Ish-kryeministri Sali Brerisha në një deklaratë për mediet në hyrje të selisë së PD-së ka pretenduar se të rinjtë e partisë demokratike janë kërcënuar me armë. Ndërsa ka hedhur akuza se selia është e mbushur me banda të armatosura.
“Këta të rinj njoftojnë se erdhën dhe i kërcënuan me armë. Këta thonë erdhën e na kërcënuan këtu. Demokratët nuk ndihen të rrezikuar por ata që merren me banda kriminale. Ata që e kanë bërë do të përgjigjen shumë rëndë. Gjithçka po bëjmë për ta ringritur këtë seli në bazë të vlerave. Ky është një akt shumë i shëmtuar, Belind ku janë ata? Basha ka mbushur selinë me banda të armatosura”, ka thënë ai.
Ndër të tjera Berisha ka shtuar se për këtë akt siç pretendon ai duhet të mbahet përgjegjësi.
“E dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim. Nuk ka konflikt, prania e bandave të armatosura në seli është çështje e veçantë. Demokratët nuk mund të jenë të rrezikuar. Të rrezikuar janë ato që lozin me bandat kriminale. Të fusin ë në selinë njerëz të kërcënojnë të rinj është një krim i shëmtuar. Atë që e kanë bërë do përgjigjen. Gjithçka po bëjmë është për ta ringritur këtë selinë bazuar në vlerat”, tha Berisha.
Discussion about this post