GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Komisioni i Rithemelimit: Bashkëshorti i Gjylametit s’ka lidhje me Kuvendin

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Komisioni i Rithemelimit: Bashkëshorti i Gjylametit s’ka lidhje me Kuvendin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Rithemelimit i PD-së, i vetshpallur si i tillë, ka deklaruar lidhur me akuzat e Lulzim Bashës duke thënë se ai përtypi publikisht shpifjet e prodhuara nga mediat e kryeministrit Rama. Lidhur me akuzën e Bashës se janë derdhur lum parash për kuvendin e Berishës, Komisioni i Rithemelimit është shprehur se kostot modeste të këtij organizimi do të bëhen publike në vijim.

“Deputeti Basha ripërtypi sot publikisht shpifjet e mediave të Edi Rames për organizimin dhe kostot e Kuvendit te Partisë Demokratike. Kostot modeste të këtij organizimi do të bëhen transparente për mediat ditët në vijim.”

Komisioni i Rithemelimit ka komentuar dhe akuzat e Bashës për bashkëshortin e deputetes së Partisë Sociale, Blerina Gjylameti duke thënë se Basha është kthyer në kukullën e Ramës dhe po shpif. Sipas Komisionit të Rithemelimit Basha është zemëruar sepse Kuvendi i 11 dhjetorit nuk është organizuar nga kompanitë e të afërmve të tij.

Po ashtu kukulla e Ramës shpifi publikisht se për këtë event është kontraktuar bashkëshorti i një deputeteje të Partisë Socialiste. Hedhim poshtë me neveri këtë shpifje dhe sqarojmë opinionin se kjo është totalisht e pavërtetë! E mirëkuptojmë zemërimin e z.Basha përse nuk e organizuam Kuvendin me kompaninë e të afërmve të tij por rrjepja që ata i kanë bërë financave të PD këto 8 vjet e ka bërë këtë kompani të papërballueshme për mundësitë tona!

Basha akuzoi bashkëshortin e e deputetes së Partisë Sociale, Blerina Gjylameti se ka ndihmuar në ndërtimin e skenës së Sali Berishës.

“Kemi 3 muaj që Rama na bredh i qetë me tubin e oksigjenit me vete. Vazhdon ta financojë arenën e Hajnisë. Blerina Gjylameti i thotë Alibeajt, deri më 11 do jesh ti kryetar komisioni. Bashkëshorti i saj, Kostika është aksioner ose menaxher në një kompani e cila solli organizimin e Kuvendit në Air Albania, duke sjellë atë skenografi aty. I kam thënë Berishës nuk jam më 17 vjeç, jam 47, prind i dy fëmijëve. Nuk na trajton dot më si fëmijë. Ti je e shkuara” tha Basha.

Etiketa: BASHAberishaKomisioni Rithemelimit

Lajme të lidhura

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!
Breaking Views

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin
Breaking Views

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26
“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!
Breaking Views

“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

20:38 - 30/09/26
Para
SPAK zgjeron hetimet për ish-drejtorin e RTSH Thoma Gëllçin, seanca shtyhet për nesër

SPAK zgjeron hetimet për ish-drejtorin e RTSH Thoma Gëllçin, seanca shtyhet për nesër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com