GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Inceneratorët “djegin” vetëm buxhetin e shtetit me 120 milionë euro

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Inceneratorët “djegin” vetëm buxhetin e shtetit me 120 milionë euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Projektet e inceneratorëve për djegien e mbetjeve hyjnë në investimet më të mëdha të qeverisë për nga vlera në 6 vitet e fundit, por ato nuk anë pasur asnjë rol në trajtimin e mbetjeve edhe pse 2 nga tre objektet tashmë janë ndërtuar.

Të dhënat e Eurostat mbi trajtimin e mbetjeve në Europë tregojnë se në vitin 2022 në Shqipëri u gjeneruan 295 kilogram mbetje për banorë, por vetëm 13 kilogram për frymë ose 4.4% për qind e totalit të tyre u eliminuan me djegie në inceneratorë ose në fushë të hapur.

Inceneratorët janë kthyer në objekte të “djegies” së fondeve publike. Qe nga viti 2017- janar 2024 ato kanë marrë nga buxheti i shtetit rreth 122 milionë euro, sipas te dhënave nga Ministria e Financave, teksa miliona të tjera prokurohen ditë pas ditë me qëllim për rikthimin e tyre në pune.

Vetëm në janar të vitit 2024, kompania Integrated Energy BV SPV përgjegjëse për ndërtimin e indceneratorit të Tiranës është paguar nga thesari i shtetit me rreth 2.1 milionë euro, nga të cilat mbi 600 mijë ishin pagesa të Bashkisë së Durrësit dhe 1,5 milionë euro nga Bashkia e Tiranës.

Për shkak të investimeve jo-efektive dhe korruptive kostot e Bashkisë së Tiranës për menaxhimin e mbetjeve në vitin 2024 janë më shumë së dyfishi, në krahasim me vitin 2017, përpara se të fillonte projekti i inceneratorëve, sipas të dhënave zyrtare nga buxheti afatmesëm 2024-2026 i Bashkisë së Tiranës për periudhën 2021-2024 dhe 2017 nga Kontrolli i Kartë i Shtetit (KLSH).

Përpunimi i mbetjeve i kushton më shumë bashkisë së Durrësit. Bashkia Durrës përbën një rast unik se si mbi gjysmën e të ardhurave që ajo mbledh vetë e shpenzon vetëm për një zë, për mbrojtjen e mjedisit (kryesisht pastrimi mbeturinave). Në vitin 2022, të ardhurat e veta të Bashkisë (nga taksat e tarifat e taksat e ndara) ishin 1.53 miliardë lekë, me rënie 3% në krahasim me vitin e mëparshëm, sipas të dhënave nga Co-Plan.

Qytetet kryesorë të vendit përballen njëherazi me kosto të larta të trajtimit të mbetjeve dhe ndodhen para një emergjencë mjedisore, pasi mbetjet e gjeneruara në Elbasan, Durrës, Kavajë, Vorë dhe Tiranë po grumbullohen në landfillet pranë inceneratorëve që nuk punojnë.

Trajtimi i mbetjeve në Shqipëri vijon të jetë një “patate e nxehtë” në dorën e qeverisë, teksa vendi po përjeton bum turistik. Vendi vitin e kaluar u vizitua nga 10 milionë turistë, dhe ky sezon pritet të jetë edhe më i mbarë nga prenotimet. Nga ana tjetër pirgjet me plehra gjenden kudo në vend./Monitor

Etiketa: buxhetincenerator

Lajme të lidhura

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Banka Botërore: Emigracioni dhe mungesa e fuqisë punëtore frenojnë rritjen ekonomike në Shqipëri

07:59 - 13/10/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 16 Shkurt 2024

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia hedh gaz lotsjellës pranë xhamisë, besimtarët po bëheshin gati për t’u falur
Lajme

Policia hedh gaz lotsjellës pranë xhamisë, besimtarët po bëheshin gati për t’u falur

20:07 - 18/10/26

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur gjatë protestës në Tiranë, ku policia ka hedhur gaz lotsjellës në ambienetet e xhamisë,...

Lexo më shumë
Protestuesit i vendosin zjarrin dikasterit që ka drejtuar Balluku, Ministria e Infrastrukturës në flakë

Protestuesit i vendosin zjarrin dikasterit që ka drejtuar Balluku, Ministria e Infrastrukturës në flakë

19:23 - 18/10/26
Përleshje të forta mes policisë dhe protestuesve, 10 efektivë dhe 2 protestues dërgohen në spital

Përleshje të forta mes policisë dhe protestuesve, 10 efektivë dhe 2 protestues dërgohen në spital

18:58 - 18/10/26
I vihet zjarri Komisariatit nr. 3 në Tiranë, protestuesit hedhin molotovë në katin e parë të godinës

I vihet zjarri Komisariatit nr. 3 në Tiranë, protestuesit hedhin molotovë në katin e parë të godinës

18:23 - 18/10/26
Policia qëllon me gurë drejt gazetarëve gjatë protestës

Policia qëllon me gurë drejt gazetarëve gjatë protestës

18:11 - 18/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com