Me pranga në duar tre fëmijët e Pëllumb Metës, të cilët me 10 shkurt vranë babain e tyre dhe më pas e groposën atë janë paraqitur para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.
Në seancë mësohet se nuk është paraqitur asnjë familjar i tyre.
Tre të rinjtë, që akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin vranë dhe groposën të atin në kasollen pranë banesës në Shënavlash të Durrësit.
Tre fëmijët do të përballen me faktet paraprake të mbledhura nga grupi hetimor, ndërkohë që dëshmitë e dhëna prej tyre kanë qenë kontradiktore që në krye të herës. Por përkundër mosdaljes ende në një konkluzion për shkakun real të ngjarjes, grupi hetimor ka nxjerrë në media të gjitha dëshmitë e protagonisteve të krimit horror të ndodhur më 10 shkurt.
Por janë një sërë të dhënash që shoqërojnë postarrestimin e fëmijëve të viktimës që bëjnë edhe më të ndërlikuar gjetjen e një motivi, që i ka shtyrë fëmijët të ndërmarrin një hap të tillë për ta vrarë dhe më pas për ta groposur të atin e tyre. Bashkëshortja në një dalje publike për mediat ka bërë me dije se Pëllumbi ishte i dhunshëm dhe se i kishte kërcënuar shumë herë se do t’i vriste dhe madje do t’i digjte me benzinë.
Po ashtu, ajo ka pretenduar se Pëllumbi e kishte dhunuar gjatë gjithë jetës atë dhe fëmijët ndërkohë që në fakt policia e Durrësit nuk ka bërë me dije që familja Meta ta kishte denoncuar ndonjëherë për dhunë kryefamiljarin. Po ashtu, bëhet me dije se familja e shkueses që donte të merrte vajzën për kunatin e saj kanë folur për mediat lokale, madje kanë deponuar edhe në prokurori për çka janë marrë në pyetje, duke mohuar të ishte e vërtetë ajo që thuhej nga fëmijët e Pëllumb Metës si shkak për vrasjen e tij. Ka qenë kunata e personit që u tha se ishte kërkuar vajza, që ka hedhur dritë mbi miqësinë me viktimën, pasi ajo e shihte të ndjerin çdo ditë që e sillte vajzën te stacioni i autobusëve në Durrës dhe pinte kafen në lokalin e saj.
Discussion about this post