GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndërtimet pa leje dhe grumbullimi i makinave anash rrugëve, zbardhet urdhri i Ballës

18:24 - 16/02/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndërtimet pa leje dhe grumbullimi i makinave anash rrugëve, zbardhet urdhri i Ballës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shtetit dhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kanë nisur një kontroll në të gjitha qytetet e vendit, për pastrimin e rrugëve nga pikat e grumbullimit të makinave të vjetra. Kjo sipas autoriteteve bëhet për të mos dëmtuar pamjet e rrugëve kryesore.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla kreu një inspektim në aksin Tiranë-Durrës, ku kërkoi nga IKMT të parandalojë ndërhyrjet e kundraligjshme përgjatë rrugëve. Kjo kërkesë e ministrit ka të bëjë me ndalimin e krijimit dhe mbylljen e vendgrumbullimeve të mjeteve motorike si dhe të pjesëve të tyre të këmbimit, të dala jashtë përdorimit, të pozicionuara anës rrugëve kryesore.

“Arsyeja pse jemi këtu është që të kuptojmë që ne e mbështesim sipërmarrjen private, dhe duam që secili prej jush ta vazhdojë punën, por të keni një afat kohor për ta përshtatur punën sipas lejes mjedisore, për të mos dëmtuar qoftë mjedisin, por edhe pamjen e rrugëve në Shqipëri. Kjo gjëja nuk duhet të ketë sytë e publikut, sytë e përdoruesve të rrugës, të turistëve të mos kenë qasje me këtë pamje që shohim këtu.”

Bizneset duhet që të zhvendosin aktivitetin e tyre 1 km larg nga rruga kryesore, si dhe të izolojnë nga jashtë grumbullimin e mjeteve të vjetra.

Aksioni është shtrirë edhe në pikat doganore, ku deri më tani IKMT dhe policia kanë hequr 55 tabela që dëmtonin imazhin. Sipas ministrisë së Brendshme, aksioni nuk synon dëmtimin e bizneseve, por identifikimin, sensibilizimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë së paligjshme.

“Në mbështetje të nenit 102, pika 4 të Kushtetutës, të ligjit nr. 9780, datë 16.7.2007 “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme”, të ndryshuar, të ligjit nr.10 431, datë 9.6.2011 Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, të Aktit Normativ nr. 3, datë 07.09.2011 “Për heqjen e mjeteve motorike, të rimorkiove, si dhe të pjesëve të tyre të këmbimit, të dala jashtë përdorimit, që ndodhen pranë rrugëve kombëtare” dhe vendimit nr. 893, datë 4.11.2015 “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit”, të ndryshuar,

URDHËROJ:

Marrjen e masave të menjëhershme për kontrollin, mbrojtjen e territorit nga ndërhyrjet dhe zhvillimet e kundërligjshme përgjatë autostradave, rrugëve interurbane kryesore si dhe në rrugët interurbane dytësore që ndodhen në zona ku zhvillohen veprimtari turistike.

Kontrolli dhe monitorimi i territorit dhe marrja e masave sipas përcaktimeve të pikës 1, të kryhet nga Inspektorati Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

Inspektorati i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit të hartojë planet e punës për monitorimin e territorit, për mbrojtjen e territorit nga ndërhyrjet dhe zhvillimet e kundërligjshme veçanërisht duke pasur në konsideratë ndalimin e krijimit dhe mbylljen e vendgrumbullimeve dhe grumbullimin e mjeteve motorike, rimorkiove, si dhe të pjesëve të tyre të këmbimit, të dala jashtë përdorimit, si dhe mbrojtjen e përbërësve të mjedisit, sipas legjislacionit në fuqi, si dhe çdo lloj ndërhyrje tjetër ose zhvillim të kundërligjshëm.

Inspektorati i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit organizon punën për mbledhjen e informacionit në lidhje me paligjshmërinë, duke shfrytëzuar për këtë qëllim të gjitha burimet e informacionit:

të dhënat që vijnë nga komunikimet elektronike/telefonata;
denoncimet dhe ankesat e personave;
informacionet që vijnë nga personat juridikë.

Inspektorati i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kërkon informacione nga Bashkitë, Prefektët dhe subjektet e tjera të interesuara me qëllim përmbushjen e detyrave të përcaktuara në këtë urdhër.

Inspektorati i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit organizon ngritjen e grupeve të përbashkëta të punës ndërmjet IMT-Vendore dhe drejtorive rajonale të IKMT-së, për monitorimin dhe inspektimin e vazhdueshëm të territorit.

Inspektorati i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për realizimin e çështjeve të parashikuara në këtë urdhër përgatisin planin e masave, në të cilin përfshihet, përshkrimi i vendit ku do kryhet mbështetja, vlerësimin e situatës dhe të riskut, si dhe planifikimin e forcave dhe të mjeteve që janë të nevojshme për të kryer mbështetjen.

Në rastet e konstatimit të paligjshmërisë, IKMT për veprimet proceduriale penale ndaj personit përgjegjës kërkon ndihmën e Policisë së Shtetit. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit hartojnë raportin e përbashkët ose të veçantë javor, për strukturat eprore. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit raporton çdo ditë të hëne pranë Ministrit të Brendshëm në kuadër të raportimeve periodike mujore. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohen Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm të sigurojë zbatimin dhe kontrollin e zbatimit të këtij urdhri. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë. MINISTRI TAULANT BALLA”.

Etiketa: ballaIKMTurdher

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Një penallti që çan rrjetën i jep fitoren Teutës

Një penallti që çan rrjetën i jep fitoren Teutës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com