GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Denoncohet tenderi Gentjan Likos: 370 MLN lekë për riparimin e magazinës së lokomotivave

12:01 - 19/02/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncohet tenderi Gentjan Likos: 370 MLN lekë për riparimin e magazinës së lokomotivave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hekurudha Shqiptare, drejtuar nga Gentjan Liko, vetëm përthith fonde, ndërsa rezulton me humbje dhe kontributi në transport është fare i vogël. Kështu do të ndodhte, sepse drejtuesit e saj janë të zhytur në abuzime dhe shpërdorime, sidomos në procedurat tenderuese. Njëri prej tenderave të fundit është denoncuar në Komisionin  e Prokurimeve Publike.

Bëhet fjalë për procedurën me objekt “Rikonstruksion, modernizim i reparteve/ magazinave të HSH”, me fond limit 37,138,483.26 lekë  të reja (pa TVSh), zhvilluar më datë 14 nëntor 2023, nga autoriteti kontraktor, Hekurudha Shqiptare Sh.A.

Pritej që puna për rikonstruktimin e magazinave të niste këtë vit, por siç shohim në dokumentet e ankesës në KPP, në fillim të janarit firma “SARDO” SHPK ka plotësuar denoncimin ku pretendon se Autoriteti Kontraktor e ka skualifikuar pa të drejtë nga gara, duke theksuar se kriteret e vendosura janë të paqarta dhe diskriminuese.

Pasi shqyrtoi këtë ankesë, për çudi Komisioni i Prokurimit Publik më datë 24 janar 2024, mori vendimin të mos pranojë ankesën e “SARDO” SHPK, por nga ana tjerët i kërkoi hekurudhës të mos vazhdojë me procedurën, çka do të thotë se diçka ka patur në këtë tender.

 

Më datë 8 shkurt 2024, Hekurudha, e cila drejtohet për momentin nga administratori Gentjan Liko, ka deklaruar se e ka anuluar procedurën, por ka informuar se do të rihapë garën, por garanton që gjatë rishpalljes së kësaj procedure do të mbahen në konsideratë të gjitha përcaktimet e nenit 111, pika 3 të ligjit nr.162/2020 “Për prokurimin publik”, si dhe të gjitha konstatimet e reflektuara në vendimin tuaj”.

Nga verifikimet e bëra në sistemin elektronik të prokurimeve del se Hekurudha e ka anuluar tenderin për mungesë ofertash të përshtatshme.

Liko ka vazhduar me planin e vet, duke zhvilluar një procedurë që shkel hapur ligjin për prokurimet dhe shton riskun për abuzimin me fondin 370 milionë lekë. Prandaj, më datë 14 shkurt 2024, KPP i kërkon Hekurudhës Shqiptare që të mos vazhdojë më me procedurat për këtë tender, si dhe e urdhëron që të publikojë në sistem  formularin për anulimin e këtij prokurimi.

Shpresojmë që këtë herë të bindet kreu i Hekurudhës, Gentian Liko. Po ashtu, nuk besojmë që ky supertender të jetë jashtë vëmendjes së ministrit të Financës dhe Ekonomisë, Ervin Mete. Kujtojmë se këto 370 milionë lekë merren nga marrëveshja e firmosur mes kësaj ministrie dhe BERZH, pra janë borxh që do ta paguajnë taksapaguesit shqiptarë.

Sakaq, vlen të sqarojmë se e gjithë kjo përplasje procedurash ( ose shkurt “Pazar”) po bëhet për të riparuar një magazinë të vjetër të hekurudhës në Durrës, që ndodhet në lagjen 13 të këtij qyteti. Sikur duket edhe në foto, që janë publikuar në raportin e tenderit, bëhet fjalë për një magazinë të vetme, ku më parë riparoheshin lokomotivat.

Duke qenë se prej vitesh ky repart doli jashtë funksioni tashmë ka nevojë për rregullime, që kushtokan 370 milionë lekë!

Nga ana tjetër, anulimi i tenderit koincidon me ndërrimin e përfolur të drejtorit të Hekurudhës. Megjithëse nuk është konfirmuar zyrtarisht, pritet që në krye të shoqërisë të vijë ish-drejtori i KESH-it, Ergys Verdho, gjithashtu i njohur për manipulimin me tenderat. Verdho dha dorëheqjen pasi në zyrat korporatës shkuan prokurorët e SPAK që po hetojnë lidhje me fshirjen e debive të bizneseve dhe qytetarëve për fatura të papaguara energjie kundrejt ryshfetit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
    

Etiketa: abuzimGentian Likohekurudha shqiptarerepart lekomotivashtender

Lajme të lidhura

Mashtrimi me 150 km rrugë, 50 segmente që asfaltohen për të dhjetën herë! Rakip Suli drejt SPAK
Breaking Views

Mashtrimi me 150 km rrugë, 50 segmente që asfaltohen për të dhjetën herë! Rakip Suli drejt SPAK

09:00 - 20/04/26
Italiani në dosjen e Ballukut! Pse Bukurosh Maçi zgjedh “Teoremën” e korrupsionit? Pascale merr 500 MLN lekë për asfaltin e fshatrave
Breaking Views

Italiani në dosjen e Ballukut! Pse Bukurosh Maçi zgjedh “Teoremën” e korrupsionit? Pascale merr 500 MLN lekë për asfaltin e fshatrave

22:11 - 15/04/26
Fotografimi ajror i jepet Erdoganit/ Si u përjashtuan nga tenderi 2.6 miliardë lekë kompanitë nga SHBA dhe BE
Breaking Views

Fotografimi ajror i jepet Erdoganit/ Si u përjashtuan nga tenderi 2.6 miliardë lekë kompanitë nga SHBA dhe BE

16:21 - 12/04/26
Para
Hëna e Plotë në Virgjëreshë, ja si ndikon tek shenjat e horoskopit

Hëna e Plotë në Virgjëreshë, ja si ndikon tek shenjat e horoskopit

Discussion about this post

TË FUNDIT

KLSH: Projekte të ngecura me ujësjellësit, miliona lekë dëm ekonomik nga keqmenaxhimi në AKUK
Aktualitet

KLSH: Projekte të ngecura me ujësjellësit, miliona lekë dëm ekonomik nga keqmenaxhimi në AKUK

15:34 - 22/04/26

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK), i ka shkaktuar dëme dhe efekte negative buxhetit të shtetit, për shkak të devijimeve...

Lexo më shumë
BE zbut paketën e 20-të të sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e transportit të naftës

BE zbut paketën e 20-të të sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e transportit të naftës

15:11 - 22/04/26

Riaktivizohet zjarri në landfillin e Bushatit, reshjet e shiut nuk i shuan dot flakët

14:45 - 22/04/26
Berisha: Rama po fsheh të vërtetën mbi integrimin, delegacioni i BE në Tiranë të informojë për procesin e kapitujve

Berisha: Rama po fsheh të vërtetën mbi integrimin, delegacioni i BE në Tiranë të informojë për procesin e kapitujve

14:20 - 22/04/26
“Historinë e bëjnë guximtarët”, Berisha paralajmëron protestën e radhës: Përballje me kryehajdutin Rama dhe bandën e tij

“Historinë e bëjnë guximtarët”, Berisha paralajmëron protestën e radhës: Përballje me kryehajdutin Rama dhe bandën e tij

13:54 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com