GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

EMRAT/ Kapen me euro dhe lekë të falsifikuara, arrestohen dy persona

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
EMRAT/ Kapen me euro dhe lekë të falsifikuara, arrestohen dy persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy persona janë arrestuar në Vlorë nga policia, pas goditjes së një rasti të përdorimit të kartëmonedhave të falsifikuara.

Dy shtetasit, përkatësisht, 23 dhe 22 vjeç, u vunë në pranga pasi përdornin kartëmonedhat për të blerë produkte në disa subjekte tregtare në qytetin e Vlorës.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2500 euro të dyshuara të falsifikuara, 120 400 lekë, 1 automjet tip “BMW” dhe 4 celularë.

Njoftimi i policisë

Goditet një rast i përdorimit të kartëmonedhave të falsifikuara. Sekuestrohen 2500 euro të dyshuara të falsifikuara, 120 400 lekë, 1 automjet dhe 4 celularë.

Identifikohen, kapen dhe arrestohen 2 shtetasit që posedonin kartëmonedhat euro të falsifikuara, të cilët dyshohet se i përdornin ato për të blerë në disa subjekte tregtare në qytetin e Vlorës.

Procedohet penalisht dhe një shtetas tjetër që kishte djeni për veprimtarinë kriminale të 2 të arrestuarve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se dy shtetas dispononin kartëmonedha të falsifikuara dhe po i përdornin në disa subjekte të ndryshme në qytetin e Vlorës, organizuan punën në bashkëpunim me shërbimet e Forcën së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale u identifikuan, u kapën dhe u arrestuan shtetasit Arif Aliaj, 23 vjeç, banues në Dibër dhe Demo Alushaj, 22 vjeç, banues në Fier.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë përdorur kartëmonedha euro të dyshuara të falsifikuara, për të blerë produkte në disa subjekte tregtare në qytetin e Vlorës.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u refruan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. V., 21 vjeç, pasi dyshohet se kishte djeni për veprimtarinë kriminale të 2 shtetasve tashmë të arrestuar.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2500 euro të dyshuara të falsifikuara, 120 400 lekë, 1 automjet tip “BMW” dhe 4 celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: euroLeke

Lajme të lidhura

Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës
Aktualitet

Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

21:55 - 07/10/26
Një vit pas vrasjes së Astrit Kalasë, drejtësia ende pa mburojë/ Magjistratët: Nuk kemi polici të posaçme në gjykata
Aktualitet

Një vit pas vrasjes së Astrit Kalasë, drejtësia ende pa mburojë/ Magjistratët: Nuk kemi polici të posaçme në gjykata

21:34 - 07/10/26
E mitura ndërron jetë pasi u aksidentua me mjet bujqësor nga babai i saj
Aktualitet

E mitura ndërron jetë pasi u aksidentua me mjet bujqësor nga babai i saj

21:19 - 07/10/26
Para
Nga lufta e Ukrainës te migracioni dhe ndryshimi i klimës

Nga lufta e Ukrainës te migracioni dhe ndryshimi i klimës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet tubimi i 130-të kundër qeverisë, protestuesit: Nesër më shumë
Breaking Views

Mbyllet tubimi i 130-të kundër qeverisë, protestuesit: Nesër më shumë

23:00 - 07/10/26

Është mbyllur protesta e 130-të kundër qeverisë sot më 7 tetor. Protestuesit në fund të tubimit thirrën në kor “Nesër...

Lexo më shumë
Gazetarin amerikan e pyet për hetimin e korrupsionit dhe Jared Kushner, Rama braktis intervistën

Gazetarin amerikan e pyet për hetimin e korrupsionit dhe Jared Kushner, Rama braktis intervistën

22:38 - 07/10/26
(VIDEO) Aktivisti godet me vezë makinën ku ndodhej Rama, arrestohet nga policia

(VIDEO) Aktivisti godet me vezë makinën ku ndodhej Rama, arrestohet nga policia

22:26 - 07/10/26
Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

21:55 - 07/10/26
Rama brenda Kryeministrisë? Protestuesit rrethojnë godinën e ekzekutivit

Rama brenda Kryeministrisë? Protestuesit rrethojnë godinën e ekzekutivit

21:50 - 07/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com