GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vijon tallja me Zgjedhoren/ Gjiknuri-Alibeaj vendosin të mblidhen online

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vijon tallja me Zgjedhoren/ Gjiknuri-Alibeaj vendosin të mblidhen online
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj, bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, kanë vendosur të zhvillojnë online mbledhjen e rradhës.

Duket se kjo është forma që ata kanë gjetur për të shmangur përballjet me deputetë të opozitës, të cilët prej muajsh kërkojnë vendet që u takojnë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, ku në vend të Alibeajt është propozuar Oerd Bylykbashi, por gjithashtu ka një përtëritje të anëtarëve që i përkasin partive opozitare.

Duke mos pranuar kërkesën e opozitës dhe duke vijuar të mos bëjë asnjë ndryshim në përbërjen e Komisionit, socialistët, me ndihmën edhe të PD-së së vulës që drejtohet nga Lulzim Basha, po vijojnë lojën, bëjnë sikur po punojnë për reformën zgjedhore, sikur po dëgjojnë grupet e interesit dhe sikur po mbledhin propozime, kur në fakt mundësia që Edi Rama të pranojë ndryshimet është minimnale, për të mos thënë zero.

Në mbledhjen që do të mbahet online të martën, pritet të ketë dëgjesë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që pas një sërë thirrjesh të Ilirjan Celibashit, që reforma të çohet përpara, t’i paraqesë Gjiknurit e Alibeajt kërkesat që me shkrim nuk kanë munguar, adresimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese: votën e diasporës e herësin, por edhe rekomandimet e BE-së që lidhen me depolitizimin e administratës zgjedhore, financimin e fushatave etj.

Po ashtu të martën në komisionin e Reformës Zgjedhore, do të zhvillohet seancë dëgjimore edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile si dhe AKSHIN.

Më herët Gjiknuri e Alibeaj, kanë zhvilluar një sërë seancash dëgjimore me grupet e interesit, shoqërinë civile që kërkon lista të hapura, por edhe me shoqatat e diasporës që kërkojnë që në 2025 të kenë mundësi që emigrantët të votojnë.

Edhe minoritetet i kërkuan Komisionit të Reformës Zgjedhore të garantojnë përfaqësim të drejtpërdrejtë të tyre në Kuvend, kërkesë kjo e përsëritur përmes një letre disa ditë më parë nga tre parti minoritare.

Në anën tjetër Lulzim Basha që përfaqësohet në Komision me Enkelejd Alibeajn ka gati draftin për 1 zonë zgjedhore, votën e diasporës e lista 100% të hapura, për të cilën do të duhet të bindë edhe PS-në që në kushtet kur ka deklaruar se është komode me këtë Kod Zgjedhor, nuk ka bërë propozime.

Etiketa: KomisioniKryesore1socialistetzgjedhorja

Lajme të lidhura

Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!
Aktualitet

Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

14:19 - 12/05/26
Diella dhe kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale
Aktualitet

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit

14:04 - 12/05/26
PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor
Aktualitet

PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor

13:58 - 12/05/26
Para
Kishte sot seancën gjyqësore, Luiz Ejlli ironizon Policinë e Shtetit

Kishte sot seancën gjyqësore, Luiz Ejlli ironizon Policinë e Shtetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut
Botë

Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut

15:29 - 12/05/26

Anija ruse “Ursa Major”, e cila dyshohet se transportonte komponentë të reaktorëve bërthamorë për në Korenë e Veriut, u fundos...

Lexo më shumë
Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026

Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026

15:04 - 12/05/26
Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi

Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi

14:46 - 12/05/26
Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

14:19 - 12/05/26
Diella dhe kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit

14:04 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com