GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zotimi i Berishës: Qeveria e PD do ulë tarifat e universiteteve me 5 herë, rrogë për çdo student

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zotimi i Berishës: Qeveria e PD do ulë tarifat e universiteteve me 5 herë, rrogë për çdo student
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat, Sali Berisha, premtoi sot se qeverisja e PD-së, do të ulë me 5 herë tarifat e universiteteve dhe çdo student do të ketë bursën të barabartë me një rrogë për të jetuar normalisht

Berisha, në fjalimin para mbështetësve të tij, tha se për Partinë Demokratike, shtylla kryesore e programit të saj, pas garantimit të lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë, do të jetë investimi tek qytetarët shqiptarë.

Në këtë kuadër, ish-Kryeministri deklaroi se pushteti i ardhshëm do të jetë pushteti i të rinjve dhe të rejave.

“Ky pushtet do të bëjë gjithçka që ata të shkollohen në shkolla cilësore.

Ne jemi parti me trashëgimi. Në 2005, Shqipëria renditej në nivelet më të ulëta për arsimin në Pisa, por kur e dorëzuam, e dorëzuam jo në nivelin që duhej të ishte, por ama e dorëzuam me rritjen më vertikale që mund të kishte.

Pra e dorëzuam në një kohë kur cilësia e arsimit rritej vertikalisht nga viti në vit.

Çfarë ndodhi më vonë.

Pisa që përfshin 8 vitet e tyre, Shqipëria regjistroi rënien me të madhe në botë, rënien më të tmerrshme do të thoja unë.

Kjo sepse arsimi u inondua nga patronazhistë, nga rilindasit, fara më e keqe e kombit që nga diktatura e Enver Hoxhës.

Garantoj të rejat dhe të rinjtë, se nuk do të ketë më satër kasapi mbi mesataren e tyre, se tarifat e universiteteve do të ulen, jo një e dy, por 5 herë. Do të ulen 5 herë, fjala ime e nderit dhe se çdo student do të ketë bursën të barabartë me një rrogë për të jetuar normalisht.

Këto janë vetëm disa nga masat që do të ndërmarrim nëse duam që të mbijetojmë si komb.

Dhe ne duam të mbijetojmë si komb.

Ne jemi komb i lashtë, ne nuk kemi pse zhdukemi pse kërkojnë armiqtë tanë me Edi Ramën të na shfarosin në mënyrë paqësore”, tha Berisha.

Etiketa: berishaStudentetUniversitete

Lajme të lidhura

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!
Aktualitet

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26
Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata
Aktualitet

Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

21:45 - 21/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
Para
PE miraton direktivën kundër padive abuzive ndaj gazetarëve

PE miraton direktivën kundër padive abuzive ndaj gazetarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!
Aktualitet

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26

Aktivisti Andi Tepelena iu bëri thirrje kryebashkiakëve dhe qytetarëve të bashkive që preken nga shkrirja, që të dalin në shesh...

Lexo më shumë
Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

21:45 - 21/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

21:26 - 21/08/26
“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

21:15 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com