GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Albi Nako ‘përplaset’ me Arbër Hajdarin: Mos guxo ta thuash…

09:35 - 25/02/24
në Show Biz
Kohë leximi: 4 min
A A
Albi Nako ‘përplaset’ me Arbër Hajdarin: Mos guxo ta thuash…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Opinionistët Ori Nebiajaj dhe Arbër Hajdari janë treguar të ashpër me Albi Nakon pas daljes nga Big Brother, duke theksuar se ka vegjetuar gjatë kohës në shtëpi.

Ndërsa Ori dëshiroi që Albi të ishte larguar vullnetarisht me partneren javën e shkuar, Arbri u shpreh: “Shyqyr që nuk e kishe biletën e kthimit sepse do ta kishe djegur kot.”

Sipas Arbrit, Albi s’ka bërë asgjë tjetër në shtëpi përveçse ka ngrënë dhe ka fjetur, madje edhe një debat që kishte me Romeon u tërhoq. Këto komente kanë irrituar Albin, i cili u shpreh se “është kollaj që të flasësh nga kolltuku”. Koreografi i është kthyer keq opinionistit, duke theksuar se është e dyta herë që e akuzon pasi më herët e kishte konsideruar frikacak.

Ori Nebijaj: Kur Albi hyri në Big Brother të gjithë kishim pritshmëri të mëdha për shkak të karakterit mediatik që kemi njohur. Unë e dija si një djalë që guxonte t’i shprehte mendimet e tij deri në fund dhe nuk i trembej gjykimit. Ai tha herën e fundit që kishte njëfarë ngërci dhe mendimi të keq që e ka mbajtur në një lojë që as ai vetë nuk e kuptoi se çfarë po bënte në shtëpi. Të paktën kështu më është dukur, kështu që unë e kuptoj publikun në televotim. Unë do të kisha uruar me sinqeritet që ta kishte marrë këtë vendim vetë që të martën dhe të kishte shkuar me zonjën që ja thanë njëfarë mënyre.

Albi: Aty është bërë një kasgt me disa njerëz që unë e kam thënë herë pas here që është grupi i Vetëvendosjes, të përjashtojnë. Ndoshta unë nuk isha e atij lloji tipologjie lojtari që ta çaja me forcën e një fadrome apo matrapiku që mund të cante një mur të thellë. Graciano tentoi, por tjetër gjë pastaj sepse ai u penalizua për të tjera arsye. Nuk është se nuk u mundova të tentoja pas një premtimi që unë bëra për t’u rikthyer në lojë, por është pjesë e skemës aty brenda që njerëz të caktuar…

Ledioni: Kë shihje pjesë e këtij klani të ngurtë që nuk hapte rrugë? Sepse ka pasur edhe njerëz që kanë hyrë më vonë si Françeska që…

Albi: Françeskën e kanë ftuar. Ka qenë Ilnisa dhe Meritoni që unë i quaj sistem PR aty brenda. Ja dhanë mundësinë dhe pastaj është tjetër gjë se si e kërcen vallen ti. Asaj iu dha mundësia përmes një provokimi, dhe pastaj u shpalos gjëja në diskutim dhe debat. Unë nuk kam qenë i provokuar në atë lloj mënyre dhe të tjerët e kanë shmangur provokimin tim.

Ledioni: Po, por e ke shmangur edhe ti sepse në momentin e vetëm që i the diçka frontalisht Romeos, më vonë u tërhoqe.

Albi: Ishte diçka që unë e absorvova brenda vetes dhe ka qenë një diskutim që unë e fola mbrëmë me Romeon.

Arbri: Unë kam pasur pritshmëri për ty. Shyqyr që nuk e kishe biletën e kthimit sepse do ta kishe djegur kot. Për mua s’ke bërë asgjë brenda shtëpisë, thjesht ke fjetur dhe ke ngrënë. Nuk e di pse e bëre këtë gjë. Unë ta kam ndjekur edhe jashtë shtëpisë, në debate të bëra në studio televizive dhe e di kapacitetin që ti ke për të  të dhënë mendimet e tua, për të kontrolluar situatat. Akoma s’kam një përgjigje pse pate këtë lloj bllokimi brenda shtëpisë së Big Brother, por shpresoj që këtu jashtë të mund të kemi kohë të na shpjegosh.

Albi: Nuk ke pse thua për mua që kam ngrënë dhe kam fjetur sepse besoj kam pasur një lloj…

Arbri: Për mua po.

Albi: Po për ty po sepse është kollaj që të flasësh aty nga kolltuku.

Arbri: Edhe për zonjën tënde, erdhi ta tha në shtëpi.

Albi: Sigurisht, sigurisht, por unë nuk besoj se kam vegjetuar aty brenda sepse diçka e kam bërë, një lloj mesazhi e kam dhënë, dhe diçka në mënyrën time të jetesës aty brenda mund të ketë funksionuar. Sepse do ti ta shohësh ashtu nga pozicioni i kolltukut është tjetër gjë. Është kollaj të flasësh nga aty, edhe tjetër gjë të jesh aty brenda.

Arbri: Ti je më i miri vëllaçko.

Albi: Jo, nuk jam më i miri…

Arbri: Pse je këtu.

Albi: Publiku më nxorri, unë e pranoj. Por mos më thuaj që ke fjetur dhe ke ngrënë sepse jam një ndër personat që ka fjetur më pak aty.

Arbri: E kam të fjetur në kuptimin e lojës.

Albi: Është kollaj të flasësh nga kolltuku ku je ti sepse një herë tjetër më ke thënë frikacak dhe unë këtë nuk ta pranoj. Nuk e përcakton ti sa frikacak jam unë.

Arbri: Është mendimi im more zotëri, ti u tërhoqe nga diskutimi që kishe me Romeon. Për mua ishte gjest prej frikacaku. Ti na trego trimërinë…

Albi: E kam treguar unë sepse nuk tregohet trimëria me njerëz që bëjnë bla bla bla. E marrin minutazhin dhe nuk thonë asgjë. Thjesht hanë kohën kot.

Arbri: Ti e akuzove atë që s’ke këllqe, nuk i thash gjë unë.

Albi: Ajo ishte e gabuar dhe unë e pranova që nuk tregova qytetari.

Etiketa: albiarbri

Lajme të lidhura

Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën
Aktualitet

Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën

17:59 - 03/12/25
BBVK/ Benita kritika ndaj Bias: Flet gjuhë të huaj, duhet të largohet nga këtu
Aktualitet

BBVK/ Benita kritika ndaj Bias: Flet gjuhë të huaj, duhet të largohet nga këtu

17:50 - 03/12/25
Arbana Osmani prezanton projektin e saj të ri, ja ku do ta shohim moderatoren
Aktualitet

Arbana Osmani prezanton projektin e saj të ri, ja ku do ta shohim moderatoren

18:40 - 01/12/25
Para
Persona të panjohur djegin flamurin e Kosovës në Zveçan

Persona të panjohur djegin flamurin e Kosovës në Zveçan

Discussion about this post

TË FUNDIT

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi
Aktualitet

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25

15-vjeçari Erion Boba, nxënës i shkollës “Dom Nikoll Kaçorri” në ish-kënetë të Durrësit u përcoll në banesën e fundit në...

Lexo më shumë
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com