GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Klopp: Më thanë se trofetë nuk fitohen me fëmijë, unë ja dola…

09:18 - 26/02/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Klopp: Më thanë se trofetë nuk fitohen me fëmijë, unë ja dola…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Në karrierën time më shumë se 20-vjeçare si trajner, ky është trofeu më i veçantë që kam fituar”, ka thënë trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp pas triumfit të Reds në finalen e EFL Cup.

Lojtarët e Liverpoolit fituan ndaj Chelsea 1-0 në finale në stadiumin Wembley në minutat e fundit të lojës shtesë, pas rezultatit 0-0 në kohën e rregullt.

Çështjen e fituesit e ka zgjidhur Virgil van Dijk me gol në minutën e 118-të dhe për Liverpoolin ishte titulli i dhjetë rekord.

Klopp fitoi trofeun me shumë të rinj në fushë pasi nuk mund të llogariste për shkak të dëmtimeve te Alisson Becker, Mohamed Salah, Darëin Nunez, Trent Alexander-Arnold, Joel Matip, Diogo Jota, Thiago Alcantara, Curtis Jones dhe Dominik Szoboszlai.

“Më thanë se trofetë nuk fitohen me fëmijë. Në më shumë se 20 vjet karrierën time si trajner, ky është trofeu më i veçantë që kam fituar.

Ndonjëherë më pyesin nëse jam krenar për këtë apo atë, do të doja të ndihesha më shpesh krenar, por sot isha krenar për absolutisht gjithçka”, ka thënë Klopp.

Specialisti gjerman u dha një mundësi Jayden Danns (18), James McConnell (19), Bobby Clark (19), Conor Bradley (20), Harvey Elliott (20), Jarell Quansah (21) dhe Ryan Gravenberch (21).

“Duke parë fytyrat e fëmijëve si Danns pas një ndeshje, ju mund të krijoni histori në futboll që askush nuk do t’i harrojë kurrë. Kjo ishte një histori e tillë sonte, e lojtarëve të akademisë që do të përballeshin me një ekip të madh dhe do të fitonin.

Kjo ishte kaq e veçantë. I patë rrethanat, ne kishim probleme para ndeshjes. Gjatë lojës ato u bënë edhe më të mëdha. Sonte është një natë që nuk do ta harroj kurrë dhe, nëse askush tjetër nuk e sheh kështu, nuk ka problem. Për mua është me të vërtetë një kujtim i bukur përgjithmonë”, përfundoi Klopp.

Ky është trofeu i parë i Liverpoolit këtë sezon dhe ata janë në kërkim të tre të tjerëve. Reds kryesojnë Ligën Premier me 60 pikë përpara Manchester City me 59 dhe Arsenal me 58 pikë.

Ata janë në garë edhe në FA Cup dhe në Ligën e Evropës.

 

Etiketa: Femijeklopp

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
Shushica rrezikon të humbasë statusin Park Kombëtar, banorët: Nuk do…

Shushica rrezikon të humbasë statusin Park Kombëtar, banorët: Nuk do…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

Kristjan Asllani pritet të jetë në stol ndaj Fenerbahçes. Trajneri Sergen Jalçin do të befasonte kështu mesfushorin shqiptar, pikërisht para...

Lexo më shumë
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com