Gjykata e Durrësit ka vendosur masën arrest me burg për 2 muaj për Armando Sulejmanin, ish-anëtarin e bandës Gaxhai, i cili u arrestua pak ditë më parë në Durrës.
ABC News mëson se gjatë seancës gjyqësore Sulejmani, i njohur me nofkën “Çipuri”, ka mohuar akuzat duke thënë se automjeti me të cilën lëvizte nuk ishte e tij, por e kishte marrë në përdorim. Gjyqtarja Shpëtime Pitarku i dha kohë Prokurorisë 60 ditë për të vërtetuar akuzat e ngritura ndaj tij.
“Makina është e shokut jo e imja, e kam marrë në përdorim. Nuk kam asnjë lidhje me vjedhjen e makinës “Range Rover” në Tiranë. Makina me të cilën udhëtoja i përket një shokut tim. Nuk kisha dijeni se në bagazh ndodheshin targa të një makine tjetër ”, ka thënë ai.
Discussion about this post