GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Nuk jemi sot gati për BE”, Rama akuza Brukselit: Na lanë te dera…

18:11 - 22/02/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk jemi sot gati për BE”, Rama akuza Brukselit: Na lanë te dera…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama pranon se Shqipëria nuk është gati për tu anëtarësuar në BE, por sërisht ai hedh akuza në drejtim të Brukselit për vonesat në hapjen e negociatave.

Në dokumentarin e Real Economy, ku i jepet përgjigje pyetjes se cila është forca shtytëse e ekonomisë shqiptare për ta bërë gati vendin dhe të aftë për të qenë pjesë e BE-së, thuhet se po investohet shumë në industrinë e ndërtimit dhe turizmit në një përpjekje për të nxitur rritjen ekonomike.

Dhe në këtë dokumentar, Kryeministri ashtu si edhe në raste të ngjashme, hedh përgjegjësinë e dështimit te Brukselit. Megjithëse të paktën 3 herë festoi me shampanjë hapjen imagjinare të negociatave, Edi Rama shprehet se është humbur shumë kohë duke mos na lejuar ne që të hapim bisedimet e pranimit që do të na ndihmojnë të vijojme me shtet ndërtimin demokratik dhe funksional.

“Procesi i zgjerimi është keqkuptuar sepse në të vërtetë ka të bëjë me integrimin me bashkimin tonë me pjesën tjetër të kontinentit ku ne jemi pjesë thelbësore e tij. Jemi kombi më pro evropian bazuar në sonazhet e Brukselit. Për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit nuk është bërë aq sa duhet as në shtetet anëtare të BE-së. Ajo çfarë kemi bërë në këtë fushë është unike mes të gjitha shteteve që po negociojnë pranimin në BE”, shprehet Rama.

Kryeministri veçon si arritje dhënien fund të pandëshkueshmërisë.

“Përgjegjësia ndaj ligjit tashmë është e qartë dhe kjo nuk varet nëse ju i përkisni një force politike në pushtet ose një partie që ka qenë dikur në pushtet. Nëse ju keni problem me drejtësinë, organet e drejtësisë do të vijnë tek ju që të përgjigjeni. Pa dyshim na duhet shumë për të bërë në këtë drejtim, na duhet kohë prandaj unë jam i vetëdijshëm se ne nuk jemi sot gati të bëhemi shtet anëtar i BE-së”, shprehet Rama.

Por duket se edhe kjo arritje që prezanton Kryeministri shkakton dyshime, përsa kohë një prej aferave më të mëdha në vend, ajo e inceneratorëve, nuk ka goditur asnjë prej figurave qendrore të socialistëve në pushtetin vendor. Për të 3 inceneratorët, Fierin, Elbasanin dhe Tiranën, pavarësisht denoncimeve publike të opozitës dhe padive që ajo ka depozituar në SPAK, asnjë prej kryebashkiakëve socialistë, nuk është përballur me drejtësinë, ku rastin më flagrant është ai i Erion Veliajt për inceneratorin e Tiranës, që nuk ekziston.

Etiketa: BrukseliIntegrimiKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur
Aktualitet

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Para
Zbardhet atentati ndaj shqiptarit në Athinë, shpallen në kërkim 3 persona (Emrat)

Zbardhet atentati ndaj shqiptarit në Athinë, shpallen në kërkim 3 persona (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur
Aktualitet

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25

Mesditën e kësaj të premteje ka ndodhur një aksident në hyrje të Vlorës, ku një automjet është përplasur me një...

Lexo më shumë
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com