GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kristian Shkreli i Vaut të Dejës i fal tenderin 200 MLN lekë Gegës

13:34 - 27/02/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Kryetari Kristian Shkreli e vendos furnizimin me naftë të makinës së tij dhe të stafit të bashkisë në një radhë me shpenzimet për ndihmën sociale për qytetarët.

Kryetari Kristian Shkreli e vendos furnizimin me naftë të makinës së tij dhe të stafit të bashkisë në një radhë me shpenzimet për ndihmën sociale për qytetarët.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vlera 200 milionë lekë e furnizimit vjetor me naftë nga Bashkia e vogël e Vaut të Dejës është shenja e parë e abuzimit me buxhetin. Kjo shifër e furnizimit me naftë të prokuruar për vitin 2024 konkurron me shpenzime të tjera të nevojshme për qytetarët.

Kryetari Kristian Shkreli e vendos furnizimin me naftë të makinës së tij dhe të stafit të bashkisë në një radhë me shpenzimet për ndihmën sociale për qytetarët. Kështu, në 31 janar 2024, është zbardhur vendimi i Këshillit bashkiak të Vaut të Dejës “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Dhjetor 2023”: Janë 1020 familje që ndajnë fondin vetëm 7 834 757 lekë në total. Pra, nëse kryetari do të kursente paratë për karburantin, më shumë familje do të futeshin në këtë listë.

Megjithëse tërmeti ka rënë në vitin 2019, bashkia e Vaut të Dejës u ndau këtë vit 9 familjeve të dëmtuara vetëm 20% të dëmit, rreth 3,3 milionë lekë. Nëse administrata e bashkisë do të bënte ca kilometra më pak, këto para do të ishin paguar qysh kur ndodhi tërmeti.

Po të shohim tabelën e buxhetit të vitit 2024 të Bashkisë, dallohet se investimet për shkollat e arsimit të mesëm janë zero lekë. Investimet (shpenzimet kapitale) për strehimin janë zero lekë.

Siç do ta shohim më poshtë, pas kësaj logjike të shpenzimeve fshihet korrupsioni me fondet.

Prokurimi me objekt ‘Blerje karburant’ me fond limit 200 milionë lekë është hapur më datë 2 shkurt 2024 dhe më datë 19 shkurt është mbyllur. Pas 7 ditësh, më datë 20 shkurt, Shkreli ka bërë publik emrin e fituesit. Gjithçka ndodhi shpejt e shpejt për shkak se Shkreli nuk ndoqi hapat për një garë të rregullt.

Firma “GEGA CENTER GKG” ishte e vetmja që kishte paraqitur një ofertë, madje me vlerë 200 milionë lekë, sa 100% e fondit limit. Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me “Flamur të kuq”, që është shenjë për të treguar riskun e korrupsionit.

Me këtë tender blihen 129 811 litra naftë për të lëvizur në radhë të parë makina e Shkrelit dhe më pas mjetet e tjera të administratës apo shërbimeve. Përshpejtimi i procedurës, mungesa e garës dhe pranimi i ofertës së shtrenjtë, tregon qartë se fituesi ka qenë i paracaktuar.

Në të kundërt, tenderi duhej përsëritur në pritje të ofertave të tjera konkurruese.

Kompania e Paulin Gegës është kthyer si ‘patronazhiste’ e bashkive të vogla, sepse në çdo javë po shohim që përfiton tenderë pa garë tek këto njësi vendore me një fond aq sa ka dëshirë kompania. Por, jo vetëm kaq, kjo firmë njihet sëbashku me firmën “Kastrati” për oligopolin që kanë krijuar në fushën e karburanteve duke përcaktuar edhe çmimet e larta që paguan  buxheti i shtetit në këto tendera.

Në tabelën e mësipërme shohim se në 3 vitet e fundit “Gega” ka përftuar 10 miliardë lekë nga tenderat, ku një pjesë e mirë mbajnë ‘Red Flag”, pra të firmosura nga zyrtarët me shkelje të ndryshme të ligjit. Vetëm në këto 2 muajt e parë të vitit 2024 Gega ka firmosur 19 kontrata me bashkitë dhe të gjitha me “Flamur të kuq”.

Në gusht 2019, presidenti i kompanisë Paulin Gega u akuzua për pastrim parash dhe evazion fiskal.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me organet tatimore, kishte ndjekur veprimtarinë e tatimpaguesit «Gen Klaudis ShA », në vijim të zbatimit të Planit të Masave kundër Informalitetit dhe Evazionit Fiskal në sektorët e Turizmit, Ndërtimit, Hidrokarbureve, Tregtimit të mallrave me akcizë, dhe kishte ushtruar kontroll në datën 07.08.2019.

Nga kontrolli tatimor ishin gjetur pompa, të cilat në shkelje të ligjit, funksiononin në regjim manual dhe për këtë arsye, është kryer bllokimi i tregtimit të karburantit nga ky subjekt. Menjëherë pas bllokimit, u kryen hetime intensive që çuan në konkluzionin se administratori i kompanisë, shtetasi Paulin Gega, përmes subjektit “Gen Klaudis Sha” që njihet me emrin tregtar “Gega Oil”, ka kryer evazion fiskal në përmasa të konsiderueshme.

Po ky shtetas ishte proçeduar katër vjet më parë nga Drejtoria e Policisë Shkodër, për veprën penale fshehje e të ardhurave. Pas veprimeve të saj hetimore, Policia e Shtetit i referoi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, materialet në ngarkim të shtetasit Paulin Gega. Prokuroria nxori një urdhër ndalimi për këtë shtetas, i cili rezultoi se është larguar nga vendi në dt.09.08.2019 . Shtetasi Paulin Gega u shpall në kërkim për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” , “Ndryshimi në aparatet matëse” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Qysh nga ajo kohë Gega nuk është ngacmuar më nga qeveria, përkundrazi vazhdon të përfitojë nga torta e buxhetit të bashkive si kjo e drejtuar nga Shkreli dhe institucione të tjera.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimbanore te pastrehefondet e rindertimitKristian ShkrelitenderVau i Dejes

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga
Breaking Views

Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

15:07 - 02/12/25
Para
EMRI/Iu bllokua frymëmarrja duke ngrënë, ndërron jetë i burgosuri

Të burgosurit në Durrës, peticion për miratimin e Amnistisë Penale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25

Kryetari i PD Sali Berisha u shpreh dje se  organizata e partive të djathta e udhëhequr nga Partia Republikane amerikane...

Lexo më shumë
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com