GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Vlora Hyseni e SHISH-it blen 91 MLN lekë birra dhe çokollata tek i dënuari për korrupsion

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Vlora Hyseni e SHISH-it blen 91 MLN lekë birra dhe çokollata tek i dënuari për korrupsion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vlora Hyseni është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit në prill të vitit të shkuar. Duke qenë se aktiviteti i këtij shërbimi është sekret, nuk mund të dimë se si po punon drejtuesja nga Kosova, por konstatojmë se Thesari i Shtetit po nxjerr më shumë lekë për SHISH.

Ndërkohë, duket se ardhja e Hysenit në krye të SHISH ka sjellë më shumë ushqime dhe zbavitje për stafin e shërbimit. Këtë e vëmë re edhe nga furnizimet. Më datë 21 shkurt 2024, në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike është publikuar kontrata e tenderit me objekt “Blerje artikuj ushqimorë”, e zhvilluar nga SHISH. Gara është zhvilluar në fillim të vitit dhe më datë 30 janar 2024 u shpall fituesi.

Në listën e ushqimeve, përveç frutave, perimeve, erëzave që janë me shumicë, vihet re se punonjësit e SHISH janë furnizuar edhe me birra e çokollata të shkrira. Në listën e ushqimeve janë 800 shishe birrë 0.5 litërshe që do të blejë SHISH për stafin. Të paktën ta merrnin pa alkool!

Më tej shohim se SHISH blen 25 mijë shishe ujë!

Gjithsesi, ne një pyetje kemi për zonjën Hyseni; A lejohet alkooli në orarin dhe vendin e punës? Sepse sikur e shohim, do të blihet një sasi e konsiderueshme alkooli, dhe do të marrë një pjesë të mirë të shpenzimeve, që mund t’u ishin kursyer.

Sakaq, kujtojmë se në miratimin e buxhetit për këtë vit qeveria ka rritur me 10% fondin për Shërbimin Informativ Shtetëror në krahasim me vitin 2023. Megjithatë shefja e SHISH tha se fondi i vënë në dispozicion nuk plotëson nevojat e këtij institucioni, ndërsa 10%  do kalojë për rritjen e pagave të zyrtarëve të SHISH. Nëse paratë shkojnë për birra e çokollata, sigurisht që nuk dalin fondet.

Bashkëpunim me biznesmenin e dënuar

Ndërkohë evidentojmë edhe një tjetër fakt që na lë shije të hidhur. Hyseni i blen këto çokollata e birra tek një biznesmen i dënuar për korrupsion. Në dokument duket qartë që fituese e këtij tenderi është firma M.C.CATERING, në pronësi të Gentjan Prençi , e themeluar nga babai i tij Njazi Prençi.

Ky i fundit  është një biznesmen ndërtimi e ushqimesh. Ai zhvat Thesarin e Shtetit me tendera që fiton me tre kompani, “Regli shpk” në emrin e tij, “M.C. CATERING” në emër të të birit Gentjan Prençi dhe “Eglenti shpk” në emrin e së bijës Eglantina Prençi.

Njazi Prençi është dënuar për korrupsion me tendera dhe korrupsion të zyrtarëve publikë.

Njazi Prençi është dënuar në vitin 2018 me dy vite burg për vjedhjen e 80 milionë lekëve me një tender me vlerë 200 milionë lekë, me ish kryetarin e Bashkisë së Krujës, Shkëlzen Hoxha. Sipas të dhënave nga Open Data Albania, janë mbi 160 tendera korruptivë, me pazar në tavolinë të marra nga Njazi Prençi, kryesisht nga bashkitë dhe në sektorin e shëndetësisë.

Llogaritë e parave menaxhohen nga bashkëshortja e Njazi Prençit, e cila është kushërirë e Safet Gjicit, ish-kryetar i Bashkisë Kukës. Tenderët kanë si objekt ndërtimin dhe rikostruksionin e objekteve publike deri tek furnizim me mish, ushqime të ndryshme dhe fruta-perime.

Tenderat janë marrë me letra false, pasi tre kompanitë paraqesin numër punëtorësh dhe kapacitete teknike të rreme, pasi i njëjti punëtor rezulton në të tre kompanitë familjare.

Skandali është konstatuar edhe nga Autoriteti i Konkurrencës, por pushtetarët e korruptuar vijojnë të kalojnë paratë publike në llogaritë e Prençit. Skandali më i rëndë është se Prençi, pasi merr tenderin, mashtron me zbatimin e kontratave, siç ishte rasti i punimeve që nuk ekzistonin në një përrua në Krujë, por edhe shkolla në Thumanë, e cila u shemb sapo Prençi futi në xhep 600 milionë lekë.

Na zhgënjeu Vlora Hyseni  e SHISH-it, sepse drejton një institucion që di gjithçka dhe nuk mund t’i shpëtonin këto të fakte të errëta mbi furnitorin e birrave dhe çokollatave!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimcokollate. birrasalepSHISHtenderuje

Lajme të lidhura

Blendi Gonxhe i jep 250 MLN lekë Idlir Karkinit për radarin e Llogarasë/ Njeriu që i mbante prishur sinjalizuesit kur kalonin skafet e drogës
Breaking Views

Blendi Gonxhe i jep 250 MLN lekë Idlir Karkinit për radarin e Llogarasë/ Njeriu që i mbante prishur sinjalizuesit kur kalonin skafet e drogës

22:02 - 26/06/26
Kompania e zv.ministrit të Brendshëm merr tenderin e varreve 1.2 MLN Euro/ Ja si e parashikon Anuela Ristani numrin e vdekjeve në Tiranë për 3 vitet e ardhshme
Breaking Views

Kompania e zv.ministrit të Brendshëm merr tenderin e varreve 1.2 MLN Euro/ Ja si e parashikon Anuela Ristani numrin e vdekjeve në Tiranë për 3 vitet e ardhshme

19:18 - 24/06/26
“Kafshohen” 11 mijë m2 tek Parku i Liqenit/ Tenderi 9 miliardë lekë për parkimin e autobuzëve tek hyrja veriore dhe denoncimi në KPP për fondin
Breaking Views

“Kafshohen” 11 mijë m2 tek Parku i Liqenit/ Tenderi 9 miliardë lekë për parkimin e autobuzëve tek hyrja veriore dhe denoncimi në KPP për fondin

17:59 - 24/06/26
Para
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës tejkalon në shifra atë të Beogradit

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës tejkalon në shifra atë të Beogradit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike
Botë

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike

15:31 - 27/06/26

Vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë Evropën ka thyer rekorde historike të temperaturave në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë,...

Lexo më shumë
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

15:06 - 27/06/26
Operacion në 9 vende/ Arrestohen 288 persona, kapen 850 kg drogë

“Në Evropë veprojnë 731 grupe kriminale”, raporti i Europol: Mafia ka pushtuar bizneset

14:44 - 27/06/26
FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

14:12 - 27/06/26
Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin zv.presidentit amerikan: Nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë

Armëpushimi në rrezik! Irani i përgjigjet sulmeve amerikane, Vance paralajmëron: Dhuna do të përballet me dhunë

13:48 - 27/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetGrandpashabet girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet