GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Sara dhe Bardhi të dashuruar? Familjarët e këngëtarit kundër lidhjes

në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Sara dhe Bardhi të dashuruar? Familjarët e këngëtarit kundër lidhjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sara dhe Bardhi janë ndër çiftet më të pëlqyera në shtëpinë e “Big Brother”. Reperi nga Kumanova dhe modelja, kanë treguar se lidhja e tyre ka pasur shumë ulje dhe ngritje, por gjithnjë ia kanë dalë që ta mbajnë gjallë raportin.

Një moment delikat në këtë lidhje, ishte pikërisht hyrja e motrës së reperit në shtëpinë e “Big Brother” për një surprizë. Pasi takoi të vëllain dhe i dha këshillat për lojën, të gjithë ishin kuriozë, nëse Afërdita do ta takonte edhe Sarën, partneren e tij. Por duke shmangur temën, ajo e evitoi këtë takim, duke u shprehur se nuk do të ndërhyjë në lojën e tij. Por kaq ka mjaftuar që në publik, por edhe në shtëpi, të merret si një mospranim i Sarës.

Një fakt të tillë e ka komentuar edhe vetë Sara, duke u shprehur se e priste që nuk do ta takonte të motrën e të dashurit të saj. Ilnisa e ka pyetur Sarën nëse është ndjerë keq që nuk e takoi motrën e Bardhit. Ajo u përgjigj “jo”, pasi e priste një gjë të tillë.

“Jo, e prisja sepse e nuhas se çfarë figure kam jashtë. Nuk më shqetëson, sepse nëse më jep Zoti dhe publiku kohë do e kuptojnë. Ndërsa për familjarët e tij, jashtë këtyre mureve jam në lojë. Ndërsa, këtu jam e vetëdijshme se lojën e kam futur në shumë veprime të miat Nuk do e kisha nisur fare nëse nuk do ta kisha atë mendje”, u shpreh Sara gjatë një bisede me Ilnisën. Këtë diskutim, ajo e ka bërë edhe me Meritonin.

“Nuk e di, ti pse mendon? Jo, por ti pse mendon? Ti si shok i mirë ma jep përgjigjen. Ndoshta nuk i ka pëlqyer sjellja ime deri tani. Ka momente që unë fus lojën në veprimet e mia përveç marrëdhënies time, dhe unë jam shumë e ndërgjegjshme për këtë gjë. Por, unë e di kush jam jashtë dhe nëse ata do kenë interesin të më njohin do e mësojnë shumë mirë se si jam”, u shpreh ajo.

Dhe në fakt, familjarët e Bardhin nuk duken fare të kënaqur me këtë raport që ka nisur në shtëpinë e Big Brother. Nëse i hedhim një sy faqes së tij të Instagramit, në faqen e tij, nuk gjendet askund Sara. Madje çifti, as nuk ndiqet në rrjetet sociale, duke treguar kështu opinionin e familjes së tij.

Nga ana tjetër, në video dhe postimet që bëhen në adresën e tij, Sara shfaqet vetëm 2 herë, në puthjet e para që çifti ka shkëmbyer, duke zgjedhur që të përqendrohen vetëm te Bardhi dhe te ndodhitë e tij në shtëpinë e “Big Brother”, larg Sarës. Por, ajo që habiti ishte pikërisht edhe reagimi i Bardhit në këtë situatë. Në një bisedë në shtrat, Bardhi shprehet këmbëngulës në lidhje me raportin që ka krijuar me Sarën.

Këngëtari i tregon asaj se edhe nëse motra e tij mbrëmë do i thoshte që “mos u merr me Sarën”, ai nuk do e dëgjonte dhe do vazhdonte marrëdhënien me të.

“Edhe nëse do më kishte thënë motra ‘jo, ajo goca jo’, prapë do kishim vazhduar dhe do ja kishim dëshmuar jashtë. Unë të njoh, jashtë e di që jemi nën monitorim 24 orë, krejt i shohin, por unë e ndjej, ia bëra me dije dhe Meritonit”.

Pas kësaj bisede, Sara dhe Bardhi janë puthur për disa minuta, duke kaluar kështu mjaft momente intime me njëri-tjetrin. Duket se një mospranim ka edhe nga ana e Sarës, ku këtë herë ka qenë mikesha e saj që ka komentuar raportin me Bardhin.

Etiketa: BardhiSara

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e premte, 7 gusht 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 7 gusht 2026

07:30 - 07/08/26
Horoskopi, 6 gusht 2026/ Shenjat që favorizohen nga yjet për ditën e sotme
Horoskopi

Horoskopi, 6 gusht 2026/ Shenjat që favorizohen nga yjet për ditën e sotme

07:30 - 06/08/26
Horoskopi për ditën e sotme, 4 gusht 2026, zbuloni shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 4 gusht 2026, zbuloni shenjat më me fat

07:45 - 04/08/26
Para
Krimi në Durrës/ Dëshmia e 25-vjeçarit: Motra donte ta vriste, por…

Krimi në Durrës/ Dëshmia e 25-vjeçarit: Motra donte ta vriste, por…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrëmje historike për skuadrat shqiptare në Europë, Egnatia dhe Dinamo kualifikohen në ‘Play-Off’
Sport

Mbrëmje historike për skuadrat shqiptare në Europë, Egnatia dhe Dinamo kualifikohen në ‘Play-Off’

23:26 - 13/08/26

Egnatia ka rishkruar sot historinë e futbollit shqiptar me një fitore në turin e tretë të Ligës së Europës përballë...

Lexo më shumë
75 ditë kundër qeverisë, mbyllet protesta e sotme/ Nesër edhe Diaspora në shesh

75 ditë kundër qeverisë, mbyllet protesta e sotme/ Nesër edhe Diaspora në shesh

22:25 - 13/08/26
Genti Progni: Shqipëria nuk shërohet me fasada, por me drejtësi

Genti Progni: Shqipëria nuk shërohet me fasada, por me drejtësi

21:50 - 13/08/26
Aktivisti Arben Kola thirrje SPAK-ut: Çdo pushtet dhe diktaturë nuk mbijeton pa servila, të gjithë të arrestohen!

Aktivisti Arben Kola thirrje SPAK-ut: Çdo pushtet dhe diktaturë nuk mbijeton pa servila, të gjithë të arrestohen!

21:15 - 13/08/26
Aktori Mehdi Malkaj: Rama është kryearmiku i Shqipërisë, atij qelbësirës duhet t’i tregojmë vendin

Aktori Mehdi Malkaj: Rama është kryearmiku i Shqipërisë, atij qelbësirës duhet t’i tregojmë vendin

20:57 - 13/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com