GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Shëndet & Fitness

Ekspertët: Këto janë disa lëndë ushqyese që reduktojnë problemet e shëndetit mendor

në Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 3 min
A A
Ekspertët: Këto janë disa lëndë ushqyese që reduktojnë problemet e shëndetit mendor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sipas mjekëve, ekzistojnë disa faktorë të tillë si regjimi ushqimor, që mund të bëjnë një ndryshim të madh kur bëhet fjalë për shëndetin dhe fuqinë e trurit. Në mënyrë të veçantë, marrja e llojit të duhur të lëndëve ushqyese mund të ndihmojë në mbrojtjen e funksioneve njohëse.

Vitamina D

Vitamina D është e njohur gjerësisht për rolin e saj në fortësinë e kockave sepse është thelbësore për përthithjen e kalciumit nga organizmi. Por ajo është e rëndësishme edhe për shëndetin neurologjik sepse ndihmon në ruajtjen e strukturës së neuroneve. Në thelb, vitamina D mbron trurin nga efektet e plakjes dhe forcon shëndetin tuaj mendor. Mungesa e vitaminës D në organizëm lidhet edhe me ndryshimet e humorit dhe depresionin. Për të rriturit, doza rekomanduar ditore është 20 mikrogramë. Ushqimet e pasura me këtë vitaminë janë: peshku ton, salmoni, mëlçia e viçit dhe të verdhat e vezëve. Gjithashtu kur ekspozoheni në diell, ju ndihmoni trupin tuaj të prodhojë më tepër vitaminë D.

Omega-3

Disa lloje të acideve yndyrore omega-3 janë të dobishme në mbrojtjen kundër inflamacionit të qelizave të trurit. Hulumtimet kanë treguar se kjo mund të lidhet me efekte të dobishme në çrregullimet e humorit. Madje disa studime tregojnë se konsumi i ushqimeve me omega-3 lidhet edhe me një rrezik më të ulët të zhvillimit të sëmundjes së alzheimerit, demencës dhe problemeve të tjera të ngjashme. Me kalimin e moshës është shumët e rëndësishme të siguroheni që të konsumoni sasi të mjaftueshme të omega-3. Ka shumë ushqime të pasura me omega-3 të tilla si salmoni, sardelet, arrorët dhe fasulet.

Magnezi

Magnezi është shumë i rëndësishëm për shëndetin dhe funksionin e trurit. Hulumtimet kanë treguar se ky mineral i fuqishëm është veçanërisht jetik për sistemin nervor dhe mbron neuronet nga shkatërrimi. Krahas kësaj ka prova të forta që sugjerojnë se magnezi luan një rol në parandalimin e migrenës, depresionit dhe ankthit. Të rriturit kanë nevojë për 310 deri në 420 miligramë magnez në ditë. Për të përfituar më shumë nga ky mineral, konsumoni më shpesh me ushqime të pasura me magnez si spinaqi, fasulet dhe orizi kaf ose mund të merrni një suplement ditor.

Vitamina C

Vetitë antioksiduese të vitamonës C jo vetëm që forcojnë imunitetin por edhe ndihmon edhe trurin. Ajo pengon shkatërrimin e qelizave të trurit dhe kjo mund të ndihmojë në rritjen e përqëndrimit dhe të aftësive njohëse. Mungesa e vitaminës C në organizëm është e lidhur gjithashtu me simptomat e depresionit. Lajmi i mirë është se është shumë e lehtë të marrësh vitaminë C mjaftueshëm përmes ushqimit. Femrat kanë nevojë për 75 miligramë vitaminë C në ditë, ndërsa meshkujt për 90 miligramë në ditë. Specat, agrumet, brokoli, lakrat e brukselit, frutat e pyllit janë disa nga ushqimet e pasura me vitaminë C.

Vitamina B12

Jo vetëm që B12 ndihmon në zhvillimin dhe funksionimin e duhur të trurit, por është jetik në parandalimin e disa sëmundjeve të sistemit nervor qëndror si çrregullimet e humorit dhe demencës. Të rriturit kanë nevojë për 2,4 mikrogramë në ditë, ndërsa gratë shtatzëna dhe ato me gji për 2,8 mikrogramë në ditë. Vitamina B12 gjendet natyrshëm tek produktet shtazore si edhe tek drithërat.

Etiketa: ekspertlende ushqyeseshendeti mendor

Lajme të lidhura

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve
Aktualitet

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve

14:47 - 24/08/26
Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët
Aktualitet

Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët

15:35 - 23/05/26
“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën
Aktualitet

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën

21:59 - 19/11/25
Para
Hidhet shorti i fazës së 1/8 në Champions League, Juventus dhe Inter me fat

Hidhet shorti i fazës së 1/8 në Champions League, Juventus dhe Inter me fat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kontrollet në banesën e Ron Yeffet/ Arben Kola: BKH e SPAK zbarkuan në krahun e djathtë të mafias së Ramës
Breaking Views

Kontrollet në banesën e Ron Yeffet/ Arben Kola: BKH e SPAK zbarkuan në krahun e djathtë të mafias së Ramës

19:59 - 02/10/26

Aktivisti Arben Kola ka reaguar pas kontrolleve të kryera nga BKH dhe SPAK në banesën e Ron Yeffet, në kuadër...

Lexo më shumë
‘Non grata’ lë Berishën jashtë pritjes së ambasadorit të ri amerikan, ja politikanët që morën pjesë

‘Non grata’ lë Berishën jashtë pritjes së ambasadorit të ri amerikan, ja politikanët që morën pjesë

19:41 - 02/10/26
Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

19:33 - 02/10/26
Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26
Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!

Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!

15:26 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com