Meriton Mjekiqi është ndër konkurrentët e “Big Brother” që më së shumti ka tërhequr vëmendjen e tij. Shkak, veç lidhjes me Ilnisën, shpesh janë bërë edhe përplasjet e forta që moderatori kosovar ka patur me banorët e tjerë.
Por, teksa brenda loja vijon të bëhet edhe më e fortë, jashtë kanë nisur të qarkullojnë edhe thashethemet rreth tij. Ditët e fundit, në rrjet, një deklaratë e fortë ka tronditur shtypin. “Makeup artist”-i, Dario Doka, ka marrë të gjithë vëmendjen e tij, me deklaratën e bërë në drejtim të Meritonit.
Përmes disa postimeve në “Instagram”, ai thotë se Meritoni është “injorant dhe burracak”, madje ka zbuluar se në të kaluarën Meritoni i ka shkruar mesazh, ku i ka kërkuar që të kalonte një natë 4-she me të në hotel.
“Shpifsirë, injorant, burracak. Harron Meritoni që shkruante për 4-she në hotel, dhe pasi nuk pranova më bëri bllok…ahh që s’jam aty t’ia plas njëherë fytyrës ordiner”, shkruan ndër të tjera Dario në “Instagram”. Theksojmë se kjo është një deklaratë që vetë Dario ka bërë në “Instagram”-in e tij personal. Nuk dihet nëse deklarata është e vërtetë apo një “grep” që Dario hedh për të tërhequr vëmendjen e publikut, pasi në “story”- t në vijim ai kërkon që të bëhet pjesë e “Big Brother”.
Por, teksa deklaratat e Darios janë disi evazive, pasi ka vendosur që mos të publikojë mesazhet në fjalë, një tjetër ngjarje e rëndë ka shoqëruar Meritonin, fiks 3 vite më parë. Në mars të vitit 2021, moderatori u arrestua nga policia në Prishtinë. Mediat kosovare shkruanin se moderatori i “Gjoni’s Black” dyshohej se ka shtënë me armë në drejtim të një personi tjetër. Policia informoi se ngjarja ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve në trafik ndaj dy drejtuesve të makinave.
Miku i tij, Dati, është shprehur se nuk kishte të shtëna, por vetëm konfrontim me fjalë. Arrestimi u bë në shtëpinë e një familjari të Mjekiqit, ku dyshohet se në arrati po qëndronte aty. Familjari i Mjekiqit ka deklaruar se ai nuk ishte në dijeni se ai po kërkohej nga policia, por vetëm e kishte ftuar të qëndronte për disa ditë në shtëpinë e tij. Ndërkohë, vetëm pak pas këtij lajmi, reagoi edhe avokati i tij, i cili sqaroi se Mjekiqi nuk është arrestuar nga policia.
Ai ka ndarë statusin e tij për ndjekësit, ku thuhet: “Meriton Mjekiqi është i lirë… Unë jam avokati i tij dhe njoftoj opinionin se nuk është arrestuar për kurrfarë gjuajtje me armë. Nuk ka qenë në arrati edhe ky lloj informimi nga mediat pa kurrfarë konfirmimi zyrtar paraprak, është brengosës”, ka shkruar ai.
Natyra e tij disi më avangarde se e banorëve të tjerë, është vënë re shpesh përgjatë pjesëmarrjes së tij në “Big Brother”. Një koment i Roza Latit për mënyrën se si Meriton Mjekiqi po konsumonte bananen ka shkaktuar një situatë të tensionuar mes tyre. Dy moderatorët janë përplasur me njëri-tjetrin dhe kanë hedhur “thumba”, ndërsa biseda mes tyre ka marrë përmbajtje erotike.
“T’i e ke bananen, është stili yt”, iu drejtua Meritoni, i cili shtoi “nuk kafshoj banane, po më ofendon”. Ndërsa, Roza Lati iu përgjigj se: “Mesa pashë, t’i e ke shumë të egër si stil”.
