GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“Je melodia e jetës sime”, letra emocionuese që la pa fjalë Altin Gocin

17:31 - 28/02/24
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
“Je melodia e jetës sime”, letra emocionuese që la pa fjalë Altin Gocin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Krahas rrëfimin emocionues për ndarjen nga jeta të prindërve të tij, këngëtari Altin Goci ka folur edhe për gjënë tjetër më të shtrenjtë që janë familja dhe fëmijët.

I ftuar në “S’e Luan Topi”, Goci ka mbetur pa fjalë nga letra e së bijës, e cila përmes rreshtave e konsideron të atin “princin e kaltër që i ka mësuar se ç’janë vlerat e babait, se ç’është dashuria e familjes”.

Erjona: Njeriu nuk është kurrë i përgatitur për t’u ndarë nga prindërit.

Goci: Padiskutim, është një gjë e jotja që t’i me ta je rritur prej vitesh.

Erjona: Por ata që na qëndrojnë afër janë familja, fëmijët.

Goci: Është ligji i kompensimit. Familja ime është forca ime, edhe në të tilla raste… Kloa dhe Hana janë dashuritë, forcat e mia.

Erjona: Kloa sot na ka sjellë një letër që e ka shkruar vetë.

“I dashur babi, së pari dua të të uroj që ashtu i mbarë siç je ti të shkojë çdo gjë në jetën tënde. Ti je jastëku ku unë mbështes kokën, je pasqyrim i mirësisë, dashurisë, përkushtimit, sinqeritetit, drejtësisë dhe mençurisë. Babi im i shtrenjtë, ti je një thesar i pasur me pasuri shpirtërore dhe vlera njerëzore të cilat mi ushqen çdo ditë dhe më shumë. Je një borë e bardhë njësoj si shpirti yt i pastër. A të kujtohet kur dorë për dore shkonim në kopsht njësoj si dy shokë të ngushtë. Ti nuk e di se sa forcë më jepje dhe ma hiqje si me magji frikën time të shkuarit në kopsht. Po kur më ushqeje dhe më tregoje përralla me “Beatles”, e mban mend? Që e vogël më ke mësuar se ç’janë vlerat e babait, se ç’është dashuria e familjes dhe kështu pa e kuptuar u rrita pak dhe nga pak. Por a do të mbetem në sytë e tu gjithmonë e vogla jote? Që atëherë ke qenë dhe do të mbetesh për mua princi i kaltër. Je një model prindëror i përkryer për mua dhe Hanën që sakrifikon çdo gjë për të na lumturuar. Mbase njerëzit ndonjëherë nuk të vlerësojnë aq sa duhet, por për mua t’i je shembulli i një artisti të kompletuar, nga ata prej vërteti që nuk bëjnë kompromis me famën. Koncerti yt i fundit më bëri edhe njëherë të ndihem krenar për babin tim. Je shoku, vëllai dhe miku im më i mirë. Të falënderojmë për gjithë lodhjen dhe sakrificat që ti bën për ne. Babi, mos e harro kurrë që je melodia dhe ritmi i jetës time.”

Goci: Uau… Më la pa fjalë më saktë. Më duhet pak kohë që të marrë veten, por më vjen mirë që këtë lodhje dhe përkushtim ndaj famijëve, Kloa e ka përkthyer në këto fjalë të bukura që më lanë mua pa fjalë. Kloa vazhdon të jetë ashtu, e bukur, e zgjuar, e dhembsur… Këto fjalë që më tha më çoi pikërisht pas në kohë kur e çoja në kopsht.

Etiketa: altin gociletraVajza

Lajme të lidhura

“Më lini të dal!”/ Suanita tensionohet në dhomën e rrëfimit dhe kërkon të largohet nga BBVK, Ulerimat… (VIDEO)
Aktualitet

“Më lini të dal!”/ Suanita tensionohet në dhomën e rrëfimit dhe kërkon të largohet nga BBVK, Ulerimat… (VIDEO)

17:30 - 30/01/26
VIDEO/ Finemi dhunon Lim Hotin në mes të rrugës
Aktualitet

VIDEO/ Finemi dhunon Lim Hotin në mes të rrugës

16:11 - 21/01/26
Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni
Aktualitet

Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni

17:15 - 16/01/26
Para
Shtyhet seanca gjyqësore për kardiologun Edvin Prifti, ja arsyeja

Edvin Prifti: Si më përgjuan dhe survejuan për 9 muaj, dosja u zhduk në SPAK...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A
Breaking Views

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26

Inter nuk fal në transfertën e Cremoneses. Zikaltërit fitojnë 0-2, në sfidën e luajtur në Stadio Giovanni Zini (Cremona). Ekipi...

Lexo më shumë
Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26
Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com