kjo është një nga javët e vështira dhe më të rëndësishme të shkurtit. E para sepse kemi dhe 14 shkurtin dhe shumë njerëz duan të japin e të marrin dashuri dhe e kanë të theksuar këtë tendencë. Duan të dinë si do shkojnë shenjat në këtë ditë të bukur të dashurisë, sepse duan njerëzit të kapen diku edhe në dashuri, duan të gjejnë një sebep që ta shijojnë dashurinë e tyre. Por kjo, për të thënë të vërtetën, është një nga javët më të vështira të dimrit sepse Marsi e Afërdita do futen në Ujor dhe do takohen aty me Plutonin. Ujori është një shenjë që të jep shumë hapësira, jep shumë dashuri. Plus që është dhe Mërkuri në katërkëndësh me Uranin, që do ketë sherre dhe debate. Dita më e mirë do të jetë data 13, ku Afërdita me Neptunin bëjnë një lidhje të bukur”, shprehet astriologia.
Parashikimi i Meri Shehur për javën:
Dashi (3 yje)
Janë në një moment shumë të fuqishëm, me planetë në Ujor. Do kenë njohje, dalje, argëtim, qëllime të rëndësishme, besoj se do ta shijojnë shumë. Do kenë edhe sherre zakonisht për çështje ekonomike, debate në shoqëri ose flirtime jo të mira, por marrin 3 yje sepse në një aspekt ekonomik mund të kenë favor të lindurit në 10-ditëshin e dytë dhe datat 13 mund t’i favorizojë. Në dashuri shikoj që shkasin sa andej-këtej dhe gjërat nuk janë kaq të qarta.
Demi (1 yll)
Demët do kenë probleme të fuqishme ekonomike dhe debate, sepse thashë që shumë planetë në Ujor do të jenë në katërkëndësh me Demin dhe kjo është një nga javët më të vështira të Demit. Mund të kenë probleme në karrierë, të cilat këto probleme do t’i bëjnë vetë, sepse do të jenë të pakujdesshëm edhe sidomos, do humbasin persona që do t’i ndihmonin si në çështjet ekonomike, si në karrierë. Kështu që, nëse e mbajnë mirë me veten, ose kujdesen për situatat edhe mund t’i rregullojnë, në të kundërt problemet me karrierën dhe me ekonominë do shkojnë shumë keq.
Binjakët (4 yje)
Janë në një fazë më të mirë, se shumë planetë në shenjën e Ujorit i favorizon, paçka se do të kenë kontradikta të fuqishme deri në datën 15, por unë po i heq këto kontradikta sepse binjakët nuk janë shenjë që ju shkojnë deri në fund gjërave, kështu që nuk i përjetojnë ato ndjenjat maksimale. Dhe besoj që me 2 planetë të fuqishëm në Ujor, shumë Binjakë do udhëtojnë, do kontaktojnë, do hapen për sa i përket horizonteve të tyre dhe do të çlirohen nga brengat e situatat e brendshme, qoftë edhe nga ana shëndetësore, nëse mund të kenë.
Gaforrja (2 yje)
Do të jenë shumë të ndjeshme me këto debate të fuqishme që bëhen në Ujor. Për Gaforret në fakt, ka shumë preokupime me çështjet personale, sqarimet në jetën erotike, çështje ekonomike, por edhe çështje shumë të rëndësishme të shëndetit të njerëzve të afërm. Kështu që, shumë Gaforre do të jenë të preokupuar, do të kenë ato detyrimet çfarë kanë tek të tjerët, duhet t’i lajnë, duhet t’i menaxhojnë mirë ndjenjat, por edhe shpenzimet. Kështu që i shikoj Gaforret në një situatë paksa të vështirë, veçse në datën 13 mund të kenë një pozicionim të mirë të lindurit në 10-ditëshin e dytë dhe mund të marrin një fat.
Luani (5 yje)
Janë shumë të favorizuar. Kanë një periudhë shumë të mirë në dashuri dhe do marrin më në fund atë “PO”-në e madhe në një fejesë, ose në martesë. Dhe ato surprizat që kanë bërë për Shën Valentin do të dalin me shumë sukses. Kështu që, kjo është një javë që shumë Luan mund ta shijojnë dhe mund të kemi gjëra shumë të bukura për jetën e tyre personale. Ku ka gjë më të bukur se një “PO” e madhe për një përgjigje që pritet për shumë kohë.
Virgjëresha (3 yje)
Nesër keni një ditë shumë me fat, nëse ju Virgjëreshët arrini ta menaxhoni mirë ose të jeni në vendin e duhur, në kohën e duhur. Por edhe sikur të mos jeni, do vijë një lajm i mirë ekonomik i fuqishëm, sidomos ato të lindura në 10-ditëshin e dytë, por nuk po përjashtojë dhe të tjerat. Kështu që shumë Virgjëreshë do të ndihen aq të siguruara dhe aq mirë sa, edhe nëse bëhet ndonjë debat pune për ndonjë pozicionim që duan ose për ndonjë kërkesë tyre më të lartë, ose edhe ndonjë sqarim për ndonjë bashkëpunëtor, përsëri do ta kalojnë me sukses.
Peshorja (4 yje)
Ku ka më fat sesa Peshoret, me shumë planetë në Ujor, dhe Afërdita në Ujor dhe Marsi në Ujor, sa të kalojë dhe ky Plutoni që sikur i ka marrë pak sysh, por përsëri Peshoret do të arrijnë në lartësinë e tyre më të madhe për sa i përket jetës erotike. Ndoshta do të jetë shenja që do ta shijojë më këndshëm, më bukur, pa vënë ato unazat ose premtimet e mëdha, por nga njëherë shijimet aty në një ambient romantik, do të jenë të përjetuara shumë bukur.
Akrepi (2 yje)
Kanë 2 yje sepse siç e kuptoni, katërkëndëshat që bëhen me planetët në Ujor, nuk janë shumë të mira për Akrepët. Dhe Akrepët, atje ku duan t’i lidhin gjërat nuk i lidhin dot, ose do këputen disa fije në marrëdhëniet e tyre me njerëz të afërt ose me shpenzime që mund të kenë me çështje biznesesh. Akrepët i shikoj pak të shpenzuar këto kohë, qoftë nga ana ekonomike, qoftë në fushën e ndjenjave. Nesër është një datë e mirë edhe për ta, kështu që do ta shfrytëzojnë mirë.
Shigjetari (3 yje)
Shumë Shigjetarë do ta marrin seriozisht, aq sa munden ta marrin ata seriozisht një premtim të bukur erotik ose një vendim të mirë. Unë mendoj që me këtë harmoni të madhe të planetëve në Ujor, pas datës 15-16, mund të bëjnë mrekulli. Se deri atëherë, fillimi i javës është i vështirë dhe për këta, por nga data 15-16 do të çlirohen dhe besoj se edhe ndonjë lajmi mirë punë e erotik mund të jetë prezent për Shigjetarët.
Bricjapi (3 yje)
Janë të favorizuar nesër. Do të kenë shumë fat në ekonomi dhe në marrëdhëniet e tyre të ngushta familjare. Kështu që shumë Bricjapë do arrijnë të vendosin një stabilizim, por shpenzimet në fillim të javës janë të mëdha. Edhe sot nuk duhet të premtojnë shpenzime të tipit të madh ose investime shumë të mëdha.
Ujori (5 yje)
Janë një nga shenjat më të favorizuara në dashuri, për njohje të reja, për hapje të reja dhe shoqëri të reja madje. Ajo çka duhet të kenë kujdes Ujorët është mënyra e të ushqyerit, ngaqë do kenë një jetë shumë intensive, do jenë të rrëmbyer dhe veprimet e tyre, mund ta lënë veten e tyre pa ngrënë. E rëndësishme është, që duhet të kuptojnë se disa miqësi të vjetra marrin fund këtë kohë, kështu që ata që nuk e kanë mirë me Ujorët dhe janë miqësi të vjetra, të kenë kujdes që mos të humbin Ujorin.
Peshqit (2 yje)
Shenja e Ujorit për Peshqit është në shtëpinë e 12 dhe çdo gjë bëhet si në një kanal të mbyllur. Pra, është si në një tunel, që kërkon atë rrugëdaljen, por rrugëdalja ka të bëjë me jetën personale, me luftërat dhe me sqarimet e tyre personale. Plus, është futur Plutoni në shtëpinë e tyre të 12, që kërkon një metamorfozë të madhe, një përkthim shumë të madh për sa i përket jetës emocionale, fobive, planifikimeve të punëve dhe shumë angarive të tjera. /tvklan.al
Discussion about this post