GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Si t’i dalloni shenjat e plakjes, çfarë po ju lajmëron trupi?

08:40 - 21/02/24
në Kuriozitete, Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Si t’i dalloni shenjat e plakjes, çfarë po ju lajmëron trupi?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Moshën njeriu nuk ka përse ta ketë ‘të shkruar’ në ballë. Kalimi i viteve nuk lë shenja vetëm në fytyrën e njeriut, por edhe në zona të tjera të trupit, të cilat do t’i gjeni këtu.

Duart janë ndër të parat që preken nga shenjat e moshës dhe kjo vërehet më shumë tek gratë. Ndryshimet hormonale shkaktojnë humbje të elasticitetit të lëkurës dhe dobësimi i saj shkakton daljen në pah të damarëve. Duart janë më të predispozuara të preken nga njollat e diellit, sepse pothuajse kurrë nuk lyhen me krem mbrojtës.

E qeshura është e dobishme për shëndetin, por shkakton shumë rrudha. Lëkura përreth syve hollohet më shumë dhe e qeshura, ekspozimi në diell apo vërejtja në fytyrë rrit predispozitat e rrudhave.

As buzët nuk arrijnë t’u shpëtojnë dot njollave dhe shenjave të moshës. Pas syve dhe ballit, rrudhat shfaqen në zonën e buzëve. Në shfaqjen e tyre luan rol ekspozimi në diell, por edhe mbledhja e buzëve nga përdorimi i pipave dhe shisheve kur pini ujë apo lëngje.

Shprehitë e fytyrës lënë gjurmë edhe tek balli. Ky i fundit është ndër zonat e para të fytyrës që preket nga rrudhat. Ekspertët rekomandojnë kolagjen dhe solucione për heqjen e qelizave të vdekura për zbardhjen dhe zbutjen e lëkurës. Zona e qafës duhet mbrojtur me krem kundër diellit. Në mungësë të mbrojtjes, qafa humbet elasticitetin, lëkura poshtë mjekrës varet dhe me kalimin e moshës formohen rrudhat.

Ekspozimi në diell shkakton çngjyrosje të zonës së kraharorit, njolla dhe rrudha. Ekspertët rekomandojnë përdorimin e kremërave me faktor mbrojtës mbi 30 që përmbajnë dioksid zinku. Gjunjtë kanë tendencën të preken nga njollat dhe shenjat e moshës. Përveç aplikimit të eksfoliantëve, ekspertët rekomandojnë përdorimin e kremërave hidratues dhe me faktor të lartë mbrojtës.

Bërrylat përbëhen nga kryesisht kocka dhe nuk kanë depozita yndyrore apo muskuj për të qëndruar të fryrë. Ekspertët rekomandojnë përdorimin e kremërave zbutës me acid salicilik tek bërrylat. Për shumë njerëz, 30-vjetori vjen me shfaqjen e thinjave. Ky fenomen përkeqësohet më shumë pas të pesëdhjetave. Për më tepër, me kalimin e moshës, skalpi prodhon më pak yndyrë duke e përtharë kështu flokun në tërësi.

Etiketa: plakjerrudhashenja

Lajme të lidhura

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Para
Graciano tregon pse pse nuk i takoi banorët: Fitues i BBV është…

Graciano tregon pse pse nuk i takoi banorët: Fitues i BBV është...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26

Ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, gazetarja e njour Rezarta Reçi në moshën 64-vjeçare....

Lexo më shumë
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com