GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

EMRAT/ Protesta e opozitës, Policia: Arrestuam 4 persona për dhunë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
EMRAT/ Protesta e opozitës, Policia: Arrestuam 4 persona për dhunë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me protestën e djeshme të opozitës, ku ka bërë të ditur se ka arrestuar 4 persona dhe ka proceduar penalisht 6 të tjerë.

Personat e arrestuar janë Kindi Toli, Andrea Malia, Bledar Kola, Ismet Stefanis.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se këta persona kanë kryer veprime të dhunshme duke hedhur kapsolla, flakadanë e molotov në drejtim të Kryeministrisë.

Po ashtu në njoftim thuhet se Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në akte të kundërligjshme gjatë protesës së ditës së djeshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Tiranë-Ushtruan veprime të dhunshme gjatë protestës së ditës së djeshme, duke hedhur lëndë piroteknike (kapsolla, flakadanë, molotov), në drejtim të punonjësve të Policisë dhe të një insitucioni shtetëror, arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 6 të tjerë.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me aktet e dhunës, gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, më datë 20.02.2024, bazuar në provat e grumbulluara, arrestuan në flagrancë shtetasit:

– K. T., 21 vjeç, A. M., 18 vjeç, B. K., 37 vjeç, dhe I. S., 33 vjeç.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

– A. I., 20 vjeç, R. Sh., 20 vjeç, M. M., 20 vjeç, M. S., 19 vjeç, G. P., 22 vjeç, dhe D. Th., 21 vjeç.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 21 flakadanë të plasur;

– 1 bidon plastik 0.5 L, e mbushur me lëndë djegëse të dyshuar benzinë, me kapsollë të paplasur;

– 37 bidona plastikë uji, 0.5 L;

– 6 bidona plastikë të djegur, me aromë lënde djegëse benzinë;

– 3 kapsolla.

Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 110 kapsolla, që iu gjetën këtyre shtetasve, gjatë kontrolleve fizike.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në akte të kundërligjshme gjatë protesës së ditës së djeshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Etiketa: Kryesore1Policiprotesta

Lajme të lidhura

Tensionet në protestë, digjet kabina e rojës pranë ish-Ambasadës Ruse
Aktualitet

Tensionet në protestë, digjet kabina e rojës pranë ish-Ambasadës Ruse

15:48 - 15/10/26
Goditet në kokë me gur nga protestuesit komandanti i policisë së Shkodrës, dërgohet me urgjencë në Tiranë
Aktualitet

Goditet në kokë me gur nga protestuesit komandanti i policisë së Shkodrës, dërgohet me urgjencë në Tiranë

15:15 - 15/10/26
Eurodeputetja Ilaria Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë
Aktualitet

Eurodeputetja Ilaria Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë

15:09 - 15/10/26
Para
Gjekmarkaj takon zv kryetarin e parlamentit grek, ja çfarë u diskutua

Gjekmarkaj takon zv kryetarin e parlamentit grek, ja çfarë u diskutua

Discussion about this post

TË FUNDIT

New York Times: Protesta studentore përshkallëzohet në dhunë, shtohen thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit
Breaking Views

New York Times: Protesta studentore përshkallëzohet në dhunë, shtohen thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit

20:56 - 15/10/26

Prestigjiozja amerikane “The New York Times” i ka kushtuar një artikull të gjerë protestave në Tiranë, duke vënë në fokus...

Lexo më shumë
Përfshihet nga flakët Ministria e Ekonomisë, thyhen xhamat e KQZ-së dhe hyhet në Ministrinë e Financave

Përfshihet nga flakët Ministria e Ekonomisë, thyhen xhamat e KQZ-së dhe hyhet në Ministrinë e Financave

20:44 - 15/10/26
Protesta në Tiranë, përfshihet nga flakët kioska pranë Tajvanit

Protesta në Tiranë, përfshihet nga flakët kioska pranë Tajvanit

20:34 - 15/10/26
Protestuesit i vënë flakën koshave te ish-stacioni Trenit dhe tek Zogu i Zi

Protestuesit i vënë flakën koshave te ish-stacioni Trenit dhe tek Zogu i Zi

20:27 - 15/10/26
Sulmohet Ministria e Brendshme, protestuesit tentojnë të thyejnë derën

Sulmohet Ministria e Brendshme, protestuesit tentojnë të thyejnë derën

20:16 - 15/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com