Meriton Mjekiqi dhe Roza Lati janë përfshirë në një debat të ashpër, për shkak të një pyetjeje që moderatori i drejtoi Rozës.
“A ke menduar ndonjëherë për treshe?”, e pyeti ai, ndërsa Roza refuzoi që të përgjigjet, teksa i tha Meritonit që nëse dikush do ta kishte pyetur Ilnisën a do bënte seks treshe, ai do ta kishte përdorur këtë për të shkuar në finale.
“Pyetje provokative seksuale nuk kam bërë ndonjëherë. Kjo është shumë ofenduese, sepse ti do ta ngrije zërin që t’i ishte bërë kjo pyetja Ilnisës që të shkoje në finale. Kaloji në term të keq, edhe nëse do të ishe duke ngrënë një mollë me atë nervozizmin tënd, sot do të thosha shumë keq e ha mollën. A më the mua që “banania të shkon në gojë”. Kush ofendoi, ti apo unë”, u shpreh Roza. Nga ana tjetër, edhe Meritoni ka vijuar me ngacmimet ndaj banores.
“Nuk kafshoj banane, se i bie që po më ofendon. Ashtu i bie të kafshosh…. Mos dil në atë temë, nuk kafshoj banane. Më ofendove. Ai është stili yt zemër, jo imi. Dallimi im është që kam banane, ok. E mirë je, kjo Roza më pëlqen”, u shpreh moderator kosovar.
Por kjo nuk është e vetmja temë erotike që Meritoni dhe Roza kanë patur së bashku. Fiks dy vite më parë, moderatori kosovar ka qenë i ftuari i Rozës në emision ku batutat erotike dhe situatat e nxehta nuk kanë munguar. Roza Lati i serviri të ftuarit të saj special, Meriton Mjekiqit, në emisionin “Why?Not” një darkë speciale, +18 me fruta dhe ëmbëlsira mbi trupin elegant të modeles.
Edhe pse në fillim moderatori u vu në siklet nga tavolina e veçantë, nuk mundi t’i shmangej luleshtrydheve dhe ëmbëlsirave që iu servirën. Me batuta dhe shumë të qeshura Meritoni dhe Roza Lati shijuan ëmbëlsirat e darkës.
Gjatë tentativave të tij, për të pajtuar çiftin Bardhi – Sara në shtëpinë e “Big Brother Vip”, Meritoni i ka përmendur atyre gabimet që ka bërë në rini, për të cilat është dënuar dhe nuk mund të shohë djalin e tij për kohë të gjata, e për këtë thekson se është penduar shumë, ndaj i kërkon çiftit t’i hedhin pas krahëve ato çfarë kanë ndodhur dhe të mos bëjnë gabime.
“Për një gjë të vogël të prisheni juve? Dashuria juaj ku është? Sakrifica, koha, netët pa gjumë, puthjet, xhelozia? E kam seriozisht. Nuk ju vjen turp o vëlla? Shikoje lot, emocione, kape përqafohuni se më keni bërë nervoz tash. E di sa kam gabuar unë? Prej gabimit tim unë nuk e shoh djalin tim me muaj e me ditë, ju më bëni këtu stila. Kam bërë një gabim, kam gabuar, nuk e shoh djalin, jam dënuar për diçka të caktuar, ndoshta kur kam qenë më i ri duhet të kuptonim më mirë njëri-tjetrin, sot do e kisha djalin afër meje, e kisha takuar çdo ditë”, është shprehur ndër të tjera Meritoni.
Duket se tradhtia ka qenë pikërisht shkaku që ka çuar në ndarjen e tij nga nëna e fëmijës së tij. Në deklaratat e saj, ish-partnerja e Meritonin ka treguar se mes tyre sot nuk ka asnjë raport, ndonëse janë prindër të një djali. /Panorama/
Discussion about this post