GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Testimet raketore të Koresë Veriut, ja si përgjigjet Korea e Jugut

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Testimet raketore të Koresë Veriut, ja si përgjigjet Korea e Jugut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut e kanë kryer një stërvitje të përbashkët ushtarake ajrore të premten mbi Gadishullin Korean, njoftoi Forca Ajrore e Koresë së Jugore, si përgjigje ndaj një sërë testimesh raketore nga Koreja e Veriut këtë vit.

Koreja e Veriut i ka kryer gjashtë runde të testeve raketore deri tani këtë vit. Raportohet se shumica e tyre përfshinin raketa lundruese të cilat fluturojnë në lartësi të ulët për ta shmangur mbrojtjen ajrore të kundërshtarëve.

Analistët thonë se në rast të ndonjë konflikti, Koreja e Veriut synon të përdorë raketa lundruese për t’i goditur aeroplanmbajtësit amerikanë, si dhe bazat ushtarake amerikane në Japoni. Forca Ajrore e Koresë së Jugut tha se në stërvitjen e të premtes morën pjesë avionët luftarakë të gjeneratës së pestë, F-35A, nga të dyja vendet dhe avionë luftarakë nga Koreja e Jugut.

Koreja e Veriut i ka shpeshtuar testimet e armëve prej vitit 2022, dhe sipas ekspertëve, kjo është një përpjekje e saj për ta rritur ndikimin e vet në diplomaci në të ardhmen.

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut i janë përgjigjur duke i zgjeruar stërvitjet ushtarake. Këtë vit, Koreja e Veriut pritet t’i rrisë testimet dhe retorikën e luftës, pasi edhe Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut mbajnë zgjedhje.

Ma gjasë se Koreja e Veriut po kërkon të njihet ndërkombëtarisht si shtet bërthamor, një status për të cilin, sipas ekspertëve, Veriu mendon se do t’i ndihmojë të sigurojë lehtësira nga sanksionet e udhëhequra nga SHBA-ja.

Ka shqetësime se Koreja e Veriut mund ta nisë një provokim ushtarak kundër fqinjit të vet, Koresë së Jugut. Ekspertët thonë se një sulm i plotë nuk është i mundur, pasi Koreja e Jugut dhe SHBA-ja kanë forca shumë më superiore se ajo.

Zyrtarët amerikanë dhe jugkoreanë kanë paralajmëruar vazhdimisht se çfarëdo sulmi bërthamor nga Koreja e Veriut kundër tyre, do ta nënshkruante fundin e Qeverisë së Veriut të udhëhequr nga Kim Jong Un./REL

 

Etiketa: kore jugukore veriu

Lajme të lidhura

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?
Botë

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

08:16 - 11/09/26
Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit
Botë

Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit

15:29 - 10/09/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

15:05 - 10/09/26
Para
EMRI/ Mashtronte se ishte punonjëse e Kadastrës, pranga 34-vjeçares

EMRI/ Mashtronte se ishte punonjëse e Kadastrës, pranga 34-vjeçares

Discussion about this post

TË FUNDIT

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur
Breaking Views

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

22:26 - 11/09/26

Kryeministri Rama jep mesazhe se nuk ka ndermend te jape doreheqje, nderkohe qe vazhdon protesta prej 104 ditesh. Ai u...

Lexo më shumë
Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

22:14 - 11/09/26
“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

22:10 - 11/09/26
Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

21:26 - 11/09/26
“Abisnet Superiore/ Skënderbeu dhe Tirana ndajnë pikët në sfidën e tensionuar në Korçë

“Abisnet Superiore/ Skënderbeu dhe Tirana ndajnë pikët në sfidën e tensionuar në Korçë

21:04 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com