GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Salianji: Klasa politike duhet rinovuar, në dëshirën time Berisha…

22:58 - 14/02/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Salianji: Klasa politike duhet rinovuar, në dëshirën time Berisha…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më 20 Shkurt, shumica dërrmuese e deputetëve të PD-së bashkë me disa aleatë opozitarë do të dalin në shesh për të protestuar. Ky aksion politik vjen me një frymë ndryshe pas thuajse 3 vitesh përplasje brenda Partisë Demokratike. Këtë bashkim të demokratëve, Luciano Boçi e sheh si një njohje të votës dhe statutit të kësaj partie. Ai theksoi sonte në “Opinion” se Sali Berisha është kryetari i PD për pjesën më të madhe të deputetëve.

-Mbi ç’bazë është bërë ky bashkim? Mbi ç’principe, mbi ç’marrëveshje? A do funksionojë ky fuzion i brendshëm, sepse 3 vjet përplasje mund të duan 30 vjet që të rikuperohen. Nganjëherë dëmi është aq i madh sa rikuperimi është shumë më i vështirë, cili do jetë aksioni konkret?

Luciano Boçi: Mbi bazën e një projekti politik që duhet të ketë një forcë politike dhe duhet të dijmë shumë mirë se ndarja nuk ka qenë ideologjike. Ndarje të tilla janë përfundimtare. Kanë qenë çështje qëndrimesh, perceptimesh të ndryshme. Në ligjërim ka qenë e tillë sepse në aksionin politik bërja e opozitës ka qenë një produkt nga të dyja grupet, madje e theksuar është bërë gjatë muajve të fundit. Është një proces në vazhdimësi pavarësisht qëndrimeve, sepse kemi dashur t’i përafrojmë qëndrimet dhe t’i pajtojmë. U shpreh qartë se ka deputetë që kanë mendime të ndryshme që diskutohen, por njohin faktin e votës dhe statutit të PD.

-Kjo do të thotë se Berisha tashmë është pranuar nga pjesa tjetër?

Luciano Boçi: Njihet edhe zoti Sali Berisha, por edhe Kuvendi i 11 Dhjetorit që ka qenë disi i kontestuar sepse dalja e zotit Berisha si kryetar është produkt i këtij Kuvendi. Procesi zgjedhor lindi nga ndryshimet statutore. Produkt i këtij bashkimi nuk është thjesht 20 Shkurti, është një stacion.

-Po për Shën Valentinin e gjetët të pajtoheshit?

Luciano Boçi: Ishte përpara Shën Valentinit, në vigjilje.

Nga ana tjetër, deputeti Ervin Salianji thotë se nuk ndryshon qëndrimi i tij për mosnjohjen e Berishës në krye të partisë më të madhe opozitare. Por shton se ka ardhur momenti që demokratët të bashkohen dhe se kjo protestë është vetëm hapi i parë i këtij procesi.

Ervin Salianji: Ky nuk është hapi fundor i bashkimit të opozitës, është hapi i parë jo vetëm paqes, por edhe për të shkuar më tej. Për ta çuar tek njerëzit që prej vitesh e kanë mbajtur barrën e opozitës. Nëse do të ishte për mua Sali Berisha nuk do të ishte kryetar i opozitës, por është pa dëshirën time. Duhet të rinovohet klasa politike në Shqipëri. Unë nuk ndryshoj nga bindjet e mia, por momenti është të jemi bashkë, që edhe nëse do kishim ndarje ideologjike të forta, në momentin që ka një dakordësi dhe po gjen mbështetje të madhe dhe në opinionin publik, nuk besoj që ka njeri në Shqipëri që nuk mendon se të gjitha institucionet në këtë vend i janë nënshtruar vullnetit të një individi. /tvklan.al

Etiketa: BociKryesore1Salianji

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
“Do të degjeneroj…”, Rikja shpërthen në lot dhe… (VIDEO)

"Do të degjeneroj...", Rikja shpërthen në lot dhe... (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com