GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Johnson: Pushtimi i Ukrainës do të ishte gabim strategjik i Rusisë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Britani, humb jetën personi i parë nga varianti Omicron
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e ka paralajmëruar presidentin rus, Vladimir Putin, se çdo “veprim destabilizues” nga Rusia kundër Ukrainës do të ishte “gabim strategjik” me “pasoja domethënëse”, tha një zëdhënës i tij.

Gjatë një bisede telefonike me Putinin më 13 dhjetor, Johnson ka “theksuar” se Britania është e përkushtuar “për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, tha zëdhënësi i tij, duke shtuar se kryeministri ka “shprehur shqetësimin e thellë të Mbretërisë së Bashkuar lidhur me grumbullimin e forcave ruse në kufirin e Ukrainës dhe ka ripërsëritur rëndësinë e shtensionimit të situatës përmes kanaleve diplomatike dhe për identifikimin e një zgjidhjeje të qëndrueshme”.

Komentet e Johnsonit janë të ngjashme edhe me shqetësimet e shprehura nga ministrat e Jashtëm të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara, lidhur me grumbullimin e ushtrisë ruse në kufi me Ukrainën. Ministrat e G7-ës kanë bërë thirrje për zgjidhje të tensioneve përmes formave diplomatike.

Mediat ruse kanë cituar Kremlinin të ketë thënë se Putini dhe Johnsoni janë pajtuar për të vazhduar bisedimet përmes kanaleve të ndryshme. Biseda ndërmjet Johnsonit dhe Putinit vjen në kohën e rritjes së tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës. Zyrtarët në Kiev kanë shprehur shqetësimin për një pushtim të mundshëm rus.

Rusia, që aneksoi paligjshëm Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014 dhe mbështet separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës, mohon se ka plane për ta pushtuar Ukrainën.

Në javët e fundit, Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella. Uashingtoni ka thënë se beson se Rusia mund të jetë duke planifikuar për të përdorur “provokimet” e pretenduara nga Ukraina, për të justifikuar një agresion ushtarak.

Më 26 nëntor, Ukraina e akuzoi Rusinë se qëndron prapa një plani për grusht-shtet ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, akuzë të cilën Kremlini e ka mohuar./ Marrë nga REL.

Etiketa: Boris JohnsongabimRusisestrategjikukraina

Lajme të lidhura

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë
Aktualitet

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

15:10 - 03/10/26
Trump ironizon sërish Melonin: Mu lut të bënim foto bashkë, pranova se më erdhi keq
Botë

Trump ndryshon qëndrim ndaj Melonit: Marrëdhënia jonë është shumë e mirë, gjithmonë më ka pëlqyer

09:48 - 03/10/26
Rusia paralajmëron NATO-n: Do përdorim edhe armët bërthamore nëse izolohet Kaliningradi
Botë

Rusia paralajmëron NATO-n: Do përdorim edhe armët bërthamore nëse izolohet Kaliningradi

08:55 - 03/10/26
Para
Varianti “Omicron”, Britania e Madhe shënon viktimën e parë

Varianti “Omicron”, Britania e Madhe shënon viktimën e parë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhja e Presidentit/ Kreu i PDK pas takimit me Albin Kurtin: Të gatshëm ta votojmë
Breaking Views

Zgjedhja e Presidentit/ Kreu i PDK pas takimit me Albin Kurtin: Të gatshëm ta votojmë

23:28 - 03/10/26

Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme të bisedojë me Vetëvendosjen për zgjidhjen e ngërçit për çështjen e presidentit të...

Lexo më shumë
Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

22:04 - 03/10/26
Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

21:49 - 03/10/26
Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

21:15 - 03/10/26
Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

20:43 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com