Sfidat e javës së 26-të të kampionatit, spikat Vllaznia–Tirana

Java e 26-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të premten dhe të shtunën. Skuadrat do të rikthehen sërish në fushën e lojës, teksa tre prej sfidave do të zhvillohen më 1 mars, ndërsa dy takimjet e tjera të kësaj jave do të luhen më 2 mars.

Laçi – Skënderbeu dhe Egnatia – Dinamo City janë dy ndeshjet hapëse të javës së 26-të. Pas fitores ndaj Partizanit në shtëpi, korçarët do të udhëtojnë këtë javë drejt Laçit, me takimin që do të luhet në stadiumin e Laçit duke nisur nga ora 13:30. Në të njëjtën orë, Egnatia do të presë në shtëpi Dinamo City-n. Ndeshjet e kësaj dite do të mbyllen me sfidën Partizanit – Kukësi, që do të luhet në stadiumin “Arena e Demave” në ora 17:00.

Ndërkaq, të dielën do të luhen edhe dy sfidat e tjera mjaft emocionuese të javës së 26-të. Klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia – Tirana do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në ora 17:00, teksa në po të njëjtën orë do të përballen me njëra-tjetrën edhe Teuta me Erzenin, me sfidën që do të luhet në stadiumin “Niko Dovana”.

Lajme të lidhura

Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetcasibombetgaranti girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş