GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vendimi ndaj Qynos, Berisha: Ja si Dumani kërcënoi Gjykatën e Lartë

19:20 - 24/02/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendimi ndaj Qynos, Berisha: Ja si Dumani kërcënoi Gjykatën e Lartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Kryeministri Sali Berisha iu rikthye akuzave dhe sulmeve ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, duke e akuzuar këtë të fundit se u përdor nga Edi Rama, për të kërcënuar anëtarët e Gjykatës së Lartë, në dhënien e një vendimi ndaj gazetarit Elton Qyno, vendim të cilin kreu demokrat e konsideroi si një goditje vdekjeprurëse për median.

Berisha tha se me një pengmarrje të pashembullt të institucioneve, Gjykata e Lartë, në kundërshtim flagrant me vendimin e para një viti, vendosi të detyrojë gazetarët të zbulojnë burimin e informacionit, në një akt shkelje flagrante të lirisë së shprehjes.

“Çfarë ndodhi? Edi Rama përdori pengmarrjen.

Edi Rama, siç shkruajnë mediat sot, vërsuli Dumanin kundër tyre.

Dhe Dumani i kërcënoi ata për krimin e tij të shëmtuar, sepse dosjen e Nuredin Dumanit e ka shitur Skapi i partisë nga sirtarët e Altin Dumanit.

Vendimi i gjykatës është një goditje vdekjeprurëse për informacionin e lirë, për mendimin e lirë në Shqipëri. Shënon aktin, përshkallëzimin më dramatik në dhunimin e lirive të shqiptarëve. Ndaj dhe bëhet çdo ditë më imperative përballja me diktaturën. Me narkoregjimin.

Sot kemi përpara Edi Ramën, kreun e krimit të organizuar, kreun e korrupsionit qeveritar, kreun e dhunës mbi opozitën, dhe veglat e tij, një llum njerëzor në gjykata, prokurori, Skap e me radhë.

Urdhëroni, një vit më parë vendosin se gazetarëve nuk mund t’u kërkohet burimi.

Pas një viti, nën hanxharë, vendosin të kundërtën.

Shikoni gjykatën e Edi Ramës, prokurorinë e partisë, këta janë rrezik për çdo qytetar, janë rrezik për mbarë Shqipërinë.

Sot përpara ne kemi murin e tmerrshëm të korrupsionit që përzë shqiptarët çdo ditë.

Edi Rama, me të gjithë fuqinë e ekzekutivit, firmos dhe vjedh qindra milionë e miliarda dhe mbrohet nga Skapi i partisë”, tha Berisha.

Etiketa: berishaGjykataKryesore1Qyno

Lajme të lidhura

“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë
Aktualitet

Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

19:47 - 31/01/26
Para
Paralajmërimi i Berishës: Do mësoni se ç’përfaqëson Dumani-Kraja e Gjoka

Paralajmërimi i Berishës: Do mësoni se ç'përfaqëson Dumani-Kraja e Gjoka

Discussion about this post

TË FUNDIT

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis
Sport

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26

Kjo e shtunë e Kategorisë Superiore mund të konsiderohet si dita e barazimeve. Pas partizani-Elbasani dhe Vora-Flamurtari edhe ndeshja mes...

Lexo më shumë
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

19:47 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com